E tere kjo betej ne mes shqiptareve per te miren e kombit apo jo, po me duket qe po merr kahje drejte thenjes, m`rrove e t`rrova, por briskun e berberit e perdorem, per ta rruar njeri tjetrin ne mesin e kombit tone. Sa e sa berber e kane mpreh briskun e tyre, qe ta perdorin shqiptaret per ta rruar e pergjakur njeri tjetrin ne mes veti. Briskun me te mpreht per ne shqiptaret e mprehu evropa e cila i krijoj shtetet greko-sllave ne tokat e paraardheve tane. Po me kete brisk , po kjo Evrope, ne raport me shqiptaret po sillet njejt qe 2000 vite me radhe. Kur e them kete, po mendoi se po kjo evrope krijoj kombe te cilat nuk ishin as afer skenes kombetare, ne dem te kombit tone, duke krijuar kombin serb, kombin maqedon, bullgar, kombin malazez dhe at grek ne shtepine tone. Po kete brisk, me ndihmen e Evropes dhe Rusise e ka mprehur shekuj me radhe edhe Turqija,Serbija, Bullgarija, Maqedonija, Mali i Zi, si vegla manipuluese te Evropes dhe Rusise , per interesat e veta, ne dem te qeshtjes se shqiptareve. Sipas mendimit tim personal, kjo eshte e verteta. Ne nuk duhet si individ, si familje dhe si komb, ta perdorim me duar tona kunder nesh, briskun e berbereve, qe aqe shume e kane mprehur pushtuesit tane, ta rruajm njeri tjetrin dhe ta pergjakim pameshirshem, duke mos bere asgje te ndershme pere kombin, perpos qe po ia ulim autoritetin, po ia shkatrrojm unitetin dhe po i apim guxim pushtueseve tane, qe te na turren, pa na logoritur se mund te bejm nje rezistence te forte unike kombetare, derisa te perfundon plotesisht zgjidhja e qeshtjes sone te perbashket si komb.
Kjo betej kunderthenese poloitiko-fetare ne mes nesh, ka vu para vetit interesat personale e aspak kombetare, duke u njejtesuar si komb here si krishten e her si islamik, te ndar ne grupe e fraksione qe i fryjn zjarrit nga te gjitha anet, ne dem te unitetit dhe ne dem te qeshtjes sone kombetare. Te njejten gje po e bejn edhe partite politike qe kane deshire ta uzurpojne pushtetin dhe ti rregullojn problemet e veta personale. Te dyja keto fronte qe i kemi hapur ne mesin e kombit tone, nuk e kane per qellim aspak qeshtjen kombetare, por ate personale, duke u qierrur ne baza politike e ne baza fetare, kunder njeri tjetrit e kunder kombit tone.
E tere kjo situate alarmante ne mes te kombit tone, po e nxjerr ne shesh pyetjen, si mund te shkojm ne Evrope ne shqiptaret, pa e zgjidhe perfundimisht qeshtjen tone kombetare?! Pa e zhvilluar ekonomin, arsimin, shendetesine, drejtesine, ushtrine, policine, qe te barazohemi me si motrat shtete ne evrope?! Si mund te shkojm ne Evrope pa e ndaluar korrupsionin, familjarizmin ne punesim, punesimin ne baza partiake, shkollimin po ashtu ne baza partiake e ne baza familjare?! Si mund te shkojm ne evrope pa e ndaluar trafikimin me qenje njerezore, pa e ndaluar prostitucionin dhe trafikimin e substancave narkotike, pa e ndaluar uzurpimin dhe keqperdorimin e pasurise shoqerore e kombetare?! Si mund te shkojm ne Evrope, kur gjysma e kombit eshte e pushtuar nene pushtuesit greko-sllavo-ortodoks?! Nuk shkohet ne Evrope vetem duke mbushur gojen me fjalen Evrope.Nuk shkohet ne Evrope me analfabet politik, me fetar fanatik, me politike, shendetesi, arsim, ekonomi, drejtesi e polici te korruptuar deri ne dhemb. Nuk shkohet ne Evrope me kuisling e puthadoresh te pushtueseve tane. Ndoshta Evropes keshtu i konvenon, por ne shqiptareve per shtati nuk po na shkon dhe nuk duhet te biejm pre e atyre qarqeve qe kane deshire per ne, kurr mos me na pa si komb i cili i kemi rregulluar punet tona, sikur kombet tjera ne Evrope.
Lexuesi im i dashur ne Evrope duhet te shkojm pasi ti rregullojm qeshtjet tona kombetare dhe punet e mbredeshme organizative shtetnore.
Duhet klasifikuar mendimet dhe endrrimet tona qe e meritojn talljen dhe qe e meritojne respektin e admirimin e tyre. Kur e them kete, jam i bindur plotesisht se vertet duhet klasifikuar llojin e mendimeve dhe endrrimeve tona, te cilat duhet respektuar e te cilat nuk duhet respektuar, sepse mendojn e endrrojne edhe kriminelet per te ber vepra te keqija, mendojn dhe endrrojn politikanet per te rregulluyar interesat e veta personale ne dem te interesave kombetare, mendojn dhe enderrojne dhunuesit se si duhet dhunuar tjeret, trafikusit se si me i trafikuar qenjet njerezor, trafikuesit e substancave narkotike, genjeshtaret per ti genjyer tjeret per interesat e veta, mendojne e enderrojne edhe ata qe po i hapin shtepite publike, ne dem te qeshtjes morale e kombetare dhe mendime e endrrime tjera te mbrapshta. Te gjitha keto mendime e endrrime e meritojn nje urrejtje personale, familjare dhe kombetare.
Nese ne nuk deshirojm te mbizotrohemi me mendime e endrrime kriminale, egoiste, dhunuese, trafikuese, genjeshtare, prostitucionale e mendime tjera te mbrapshta qe shkojn ne dem te tjereve, besa ne fund te fundit edhe ne dem te atyre qe merren me kete kategori mendimesh e enderrimesh, duhet larguar sa me pare e sa me large prej ketyre mendimeve e enderrimeve te mbrapshta, duke u diferencuar prej tyre dhe duke i zavendesuar ato me mendime e enderrime qe u perkasin virtyteve me te larta njerezore e kombetare.
Nuk ka pasuri me te madhe per individin, per familjen dhe per kombin, kur paisen njerezit me mendime e enderrime fisnike njerezore, te ndershme, te drejta, humane, liridashese, respektuese, tolerante, bashkpunuese, mendime te sakrifices per atedhe, mendime per mbrojtje te tij, mendime per zhvillim e perparim te tij, mendime e endrrime qe tu ndihmojm tjereve, mendime e endrrime qe te fiitojm dituri sa me te medha e sa me te gjithanshme ne nivel personal. familjar e ne nivel kombetar.
E ter kjo qe e thash me larte, nuk duhet lene vetem ne nivel te mendimeve, endrrimeve dhe deshirave tone, por duhet zbatuar sa me shume ne praktiken tone personale, fimiljare e kombetare, permes sjelljeve e veprimeve tona, drejte qellimeve me fisnike,me humane, me njerezore e me kombetare gjate te jetuarit tone.
Lexuesi im i dashur mos u merr me mendime e enderrime te mbrapshta, por merru me ato mendime e enderrime fisnike njerezor, te ndershme, te drejta, humane, liridashese,respektuese,tolerante, bashkepunuese, sakrifices per atedhe e mbrojtjes per te, mendime e endrrime per zhvillim personal, familjar e kombetar. Te gjitha keto mos te mbesin ne nivel deshirash, por te zbatohen me force permes sjelljeve e veprimeve tona ne praktike.
Nese njohurite tona nuk depertojn permes zemres e shpirtit te paster, nuk kane vlere, sepse ndikimi i tyre eshte i pamundshem apo minimal. Po su dham zemer e shpirte te paster mendimeve, ideve, pikepamjeve apo diturise sone, ato nuk do te shkelqejne neper meset e ndryshme te errta e as ne shpirtin e ne zemren tone personale. Po qe se diturite tona personale nuk depertojn permes zemres e shpirtit te paster, ne do te mbesim persona te ftoht e te hekurt ne raport me boten,familjen dhe kombin, duke u fokusuar vetem ne plotesimin e egos se smuar personale. Politikani, gjykatesi, mjeku, mesuesi, ekonomisti apo biznismeni, bujku, ushtaraku, polici dhe kleriku fetar, po se lidhen diturine per aqe sa kane dituri, me zemren dhe shpirtin e tyre te paster, do ta shkatrrojne e turperojn shtetin, kombin, drejtesine, shendetesin, edukaten, arsimin, ekonomine, biznesin, bujqesine, ushtrine, policine dhe fene se bashku me tempujt e ndryshem fetar. Lexuesi im i dashur do te ishte ne nderin tone personal, familjar dhe kombetar qe diturite te cilat i posedojm ne koke, ti lidhim ngusht me zemren dhe shpirtin e paster fisnik, familjar e kombetar.
Cdo gje qe arrihet ne kete bote pa ndere, pa moral, pa drejtesi dhe jo kombetarisht, shkelim mbi keto virtyte te larta njerezore dhe i mbulojm me vese te qoroditura, duke ecur ne te njetin rrugetim neper te cilin udhetojne maskarenjet.Maskarenjet nuk e qajne koken fort per keto virtyte te larta njerezore, sepse synim e kane arritjen e plotesimit te deshirave te veta te pangopshme e jo njerezore, pa marr parsysh shkeljen e nderit dhe moralit te vete personal, familjar dhe atij kombetar. Maskarenjet e kan model te te jetuarit, amoralitetin, pandershmerine, padrejtesine e hajnine, papunesin e paditurine, dhunimin e trafikimin e njerezve, vrasjen e tradhetine, pabesine e dinakerine, me nje fjale maskarenje e kriminel te persosur ne dem te rrethit, shoqerise, familjes e kombit ne pergjithesi. Lexuesi im i dashur pasuria me e meadhe ne kete jete eshte ta ruajm nderin, moralin, drejtesine, punen, diturine dhe kombin, sepse ne mesin e tyre jetojm njerezisht e kombtarisht.
Per ne eshte me rendesi te madhe ti mesojm format me te frytshme, me njerezore, me humane dhe me te ndershme te mardhenjeve, ne radhe te pare ne raport me veteveten e pastaj ne raport me tjeret. Nese nuk i pervetesojm dhe nuk i persosim ato mardhenje ne raport me veten dhe te verteten, nuk besoj qe kemi mundesi ti permiresojm mardhenjet qe kane vlere njerezore ne raport me tjeret, perpos vendosjes qe ta marrim rolin e nenshtruesit, poshtruesait, sherbtorit dhe lajkatarit, ne raport me ta.
Po nuk patem mardhenje te shendetshme me veten tone, nuk kemi mundesi tu ofrojm dicka me te mire tjereve, perpos asaj qe ia kemi ofruar vetit. Te keshe mardhenje te mira ne raport me veteveten, nenekupton kujdesin sa me te madh qe ta ruajm, mirembajm dhe ta persosim shendetin tone fizik, intelektual, moral dhe ate social.
Nese bejm perpjekje qe ti perdorim menyrat me te persosura, per mirembajtjen, ruajtjen dhe persosjen e ketyre kater fushave shendetesore, pa e prishur barazpeshen ne mes tyre ne raport me veteveten, atehere kemi mundesi te ndertojm mardhenje me te mira e plotesisht te verteta dhe frytedhenese ne raport me tjeret, pa e lujtur lojen e te nenshtruarit, poshtruarit dhe lajkatarit, ne deme te se vertetes, njerzore, barazis, miqesis, te ndershmes e ne dem te zhvillimit te barabart individual, familjar, kombetar dhe nderkombetar.
Mua me eshte mbush mendja, se ne, me shume po ndertojm mardhenje te disfavorshme ndaj nesh, ne raport me tjeret, se sa mardhenje te frytshme me veten tone e me tjeret. Ky disfavor po hetohet ne mardhenjet e individeve dhe grupeve te ndryshme, ne raport me organizatat e ndryshme shtetnore e private, ne raport me bizneset, ne raport me instituciopnet edukativo-arsimore, ekonomike, shendetesore,juridike, ne raport me institucionet shtetnore dhe ne raport me evropen e boten ne pergjithesi.
Lexuesi im i dashur, eshte mese e qelluar per ne, ti permiresojm mardhenjet ne radhe te pare me veteveten e pastaj me tjeret, sepse nuk kemi se cka tu ofrojm tjereve, perpos lojes se nenshtrimit, poshtrimit dhe lajkes.
Ne me shume e komandojm inteligjencen qe te na fus ne rrugen e gjendjes se plogte emocionale, ne rrugen e shqetesimeve te panevojshme dhe ne rrugen e pandershmerive te llojllojshme, duke leshuar veten ne ngjarjet e jashtme mbi te cilat nuk kemi mundesi ti kontrollojm, e te cilat na rrembejn e na fusin ku mos. Kjo pamundesi neve na shqeteson tej mase dhe emocionet tona marrin vale dhe dalin prej taktit duke na revoltuar per pamundesine tone qe ti ndryshojm gjerat, apo duke na joshur rrugeve te pa rruge, me ndere e pa ndere. Revolta e cila linde per ngjarjet ne fjale, shpeshhere mundet me qene subjektive per shkak te kendeveshtrimeve tona po ashtu subjektive, te ndikuara nga shume faktor, qe shpeshehere nuk jemi ne gjendje ta kuptojm ardhjen e atij ndikimi te imponuar nga jasht.E tere kjo revolte shkakton humbjen e kontrollit te emocineve, te cilat na sjellin probleme te medha ne gjendjen shendetesore, morale dhe ne menyren e te jetuarit, pa pas mundesi ti ndryshojm gjerat aspak, apo te tretemi pas tyre duke u bere jo vetja jone. E ter kjo qe u tha,e ka per qellim ta senzibilizoi secilin qe ti dallojm gjerat te cilat kemi mundesi te ndikojm per ndryshimin e tyre e te cilat nuk kemi, qe mos te tretemi panjerezisht prapa tyre.Gjerat qe nuk mund ti ndryshojm dhe nuk jane ne kompetencen tone, eshte mire te largohemi sa me large tyre, qe mos ta shkatrrojm veten per ta ndryshuar ate qe nuk ndryshon dhe ka kaluar. Per shkak te menagjimit jo produktiv emocional, na dalin prej doresh nje mori talentesh qe i posedojm ne boten tone shpirtnore. Do te ishte zgjuaresi per ne, qe ti qasemi talenteve tona dhe ti zhvillojm ato te cilat do te jene te efektshme per nje jete te lumtur dhe shendet te mire emocional, mendor, social, moral dhe fizik. Po iu qasem forcave tona qe i posedojm, vertete i kemi mundesite e pashtershme brenda vetit, ti bejm mrekullite per veten, per familjen dhe per kombin. Nese nuk i perdorim drejte forcen e emocioneve pozitive dhe atyre negative, do te na shuhen gjithnje e me shum talentetet tona qe i posedojm dhe jeta e shendeti do te na shkatrrohen tersisht, duke devalvuar cdo gje njerezore qe e posedojm. Lexuesi im i dashur menagjoje sa me mire te jete e mundshme forcen e emocioneve tuaja pozitive dhe negative, per nje organizim me racional, me produktiv dhe me njerzor te jetes tende personale, familjare dhe kombetare, brenda mundesive dhe kompetencave tuaja personale.