S`iq ka nevoje trupi per zhvillim e kalitje po ashtu kane nevoje edhe procesi intelektual, emocional, social, moral, human dhe kombtare.
Po su morem drejte, mire e sa duhet me keto procese per ti mirmbajtur e kalitur, secila prej tyre dale ngadale dobesohen e vishken dhe nuk funksionojn mire, per te na sherbyer gjate jetes sone. Nuk eshte thene kote: ” Ne trup te shendosh edhe shpirti e mendja e shendosh”.
Ata qe e kane lene ne harrese zhvillimin dhe kalitjen e tyre trupore, intelektuale, emocionale, sociale, morale, humane dhe kombtare, verehet gjendja e tyre ne trup, ne fytyre, ne mendime, ne emocione, ne shpirt, ne tipare te karakterit e personalitetit dhe ne sjellje, qe i bene gjate jetes ne raport me veten e me tjeret, duke ia humbur kuptimin individit , si qenje e vetedijshme dhe e arsyeshme njerezore, ku ato mangesi manifestohen permes mendimeve dhe veprimeve te tyre ne kundershtim me rregullat e pergjithshme njerezor, humane, morale e kombetar. Edhe trupi edhe mendja, edhe emecionet, edhe karakteri, edhe personaliteti ne pergjithesi, kane nevoje per zhvillim e kalitje te perhershme dhe te formesohen ne baze te standardeve sa me njerezore, permes leximit, hulumtimit, studimit, analizes dhe krahasimit te pervojave nga me te ndryshmet ne boten njerezore. Keto procese ne fjale, nuk zhvillohen vetevetiu, por duhet angazhim i perhershem per rriten e tyre sa me fisnike e sa me produktive per nevojat tona personale, familjare, kombetare dhe nderkombetare. Llojet e ndryshme te proceseve psikike, perpos qe kane nevoje te kaliten, te zhvillohen, te socializohen, humanizohen e te sprovohen gjate jetes, kane nevoje edhe te pastrohen nga llumi dhe mbeturinat qe na futen perbrenda permes ndikimit te faktoreve te brenshem e te jashtem, te cilet ndikojne ne menyren e rrites dhe zhvillimit te tyre.
Lexuesi im i dashur nese e deshirojme nje trup te shendetshem dhe nje mendje te ndritur, emocione te socializuara e humanizuara, karakter te fort e te mire dhe nje personalitet te zhvilluar e produktiv, eshte mese e nevojshme te merremi gjate gjithe jetes me zhvillim trupor, intelektuale, emocional, social, human, moral e kombtar qe te funksionojm ndritshem, natyrshem dhe sa me njerezisht si qenje njerezore gjate jetes sone. I juaj, mësuesi Isë
Vertete eshte rendesi e madhe nese arrijme te kuptojme vleren e mendimeve tona. Çfare mendojme ashtu dhe jemi, sepse menyra e te menduarit percakton veçorite, tiparet dhe nivelin e zhvillimit te personalitetit e karakterit tone, percakton qendrimet, idete dhe pikpamjet qe i posedojme gjate jetes, percakton fatin e menyren e te jetuar, percakton nivelin e raporteve mes njerzeve e antareve te familjes, percakton nivelin e reagimit intelektual, emocional, social, moral, human e kombtar. Nese jemi te afte te zgjedhim menyren e te menduarit sa me te drejte, te vertete e sa më efektiv, jemi ne rruge te mire qe t’i zgjidhim situatat problemore te jetes ne favor tonin. Ja se cfare mendon rrethe problematikes se te menduarit Dale Carnegie, i cili shprehet: “Nese ne mendojme per lumturine, e ndjejme veten te lumtur. Nese na kaplojne mendimet e trishtuara, jemi te pikelluar. Nese mendojme per friken, frikesohemi. Nese mendojme per smundjet, eshte e mundur, gjithesesi, se do te smuremi. Nese mendojme per deshtime, me siguri qe do te kemi ndonje humbje…”, e mendime tjera te natyres se tille. Te gjitha keto mendime, secila prej tyre, ne esence e ka vleren e vete negative apo pozitive. Kur e analizojme mesazhin e secilit mendim, e rrisim më shume vigjilencen se çfare mendime po prodhojme, negative apo pozitive, rreth situatave problemore qe na rrethojne. Sa shume mendojme dhe brengosemi per gjera elementare qe pak peshojne ne jete, ku shpeshehere mendimet e tilla na qojne deri ne zhgenjime te medha, si p.sh,: pse jam i trashe e pse i holle, pse jam i gjate e pse i shkurte, pse i bardhe e pse i zi, pse floket kaqurrela e pse te drejta, pse nuk kam para te mjaftueshme per martese, per ndertimin e nje shtepie, blerjen e nje veture. Frikohemi se nuk mund te behemi prinde e bashkshort te mire. Brengosemi se nuk jemi mire me shendet, i kam ngjare babit, nenes, dajes, axhes me semundjet e kancerit, ithatit ne lukth, infarktit ne zemer, sulmit ne tru, tensionit te larte te gjakut, sheqerit ne gjak, astmes dhe iks mendime te tilla fatale dhe ndjellakeqe, qe shume ke e kane sjelle deri ne ate gjendje, qe s`i mbetet pike force e vullneti per te jetuar, duke perjetuar dhe kriza te medha nervore nga frika e pa bazuar.
Te gjitha keto mendime qe i cekem me larte, e mendime tjera te tilla, s’iqe e kane vleren e tyre permbajtesore, te tille na bejne neve dhe fatin tone gjate jetes. Mendimet tona ne essence kane permbajtje pozitive ose negative. Nese e analizojme mesazhin dhe permbajtjen e secilit mendim tonin, e rrisim më shume vigjilencen se çfare mendimesh po prodhojme, te vlefshme apo te pavlefshme, reale apo jo reale, te verteta apo jo te verteta rrethe situatave te ndryshme jetesore qe na rrethojne. Pa vigjilence e pa perkujdesje rreth mendimeve tona, ka mundesi reale te rreshqasim ne pellgun e mendimeve te pavlefshme qe karakterizohen me nje energji negative, te cilat nuk premtojne aspak per te ardhmen tone. I juaj, mësuesi Isë
Ata qe i lene vende dyshimit ne menyren e perceptimit te gjerave e proceseve natyrore, shoqerore dhe shpirtnore, me qellim qe ti ofrohen sa me afer te vertetes rreth njohjes se proceseve natyrore, shoqerore e shpirterore, rralle here deshtojne gjate procesit te ndijimeve, perceptimeve qe mundesojne njohjen rreth dukurive te ndryshme natyrore, shoqerore e shpirterore. Nese gjate procesit te ndijimit, perceptimit, mendimit dhe formimit te qendrimeve e pikepamjeve tona ndaj dukurive te ndryshme, nuk e kemi edhe nje baze te dyshimit, munde te bijme pa dashje nen ndikimin e faktoreve te shumte, qe fusin ne boten e iluzioneve te cilat na mashtrojne shume me shtremberimin e realitetit, te cilin e perceptojme dhe e perjetojme per momentin.
Sa me shume qe tretemi ne boten e iluzioneve dhe nuk e ndriqojme njohurine permes dyshimeve tona mbi vertetesine e njohurise, i japim shanse te madhe formimit te mendimeve, qendrimeve dhe pikepamjeve tona te gabuara personale, ne baze te te cilave i organizojme edhe sjelljet e veprimet gjate jetes. Sjelljet tona qe behen nga njohurite nen ndikimin e iluzioneve te cilat kualifikohen si perceptime qe e deformojne realitetin, pa dijen dhe pa dashjen tone, na qojne drejte deshtimeve personale, familjare, shoqerore, profesionale, politike dhe kombetare.
Shpeshehere, gjerat ne shiqim te pare na duken terheqese apo irituse, pore ne funde fare e verejme mashtrimin iluzor dhe cdo gje e mrekullueshme qe ishte me pare, na duket e shemtuar tani dhe anasjelltas. Shume gjera qe me duken mua te mrekullueshme, tjereve u duken te shemtuara, edhe pse e mrekullushmja dhe e shemtuara e kane te verteten e vete.
Empiristi i madh Xhon Llok, ne pikepamjet e tija filozofike e mbeshteste mendimin i cili pohonte se:“ Sa me shume qe dyshojm rrethe procesit dhe menyres se njohjeve tona drejte se vertetes, aqe me shume i japim shance vetit ta njohim te verteten me mire e me thelle“. Mesazhi i kesaje thenje te ketij filozofi te madh anglez, kerkon kujdesin tone maksimal dhe perqendrimin e vemendjes ne cilesine dhe menyren e perceptimeve, mendimeve dhe ne cilesine e menyren e formimit te qendrimeve dhe pikepamjeve tona, ne baze te te cilave i bejme edhe sjelljet qe rezultojne po ashtu me menyren dhe cilesine e te jetuarit personal, profesional, familjar, shoqeror, politik e kombetare.
Njerezit me te gabuar e me pak te lumtur ne jeten e tyre, jane ata qe mendojne se pikepamjet e veta per nje realitet te caktuar, jane te pagabuara dhe nuk e pranojne anen tjeter te njohjes, mendimeve pikepamjeve e qendrimeve, sepse dikush tjeter, te njejtin realitet e shef ndryshe dhe ka pikepamje te ndryshme ne krahasim me ta. Per kundrazi njerezit qe kane aftesi ta kuptojne dhe ta pranojne se bota eshte shumengjyreshe e jo vetem bardh e zi dhe e kuptojne se pikepamjet e tyre nuk jane i vetmi kendeveshtrim i drejte dhe i pagabuar rrethe gjerave te ndryshme ne bote, jane njerezit me te kendshem, me te lumtur, me te thjeshte, me tolerant, me te matur, me komunikues e bashkepunues, me respektues, me te dashur e me te suksesshem ne jete.
Nese e praktikojme dyshimin gjate proceseve ndijuse e perceptive dhe njohjes se realitetit, gjithnje e me shume i japim mundesi vetit per ti kuptuar drejte perceptimet, mendimet, qendrimet dhe formimin e pikepamjeve tona, se sa jane e sa nuk jane te verteta dhe me cilin kualitet posedojne ato. Permes ecurise se dyshimit, kuptojme se nuk kemi gjithmone te drejte ne menyren e ndijimit, perceptimit, mendimve, qendrimeve dhe ne menyren e formimit te pikepamjeve tona ndaj nje realiteti. Po ashtu permes kesaje procedure aftesohemi te kuptojme qe edhe pikepamjet e tjereve, duhet respektuar per aqe sa jane te argumentuara ato dhe te jemi te hapur ndaj tyre.
Deshtimi me i madh personal, profesional, familjar, politik, shtetnor dhe ai kombetare, vie atehere kur tregohemi arrogant, te ngurte, te paperfillshem ndaj tjereve dhe mendimeve, qendrimev dhe me pikepamjeve te tyre qe flasin per nje realitet te caktuar.
Lexuesi im i dashur, nese nuk kemi deshire te deshtojme , dyshimi ne menyren e perceptimeve, mendimeve dhe ne menyren e formimit te qenrimeve dhe pikpamjeve tona ndaj realitetit te gjerave, ngjarjeve dhe proceseve te ndryshme natyrore shoqerore dhe shpirtnore na mundeson njohjen e cila I ofrohet më afer te vertetes. Te dyshojme ne njohurite tona, do te thot te bejme perpjekje ti ofrohesh sa me afer njohjes per te verteten dhe gjithnje ta argumentojme ate. I juaj, mësuesi Isë
Kure te zezes i thojne e bardhe te bardhes e zeze, nuk behet fjale per te verteten e nje realiteti, i cili ka ndodhe e po ndodhe. E bardha dhe e zeza eshte pjese ku më shume e ku më pak mes partive te ndryshme politike ne Kosove e ne trojet shqiptare ne pergjithesi, si mes PDK-es, LDK-es, AAK-es, VV-es, dhe mes dy forcave te armatosura si mes FARK-ut e UÇK-es dikur, e partive dhe personaliteteve tjera qe jane involvuar per ta vuar ne drite fatin e kombit shqiptar. Akteret qe u perkasin ketyre asociacioneve ne fjale dhe i perkrahun apo i kundershtojne dhe bejne perpjekje ta nxjerrin me çdo kusht si te shejte dhe pa t`meta e gabime atë asociacion te cilit edhe i takojne, gabojne shume rende dhe sjellin deme te pergjithshme ne qeshtjen tone kombtare, ne qeshtjen e unitetit dhe e frenojne apsolutisht progresivitetin dhe zgjidhjen e duhur te qeshtjes kombtare shqiptare, ende te pazgjidhur. Kur e them kete mendim, kam bindjen time personale se asnjeri subjekt i permendur më larte nuk eshte tersihste i shejte, as tersisht i pavlere, por tek secili prezentojne vlerat dhe tmetat, ku më shume e ku më pak. Po te ishin te shejte akteret ne fjale nuk do ta kishim kete gjendje te mjere ne shqiptaret si komb, nuk do ta kishim ne kete nivel ekonomine, shendetesine, arsimin e edukimin, drejtesine e fusha tjere me rendesi jetike per kombin. Nuk do ta kishim kete varferi, kete papunsi dhe nuk do te na ikte rinija nga atedheu, per ta gjete kafshaten e bukes rrugeve te botes. Nuk do te ishim te ndare e te perqar mbi baza fetare, politike e regjonale dhe nuk do te kishim mbete te coptuar ne gjashte pjese. Kater pjese te pushtuara nen qizmen e serbeve, malazezeve, maqedoneve dhe grekeve. Dy pjese nen diktatin e nje elite shtetnore, qe e ka kap shtetin dhe nuk e lejon te merr fryme lirshem duke personalizuar aparatin shtetnor, pronen e perbashket dhe duke lejuar korrupcionin me te madh ne trojet e ballkanit. Ketyre dukurive te shumtuara, kush u thote jane dukuri te bardha e kush u thot dukuri te zeza. E verteta e hidhur po perjetohet ne lekuren e popullit. I juaj, mësuesi Isë
Intelektualet te cilet nuk mund te lirohen nga diopria e kendveshtrimit simpatik, antipatik e subjektiv dhe nga iluzionet mashtruese ne raport me vlerat personale, grupore, shoqerore, politike, luftarake dhe ne raport me ngjarjet e ndryshme qe kane ndodhe e po ndodhin, jo vetem qe e deformojne te verteten e realitetit per te cilin flasin, jo vetem qe i fshehun dobsite qe kane ndodhe, i rrisin e i zvoglojne vlerat njeanshem sipas kenveshtrimit simpatik, antipatik, subjektiv dhe sipas iluzioneve, mbeshtetur ne thash e theme te trilluara e te kurdisura nga qarqe te ndryshme antishqiptare, jo vetem qe shkelin pameshirshem mbi vlerat e tjereve dhe i theksojne ne menyre te terbuar vlerat e veta personale e grupore, duke i veshur me vellon mitike ne dem te vlerave te pergjithshme kombtare, njerzore, morale e humane, por e pengojne tmerrsisht edhe zhvillimin e metutjeshem dhe e shkaterrojne deri ne fund zhvillimin e deritanishem. Sa shume kane dale ne skene “intelektual” qe vuajne nga smundja e dioprise se kenveshtrimit simpatik, antipatik, subjektiv dhe nga kendveshtrimet iluzore, rreth nje realiteti te caktuar per te cilin flasin! I juaj, mësuesi Isë
Pa i larguar disa prej shkaqeve te cilat po e pengojn organizimin e mirefillt te edukimit dhe arsimit tone kombetar, do te jete e pa mundeshme te eliminohen pasajat qe ditadites po e perfshijn kete fushe jetike te realitetit tone kombetar.
Hapsira e pamjaftueshme e lokalit shkollor, numri i madh i nxenesve neper klase, mungesa e kabineteve dhe mjeteve audiovizuele, ilustrative dhe demonstrative mesimore, mungesa e teksteve shkollore e univerzitare per disa lende mesimore te profileve te ndryshme, cilesia e dobte e hartimit te tyre per nga niveli pedagogjiko-psikologjik, hartimi i korikulave apo planprogrameve shkel e shko nga njerezit te cilet nuk kane pergatitje profesionale, pergatitja e kuadrit mesimdhenes jo e lakmueshme, hartimi dhe perpilimi i testeve per cilesim pa kriteret e parapara pedagogjiko-psikologjike, per nivelet dhe moshat e ndryshme te nxenesve dhe studenteve, testi kombetar eshte komprimituar fare, ku po marrin pike mese shumti ata nxenes qe vetem dijn te kopjojn e per diturite e zotesite e tyre mos te flasim, me nje fjale nxenesve te shkelqyeshem qe perpiqen me forcat e veta, po u bije vlera gjithnje e me shume nga konkurenca jo reale e kolegeve te tyre, regjistrimi i nxenesve e studenteve dhe kalueshmeria e tyre ne baza partiake, familjare e korruptive, marrja e gradave dhe titujeve shkencor po ashtu duke ngulfatur tersisht vleren e mirfillt te edukimit, arsimit dhe shkences, emrimi i kompetenteve dhe pergjegjesve te arsimit nga nivelet me te larta e deri te ato me te ulta pa kritere profesionale, e mjaftueshme qe te jene vetem militant partiak, neglizhenca ne pune dhe papergjegjesia ndaj askujt dhe nga askush. Lexuesi im i dashur keto jane disa prej shkaqeve te cilat po i sjellin pasoja te pariparueshme edukimit dhe arsimit tone kombetar.Po nuk i larguam sa me par keto shkaqe, pasojat do te thellohen edhe me shume, ku haraqin me te madh do ta paguajn gjeneratat qe do ti leme pas.Ripostim – I juaj mesuesi Ise
Idindividi, familja dhe kombi qe mbulohen me shprehi negative, nuk kane perspetive dhe e shkaterrojne ate edhe veten. Pasionet e mira dhe jo te mira,”jane shprehi te formuara gjate jetes te cilat percillen gjithmone me emocione intenzive”.
Te bejme jete dinjitoze, humane, te begatshme dhe te lumtur, eshte mire te mbeshtetemi ne formimin e shprehive e shkathtesive te mira e pozitive dhe t’i perserisim e perforcojme ato, sa me shume te jet e mundur gjate jetes, derisa te shnderrohen ne pasione pozitive.
Perseritja e shprehive pozitive apo negative qofshin ato, perforcohen ne vetedijen tone dhe kalojne ga shprehi te perditshme ne pasione gjate jetes. Pasionet eshte shume veshtire te eliminohen nga koka, edhe pse e paguajme shtrejte haraqin e tyre kur ato jane negative, apo ua vjelim frytet e tyre kur ato jane pozitive. Krimet e ndryshme, ekonomike, shendetesore, edukative e arsimore, juridike, politike e fetare, nisin me shprehi te vogla negative, duke u rrite e perforcuar permes perseritjes se tyre te perditshnme ne shprehi, derisa te shnderrohen ne pasione. Pertaci, alkoholiqari, i droguari, amoralisti, vrastari, vjedhesi, mashtruesi, i korruptuari, lakmiqari, i pabesi, shpiuni, shpifesi dhe tradhtari, e nisin kete shemti te qoroditur ne fillim me nje shprehi te vogel, e dikur keto shprehi rriten e shumohen, perseriten e perforcohen derisa te shnderrohen ne pasione negative, te cilat më pare e shkaterrojne individin, familjen dhe kombin ne pergjithesi. Pasionet qe i formojme gjate jetes, te mira apo te kqija qofshin ato, eshte veshtire pastaj te lirohemi prej tyre. Po keshtu permes shprehive nisin edhe punet e mira njerezore qe nga perfitimi i diturive, respekti, toleranca, dashuria ndaj punes, vetepermbajtja, atedhedashuria, sakrifica per atedhe, per t`miren e kombit dhe per t`miren e njerezimit ne pergjithesi, e shprehi tjera pozitive, te cilat me kohen kalojne ne pasion.
Lexusi im i dashur, nuk e kemi veshtire te percaktohemi drejte formimit te shprehive pozitive, nese dojme, te cilat dalngadale kalojne ne pasione, po ashtu pozitive gjate jetes dhe pastaj ua vjelim me krenari frytet e tyre te begatshme, te mira, te ndersdhme, humane, njerzore e kombtare. I juaj, mësuesi Isë
Ky veprim perules e nenqmues i politikaneve tane, nuk eshte kompromis por kompromitim, nuk eshte fqinjesi e mire por nenshtrim e poshtrim, nuk eshte ndertim i paqes se perhershme por nje bure baroti ne te ardhmen dhe vetvrasje ne heshtje ne te tashmen, kjo qe po e bejne politikanet tane me Serbine, Malin e Zi, Maqedonin dhe Greqine. Nuk i thuhet kompromis por nje kompromitim i rende, nuk i thuhet fqinjesi e mire por nje nenshtrim e poshtrim, nuk i thuhet nje ndertim i paqes se perhershme, por nje bure baroti ne te ardhmen, apo vetvrasje ne heshtje ne te tashmen, ajo qe i ndodhi Kosoves me demarkacionin mes Malit te Zi, ku i humbi Kosova mbi 8 mij hektar toke, edhe pse më teper se sa gjysma e Malit te Zi shtrihet ne trojet shqiptare, te cilat i ka kolonizuar Mali i Zi. Si ka mundesi te behet kompromis, pos kompromitimit, te behet fqinjesi e mire pos nenshtrimit e poshtrimit, te ndertohet nje paqe e perhershme pos nje bure baroti ne te ardhmen apo vetvrasje ne heshtje ne te tashmen me Serbine kolonizatore te trojeve te Kosoves per 100 e më shume vite me radhe, kur ajo e kerkon Veriun e Kosoves, Trepçen dhe Liqenin e Ujmanit, e kerkon “asociacionin e komunave Serbe” duke vuar kufinin mes permes Mitrovices dhe ndarjen e saj ne veri per fallangat serbe qe jane te gjakosura me gjak shqiptari dhe ne jug per shqiptaret e minoritetet tjera, edhe pse shqiptareve nuk u lejohet te kthehen ne shtepite e veta, dhe ua blejne shtepite e tyre per ti kolonizuar me kolon serb te ardhur nga Bosnja e Kroacia, kur ajo kerkon ekstra teritor per kishat serbe ne Kosove, te cilat jane uzurpuar prej shqiptareve gjate kohes se kolonizimit te kosoves me kolon serb. A mund ti thuhet kompromis apo kompromitim total , e poshtrim e nenshtrim, tu lejohet serbeve “asociacioni i komunave nje etnike serbe” kur shqiptareve qe jetojne ne trojet e veta ne Presheve, Medvegje, Bujanovc, Ternovce nen kolonizimin e Serbise, ua ka uzurpuar te drejtat dhe lirite elementare te vellezereve tane Serbija fashiste koloniste e trojeve shqiptare, po ashtu shqiptareve ne Mal te Zi, shqiptareve ne Maqedoni dhe ne Greqi, te cilet iu kane ekspozuar dhunes terrorit, burgosjeve, vrasjeve dhe perzenjes nga shtepite e tyre, me tendence te vazhdueshme te krijimit te terrorit, e ne anen tjeter Greqia kerkon status shtetnor per banoret e jugut te Shqiperis duke i aluduar si minoritar grek edhe pse ekzistenca e tyre eshte inekzistente ne Shqiperi. Vertete nuk ka kurrfal logjike ti thuhet kompromis, pos kompromitim i nivelit më te rende, ti thuhet fqinjesi e mire, pos nenshtrim e poshtrim, ti thuhet ndertim i paqes se perhershme, pos nje bure baroti, apo vetevrasje ne heshtje mes fqinjeve tane pushtues e kolonizator, kur ata kerkojne nga shqiptaret çdo gje jetike e vitale, kerkojne tokat dhe shtepite e tyre, kurse vete nuk jane ne gjendje te japing diçka, as sa te zijte e thonit, pos tua marrin shqiptareve gjakun e shpirtin, trupit e jeten, shtepine dhe tokat! Lexusi im i dashur, ky eshte kompromisi qe e kerkojne fqinjet tane pushtues dhe Europa, ne korriz te kompromitimit total te shqiptareve, nenshtrimit e poshtrimit te tyre dhe ndertimit te rrejshem te nje paqe te perhershme apo nje bure baroti ne te ardhmen dhe nje vetevrasje ne heshtje ne te tashmen, para syve te botes e para fqinjeve tane pushtues, duke shfrytezuar budallakun, mos unitetin, paditurin, lakmine dhe tradhtine e politikaneve tane. I juaj, mësuesi Isë
Gjate karieres t’ime i kam vere vetit qellim qe nxenesit dhe femijet e mij, t’i ndihmoi e keshilloi permes educates dhe mesimit te behen njerez te mire, te edukuar, te dijshem dhe te dobishem per veteveten, familjen dhe per atedheun.Nese ia arrije ketij qellimi deri ne perfundim te karieres sime,do ta ndjej ndjenjen e krenarise më te madhe e më legjitime, sepse ky eshte misioni i shejte i mesuesit. I juaj, mësuesi Isë
Komente nxenesish:
B.B. “Kete qellim e ke arritur profesor i nderuar dhe po vazhdon me te njejtin ritem drejte ketij qellimi. Te pergezoj dhe njekohsisht te falenderoj profesor i nderuar per kontributin e dhene ne edukimin dhe arsimin e gjeneratave te shumta nxensish dhe neve, me punen tuaj te palodhshme”!
Z. I. “I ke edukuar dhe po vazhdon ti edukosh dhe besoj se kete do ta besh deri ne qastet e fundit te karieres suaj , si prof nder më te miret duke mbete nje shembull i perhershem per sukseset tuaja ne mesimdhenjen e lendes se psikologjis dhe gadishmerine qe tu japish keshilla nxenesver per problemet e ndryshme te tyre. Nga ana ime respekt te perjetshem, mesuesi Isë, profesori yne!”
N.D. Sh. “ Aspak nuk ka dyshim per kete prof, ju e keni arrite ket qellim. Te falenderoi per kontributin tuaj, dhene shume gjenerata nxenesish dhe neve! Te uroi shendet e jete te gjate. Respekt per te gjitha, prof i nderuar !”
F. S. “ I nderuari profesor Isa Thaçi, e kam besimin se nje dite do te ndihesh krenar per ne (nxenesit e tu) qe na edukove. Me secilin nxenes u more me perkushtim sipas nevojes me dike më pak e me dike me shum, ke kontaktuar permes keshillave tuaja, por qe me secilin u morre pa dallim, siq eshte edhe rasti me mua. Nje dit do tmburremi me ty qe te kishim profesor , por edhe ju do tmburreni me ne qe ishim nxenesit tu, dhe obligohem t’them se keshillat e tua per ne, ne ket koh shum te veshtir per t’shkuar ne rrugen e drejt, jan shum te shenjta. Uroj qe ti ndjekim ato per nje t’ardhme t’ndritshme, pa probleme, t’natyres fatale per jeten! Me rrespekt F. S. S.!”