28. 05. 2020
Nëse nuk e ndryshojmë më parë vetën, nuk mund ti ndryshojme tjeret, gjerat dhe ngjarjet per rreth nesh dhe nuk kemi te drejte te kerkojme nga ata ta bejne kete. “Nuk ka përsosmëri të vërtetë ne këtë botë, që mund të jetë e ndarë nga jeta e përditshme”. David S. Jordan
Për ta ndryshuar vetën duhet t`i vërejmë thjerzat me të cilat e vështrojme vetën, gjërat, ngjarjet dhe njerzit për rreth nesh.
Ata që nuk e përfillin këtë ecuri te domosdoshme, dështojne rreth ndryshimit të vetëvetës, rreth ndryshimit të gjërave, ngjarjeve dhe njerzve, sepse thjerzat janë ato qe e percaktojnë mënyren se si e interpretojmë vetën, gjërat, ngjarjet dhe njerzit për rreth nesh.
Njerzit që nuk e përfillin ecurinë e domosdoshme të ndryshimeve, zakonisht mbështetën në artin e gjuhës per të interpretuar rrejshëm vetën, gjërat, ngjarjet dhe per ti keqinterpretuar dhe mashtruar tjerët, duke deformuar tërsishte interpretimin ndaj një realiteti të caktuar për të cilin bëhet fjalë.
Nëse kerkojmë t`i ndryshojmë tjerët, gjërat, ngjarjet dhe rrethanat mes të cilave gjendemi, më parë duhet ta ndryshojmë vetëveten. Për ta bërë këtë, duhet ndryshuar mënyrën e përceptimeve tona duke patur kujdes që ta lirojmë përceptimin nga këndveshtrimet mbështetur në simpati e antipati, mbeshtetur ne lakmi e gjelozi dhe në kendveshtrime tjera që imponojnë perceptim iluzor rreth situatave të ndryshme, ngjarjeve, gjerave e njerzve.
Sa më shumë qe lirohen qytetarët e nje vëndi nga kendveshtrimet qe imponojne perceptime iluzore, aq më afër interpretimit te drejtë e objektiv të një realiteti janë. Gjykuar praktikisht se si në shoqerine shqiptare po interpretohen realitetet e ndryshme në raport me veteveten, me gjerat, gjarjet dhe njerzit, mbi 50%, te mos them më shume, e popullates sone, sidomos kasta e politikaneve dhe intelektualeve qe u shkojne pas atyre, eshte e zhytur bukur shumë në përceptime iluzore që shkojnë në disfavor të kuptushmerisë së realitetit të vërtetë.
Iluzionet janë mashtrime që ia humbin rrugen në obor, politikanit, intelektualit, fetarit dhe qytetareve ne pergjithesi. Tani për tani, si po duket shqiptarëve u ka humb rruga në oborr te vetë, të cilët nuk janë në gjendje ta marrin fatin në duar te veta, dhe ti përmbusin të gjitha magjitë që po ua shkatërrojnë fatin e jetën e tyre, duke ua imponuar rruget e botes, për të bërë vrap ta sigurojnë bukën e gojës, në vend që këtë sigurim ta bejne në trojet e veta, në atedheun e tyre dhe nën qatine e shtetit të vetë, i cili eshte fituar me gjakun e popullit shqiptar. I juaj, mësuesi Isë