31. 10. 2024

Në këto institucione edukativo-arsimore, kulturore e shkencore shqiptare, ka disa gjepura që mundë të vrehen e të kuptohen lehtë në jetën e përditshme organizative të tyre, si:

1. Mungesa e financimit të duhur, ku shumica e këtyre institucioneve të përmendura më lartë, përballen me mungesë të fondeve për kërkime dhe zhvillim, gjë që ndikon shumë në cilësinë e përpjekjeve dhe hulumtimeve shkencore.

2. Posedimi i një infrastrukture të dobët, ku shumica e këtyre institucioneve nuk e kanë infrastrukturën e nevojshme për të mbështetur kërkimin shkencor, si laborator e kabinete të paisura me teknologji moderne, që nevoitet për hulumtime të ndryhme kulturore, historike e shkencore, në lëmij të ndryshme hulumtimi.

3. Mungesa e bashkpunimit të duhuer ndërkombtar, pjesëmarrja në projekte ndërkombtare dhe shkëmbimi i njohurive me institucione tjera jashtë vëndit, shpesh janë të kufizuara.

4. Kualifikimi i stafit akademik nuk ka mundësi të mjaftueshme për të përmirësuar kualifikimet e tyre përmes trajnimeve ose studimeve vazhduse e plotësues.

5. Mungesa e fokusit apo përqëndrimit në kërkimin aplikativ, ku shumica prej këtyre institucioneve përqëndrohen më shumë në mësimdhënie, se sa në kërkimin shkencor, duk e vështirësuar zhvillimin e zgjidhjeve praktike të problemeve aktuale.

Këto janë disa prej gjepurave të shumta, të institucioneve në fjalë, që mund të ndikojn në pengimin e zhvillimit normal të shkencës dhe arsimimit mes shqiptarëve.

Shkenca, kultura dhe arsimimi mes shqiptarëve, ka përjetuar sfida të ndryshme, duke përfshirë cilësinë e mësimdhënjes e mësimnxënjes, duke i përfshirë edhe korikulat e përditësuara shkollore dhe përgatitjen e kuadrit mësimëdhënës. Ende po kemi nevojë të adresohen si duhet këto qështje në fjalë, edhe përkundër përpjekjeve të shumta në reformimin e arsimit, korikulave, teksteve e literaturës shkollëre, edhe përkundës trajnimit të kuadrit mësimor e shumë përpjekje tjera reformuse, të cilat ende nuk po japin rezultate të volitshme mes shqiptarëve dhe gjeneratave të reja studentore.

Po lindë nevojë e madhe të krijohet një sisstem arsimor më efikas, që të përmbush nevojat e studentëve, të përgatiten ata më mirë për kërkest e tregut bashkohorë të punës. Po ashtu, po ndjehet nevojë e madhe të investohet në infrastrukturën shkollore dhe në procesin e teknologjisë moderne, për të përmirësuar procesin organizativ të të mësuarit. Po ndjehet nevojë e madhe që arsimi dhe diplomat univerzitare të garantojnë një bazë të fortë për suksesin e studentëve në mardhënje pune dhe aktivitetet të ndryshme kulturore e shkencore.

Në mes të shqiptarëve ka një qarje të madhe, mes arsimimit e edukimi në aktivitete praktike rreth tregut të punës, që ndikojnë në mundësit e punsimit të të rinjëve të cilëve u mungon përvoja e punës. Për këtë arsye është e rëndësishme, që studentët të përfshihen në aktivitete praktike që tu mundësojnë përvetësim të njohurive të reja, të cilat atyre u mundësojnë të jenë më konkurent në tregun bashkohor të punës. Krahas kësaj edhe notat e studenteve duhet ta kenë një pasqyrë më serioze në përfitimin e aftësitësive dhe shkathtësive qu u kërkohen në tregun e punës. Ka edhe shumë gjepura që gjenden në pejszhin kulturor, edukativ, arsimor e shkencor që meritojnë të eliminohn sa më parë nga aprovimi i tyre, që u ka kaluar afati i përdorimit që ka kohë.

I juaj mësuesi Isë

30. 10. 2024

Nëse i qëndron të vërtetës konstatimi i hulumtimeve të ndryshme, se: ” shumica e pikëpamjeve tona, lidhur me ecurinë e botës, bazohen në gjepura të përcjellura nga brezi në brez, atëherë është mëse e nevojshme të ndryshohen ato dhe të zavendësohen me rregulla të reja, të cilat funksionojnë më mirë e më shumë për favoret tona gjatë jetës. Shumë ide apo rregulla pas të cilave ecim dhe i konsiderojmë si të përzemërta, bash sikur ato të ishin të vërteta, bien shumë shpejtë poshtë, nëse i inspektojmë, analizojmë dhe i krahasojmë nga afër ato”.

Sikurse përhapen virusët infektues të smundjeve të ndryshme, nga bartësi tek viktima, edhe gjepurat apo rregullat, si ide të thata, përhapen në të njëjtën mënyrë, po nuk i inspektuam ato nga afër. Provat, gjatë hulumgimeve të ndryshme nga ana e studjuesëve, vërtetojnë, se ne me të vërtetë trashëgojmë dhe transmetojmë mendime, bindje, besime, emocione, ide, dëshira, pikëpamje dhe sjellje, mbi baza fetare, politike e kulturore, jo përmes zgjedhjeve tona racioinale, po përmes infektimit të bartur brez pas brezi, nga pejsazhi ynë kulturor.

Psikologu i konsumit, Dr. Pol Marsden, ka konstatuar, se: ” Ne mendojmë që jemi duke marrë një vendim racional, po shpesh vendimi ka fare pak lidhje me racionalitetin, kurse ka më shumë lidhje me idetë që i ka miratuar, familja,, kultura, rrethi shoqëror dhe shokët tanë”.

” Nuk ka asgjë të gabuar në marrjen e ideve nga shoqëria, në të cilën jetojmë. Por derisa bota jonë po përjeton ndryshime eksponenciale me ritme befasuese, të ndjekësh masat dhe të bësh atë që është bërë gjithmonë, nuk është një rrugë që të bënë të jashtzakonshëm. Idetë, memet, dhe kultura duhet të evaluojnë e të ndryshojnë dhe ne i shërbejmë më mirë vetës, kurë i vëmë në diskutim ato.

I juaj mësuesi Isë

28. 10. 2024

Memetika është një koncept që merret me studimin e memeve, të cilat janë ide, sjellje, stile ose praktika që përhapen, për të mirë ose për të keq, brenda një pejsazhi kulturor. Ato janë të ngjajshme me mënyrën, se si viruset përhapen, por në vend të infekcioneve biologjike, memet përhapen përmes komunikimit dhe ndërveprimit social. Dr. Pol Marsden PhD, psikolog i konsumit, duke e lidhur Memetikën me infektimin shoqëror, sugjeron se mënyra si ide dhe informacione që përhapen në shoqëri, është e ngjajshme me përhapjen e smundjeve të ndryshme.

Kjo do të thot se disa ide mund të “infektojnë” individët dhe grupe të caktuara, duke ndryshuar mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe sjelljet e tyre në mënyra të ndryshme. Pra, memet dhe infektimi shoqëror janë dy aspekte të një procesi të ngjajshëm, ku informacioni dhe ideja përhapen dhe ndikojnë në shoqëri. Memetika, shkurt shprehur është studim i memeve. Meme është një njësi e informacionit që përhapet nga një përson në tjetrin, apo grupe sosh, zakonisht përmes komunikimit dhe pejsazhit kulturor të cilit i takojnë. Kjo përhapje mund të përfshij ide, besime, sjellje ose praktika të ndryshme, të mira ose të këqia, që shpërndahen në një shoqëri të caktuar.

Termi memetika u prezantua nga Richard Dawkins në librin e tij “The Selfish Gene” përkthyer në shqip ” Gjeni Egoist” në vitin 1976, ku ai e përdori për të përshkruar mënyrën, se si ideja e një meme mud të përhapet dhe evoluaon, në mënyra të ngjajshme me përhapjen e geneve. Pra, memetika shqyrton se si këto meme ndikojnë në pejsazhin tonë kulturor dhe në sjelljen e individëve, grup sosh e sjelljen e një shoqërie në tërsi dhe si ato mund të ndryshojnë dhe të përshtaten me kalimin e kohës.

Shkurt shprehur, memetika është një fushë që merret me mënyrën, se si informacioni dhe ideja përhapen dhe ndikojnë në shoqëri, duke i parë ato si një lloj “virusi” kulturor.

I juaj mësuesi Isë

27. 10. 2024

Shumica e pikëpamjeve tona bazohen shpesh në gjepura të cilat janë përcjellë tek ne, nga brezi në brez. Këto gjepura apo rregulla të thata, formojnë mënyrën, se si ne e shohim botën, duke u mbështetur shpesh në reflektimin e përvojave dhe besimeve të së kaluarës. Ato pikëpamje mund të ndikojnë në qëndrimet tona dhe në mënyrën se si, ne e interpretojmë realitetin e kësa bote njerëzore, ku jetojmë edhe vetë. Për kundër këtij ndikimi, është e rëndësishme të vetëdijsohemi për këto ndikime, që të jemi të hapur për të sfiduar dhe rishikuar ato ndikime, në dritën e informacionit dhe përvojave të reja.

Është shumë e rëndësishme për ne, të bëhet dallimi mes të vërtetës apsolute dhe asaj relative, sepse të vërtetat relative shpesh varën nga konteksti ynë kulturor, politik, fetar, regjional e kombtar i vështrimit dhe nga përvojat e ndryshme tona përsonale, të cilat mund të evaluojnë me kalimin e kohës. Kjo dukuri e cekur më lartë, na ndihmon të kuptojmë, se si përceptimet tona mund të ndryshojnë dhe të zhvillohen me kohën, duke na inkurajuar të jemi më të hapur ndaj pikëpamjeve tjera dhe të rishikojmë nivelin e mendimeve, bindjeve, besimeve dhe pikëpamjeve tona.

Pikëpamjet tona politike, fetare, kulturore, kombtare dhe regjionale, e vështrojnë të vërtetën nga opinionionet relative të kohës, jo gjithëherë të qëlluara e të vërteta, por me divergjenca kundër- thënëse mes tyre. Akterët e besimeve fetare, politike, kulturore, kombtare e regjionale, të vërtetën e interpretojnë në mënyra të ndryshme, ku shpeshherë ndodhin mosmarrveshje të thella mes atyre opinioneve të grupeve përkatëse, që u përmendën më lartë.

Nga përvoja ime përsonale, gjatë diskutimeve e debateve, që i kemi bërë nëpër tubime të ndryshme, kurë kemi arritë ti harmonizojmë medimet e pikëpamjet tona mes veti dhe ti bashkojmë të mirat e sëcilës palë në diskutim, uniteti ka qenë më i thellë dhe më produktiv. Kjo qasje, jo vetëm që e ka rritë produktivitetin, por ka forcuar gjithashtu edhe mardhënjet mes individëve dhe grupeve të ndryshme përkatëse, duke krijuar një ambient ku të gjithë ndjehen të vlerësuar dhe të pranuar.

I juaj mësuesi Isë

25. 10. 2024

Ndijimi, përceptimi, termi, nocioni, analiza, sinteza, analogjia, gjykimi, kritika e konkludimi, janë procese mendore thelbësore, që i ndihmojn shumë përfitimit dhe zhvillimit të njohurive e shkathtësive tona, të cilat na mundësojnë të bëjmë shqyrtimin në detaje të pjesëve të informacioneve, na mundësojnë ti bashkojmë elementet e ndryshme të tyre, për të krijuar një kuptim të ri, na ndihmojnë të bëjmë lidhjet e krahasimet midis ideve të ndryshme, na ndihmojnë të vlerësojmë përmbajtjen e ideve dhe informacioneve që i kemi hulumtuar, ku në bazë të atyre ideve që i kemi përvetësuar, nxjerrim një konkludim më të arsyeshëm.

Proceset mendore të përmendura më lartë, kontribojnë në mënyrë të rëndësishme e të efektshme, në formimin e mendjes dhe në rritjen, zhvillimin e përsosjen e aftësive tona analitike, kritike, sintetike e krahasuese, pa të cilat procese mendore, nuk ka kurfar efekti pozitiv, angazhimi ynë gjatë jetës.

Shpëndarja e njohurive dhe shkathtësive të mendjes sonë përmes kanaleve të ndryshme informative dhe përmes tubimeve ku organizohen debate të ndryshme, është një mënyrë shumë efektive që këto aktivitete të krijojnë mundësi të reja për të ndarë ide dhe për të diskutuar mbi nevojat e ndryshme të njerzëve mes një shoqërie, duke u mundësur atyre të mësojnë nga njëri tjetri dhe të zhvillojnë një ndjenjë të fortë bashkpunimi. Ky veprim, jo vetëm që i rritë, i zhvillon dhe i përsos njohuritë tona, por ndihmon gjithashtu edhe në ndërtimin e mardhënjeve më të mira ndërpërsonale, mes shoqërisë shqiptare, të cilat dita ditës po keqësohen, në vëndë që të përmirësohen, të zhvillohen e të përsosen.

I juaj mësuesi Isë

Të gjitha reagimet:

3

24. 10. 2024

Ndijimi si pjesë e njohjes analitike na ndihmon të analizojmë dhe kuptojmë ndjenjat, emocionet, mendimet, bindjet, besimet e pikëpamjet tona dhe të tjerëve, na mundëson të analizojmë e të kuptojmë mënyrën e sjelljeve e veprimeve tona dhe të tjerëve, duke na mundësuar të bëjmë dallimin mes të mirës e të keqës, të vërtetës e gënjeshtrës, mes të drejtës dhe jo të drejtës, mes të ndershmës e të pandershmës, mes humanes e jo humanës, në procest e ndryshme organizative rreth botës natyrore, shoqërore dhe shpirtërore, me të cilat rrethohemi.

Ndërsa përceptimi si pjesë e njohjes sintetike në tërsi, na mundëson të bëjmë lidhje dhe të formojmë një pamje të plotë të botës që na rrethon, duke na ndihmuar në kuptimin më të thellë të realitetit rreth të mirave e të kqijave që i posedon bota mes të cilës jetojmë. Funksionimi normal, i drejtë dhe i dobishëm i ndijimit dhe përceptimit tonë, si dy procese unike që na mundësojnë njohuritë tona, përmes analizës, sintezës, analogjisë, gjykimit dhe konkludimit, duhet të jenë të liruara tërsishtë nga pengesat që ua sfidojnë funksionin e tyre të njohjes së vërtetë.

Mangësitë që dalin rreth ndijimit dhe përceptimit tonë të botës natyrore, shoqërore dhe botës shpirtërore janë: kënvështrimi simpatik e antipatik ndaj njerzëve dhe raporteve ndaj tyre e ndaj ngjarjeve të ndryshme, këndvështrimi mbështetur në interesat përsonale, grupore e partiake, këndvështrimi nga mungesa e përvojës së mjaftushme gjatë vështrimit të një ngjarje apo fenomeni të caktuar për momentin dhe këndvështrimi iluzor.

Simptia, antipatia, interesat përsonale, familjare, grupore e partiake, karierizmi, mungesa e përvojës së mjaftueshme dhe iluzionet e ndryshme, e shtrembërojnë tërsishtë këndëvështrimin e ndijimit dhe të përceptuarit tonë, e shtrembërojnë dhe e deformojnë interpretimin e realitetit për të cilin bëhet fjalë në momente të caktuara. Eliminimi i mangësive rreth ndijimit e përceptimit tonë, jo vetëm që i rritë dhe i zhvillon njohuritë e ndryshme, por ndihmon shumë edhe në ndërtimin e përparimin individual, profesional, familjar, kolektiv, shoqëror e kombtar, mes të cilëve jetojmë e veprojmë.

I juaj mësuesi Isë

23. 10. 2024

Tek ne si individ, ekzistojnë dy botë të brendëshme, e ndritshmja dhe e errta. Atë që e përkrahim më shumë do të na mbizotroi. Po e përkrahem botën e errtë tek ne, ajo i referohet më shumë aspekteve negative të nytyrës njerëzor, si egoizmit, zilisë, xhelozisë, urrejtjes, përqarjes, hasmëris, vëllavrasjes dhe pushtetit ndaj tjerëve. Këto janë ndjenja dhe sjellje negative që mund të çojnë në veprime të dëmshme ndaj vetëvetës dhe ndaj tjerëve, duke bërë botën më të errtë dhe më të ndërlikuar, e cila sjellë pasoja të mëdha tek ne, e tek bota mes të cilës jetojmë, duke e bërë atë më të errtë e më të ndërlikur për njerëzimin.

Nëse e përkrahim botën tonë të ndritshme, ajo përfshinë vlerat, si dashuria, mirësia, empatia apo rrespektimin e ndjenjave, dëshirave, vullnetit dhe nevojave e ndihmës ndaj tjerëve. Këto janë aspekte të ndritshme të botës sonë shpirtërore, që ndihmojnë në ndërtimin e lidhjeve të forta dhe krijimin e një shoqërie më të ndjeshme, më mbështetëse, më humane, sociale, morale e më kombtare. Si bota errtë si ajo e ndritëshme, janë pjesë e natyrës sonë njerëzore. Cilën ta favorizojmë prej tyre, mbizotron brenda botës sonë, të errtë apo të ndritshme.

Është mëse e rëndësishme të kuptohet se të dyja anët, e mira ose e keqëja, apo e errta dhe e ndritëshmja, janë të pranishme në natyrën njerëzore. Ndikimi i tyre varet, se cilën prej tyre e zgjadhim dhe e favorizojmë, si individ, familje, si kolektivitet dhe si shoqëri. Nëse e favorizojmë të errtën do të na mbizotroi errësira, nëse e favorizojmë të ndritshmën apo të mirën njerëzore, do të na mbizotëroi e ndritshmja apo e mira. Duke promovuar sa më shumë vlera të ndritshme, ndihmojmë ndriqimin më të madh të anës së errtë dhe krijojmë një ambient më pozitiv në mesin tonë familjar, kolektiv, shoqëror e kombtar.

Është në menqurinë tonë ta favorizojmë sa më shumë ndriqimin e botës sonë, që të mbizotroi mbi botën e errtë që e posedojmë, apo ta eliminoi fare prezencën e errësirës, në mesin e shoqërisë sonë.

I juaj mësuesi Isë

22. 10. 2024

Ana e ndritshme e botës ku jetojmë përfshinë dashurinë, mirësinë, respektin, empatinë, toilerancën, bashkpunimin e solidaritetin mes njerëzve. Këto cilësi të mira, e promovojnë një shoqëri më të harmonishme, ku individët si pjesë përbërse e sajë respektojnë dhe ndihmojnë nëri tjetrin sipas nevojës. Në shoqërinë që dominojnë cilësitë dhe vetitë e mira, dominon edhe ndriqimi mbi errësirën e sajë.

Ana e errtë e botës ku jetojmë apo errësira e pejsazhit tonë kulturor, përfshinë në vete egoizmin e pasocializuar, fiksimin mbi pasjen materiale përsonale dhe mungesen e empatisë, për të kuptuar dhe ndjerë më drejtë e më thellë emocionet dhe ndjenjat e tjerëve. Njerëzit fokusohen më shumë vetëm në përfitimet e tyre përsonale dhe injorojnë ekstremisht nevojat e tjerëve. Këto cilësi negative, mes një shoqërie, krijojnë një ndarje ekstreme dhe pengojnë krijimin e lidhjeve autentike, orgjinale, jo të falsifikuara mes njerzëve. Në shoqërinë që dominojnë cilësitë dhe vetitë negative, dominon errësira mbi ndriqimin e sajë.

Për të ndriquar anën e errtë të botës ku jetojmë apo anën e errtë të pejsazhit tonë kuluror, është thelbësore të promovojmë vlerat më sublime të saj, si dashurinë, mirësinë, empatinë, vullnetin e fortë, guximin e madh, dëshirën dhe dashurinë, për të bashpunuar me njerëzit, duke u larguar sa më shumë nga cilësitë e vetitë negative të përmendura më lartë, që ta fshijmë nga mendja, shpirti, ndjenjat dhe emocionet, egoizmin e pasocializuar, përfitimet egoiste përsonale dhe injorimin e nevojave të tjerëve.

Sa më shumë që largohemi nga cilësitë e vetitë negative, mund të ndërtojmë një shoqëri më të bashkuar, më të ndjeshme për nevojat e tjerëve, më vizionare, më humane e sociale, më morale e më kombtare, për favore individuale, familjare, profesionale, kolektive e shoqërore në përgjithësi. Përpjekjet në fjalë kërkojnë vullnet të madh, dëshirë, guxim dhe dashuri, që të bëhen realitet vetitë e mira të një shoqërie, të cilat e dominojnë errësirën brenda sajë.

I juaj mësuesi Isë

21. 10. 2024

Shumë thellë ka depërtuar përqarja mes shqiptarëve, duke i përdor rregullat e pejsazhit tonë kulturor, që u ka kaluar afati i përdorimit, dekada e shekuj më parë. Këto rregulla, në vëndë që të vihet në diskutim përdorimi i tyre, me afat të skaduar, ato ende po gjallërojnë natyrshëm në pejsazhin tonë kulturor, duke thelluar përqarjen mbi baza partiake, fetare dhe regjionale në mesin tonë shoqëror.

Sa e kobshme e sa e dëmshme për shqiptarët dhe për paraardhësit tanë Ilir ishte imponimi i dhunshëm e gjenocidal i politikave të krishterimit katolik e ortodoks dhe islamik! Edhe më i kobshëm u bë ky imponim, kurë kaloj në bindje e në përdorim praktik të jetës së shqiptarëve dhe paraardhësve tanë ilir, ku në thelb të kësaj bindje ishte urrejtja, hasmëria, përqarja e vëllavrasja.

A nuk është e kobshme edhe tani për ne shqiptarët të përdoret kjo bindje e rregullave të pejsazhit tonë kulturor, edhe pse u ka skaduar afati i përdorimit dekda e shekuj, të jetësohet dhe të matrializohet bindja fatale e ndarjes së martesave mes shqiptarëve mbi baza fetare, ku shqiptarët e besimit krishten katolik, martohen me vajzat e të njëtit besim fatar, jo edhe me vajzat shqiptare të besimit krishten ortodoks dhe me vajzat shqiptare të besimit islam musliman.

Kjo e keqe e madhe dhe fatale, njëjtë përdoret edhe në martesat e djemëve dhe vajzave shqiptare të besimit ortodoks dhe djemëve dhe vajzave shqiptare të bisimit islam musliman, në vënd që të ndodh e kundërta, sepse jemi një popull, kemi një gjak, një gjuhë, një kulturë , zakone të përbashkta dhe kemi një teritor të përbashkët të Gadishullit Ilirik.

Kjo përqarje u mboll mes nesh nga pushtuesit tanë, që të na bindin përmes kulaqit e kërbaqit, të na sundojnë më gjatë e më lehtë, si të përqarë mes veti mbi baza fetare, partiake e regjionale. Edhe pse kaluan 20 shekuj me radhë, kjo mortaj përqarëse mbi baza fetare, partiake e regjionale po vazdon me agresivitetin dhe arrogancen e vetë shkurtëpamese mes shqiptarëve, në vend që të ndodh e kundërta dhe e mbara mes nesh! I juaj mësuesi Isë

20. 10. 2024

Që ti tejkalojmë disa pjesë të pejszhit tonë kulturor është e rëndësishme të promovojmë më parë respektin, empatinë dhe bashkpunimin ndërmjet individëve të një shoqërie, për të mundësuar kontributin e zhvillimit të një kulture më të qëndrueshme, më të frytshme për rrethin dhe më të ndjeshme ndaj tij. Ky veprim do të ndihmojë në krijimin e lidhjeve më të forta autentike duke i ndihmuar përzemërsisht njëri tjetrin në mesin e një rrethi shoqëror ku jetojnë.

Pjesët e pejsazhit tonë kulturor, që duhet tejkaluar, janë ato pjesë që inkurajojnë tek individët në mesin e një rrethi, egoizëm dhe materializëm, ku individët fokusohen vetëm në përfitimet e tyre përsonale, duke injoruar nevojat, ndjenjat dhe dëshirat e tjerëve. Kjo dukuri negative, sjell përqarje, urrejtje e fyerje mes antarëve të një shoqërie dhe sjell mungesë të madhe empatie, që e vështirëson shumë krijimin e lidhjeve autentike mes njerzëve. Tejkalimi i këtyre aspekteve negative, do të ndihmoi shumë në ndërtimin e një kulture më të ndjeshme dhe më bashkpunues, mes një shoqërie.

Në pejsazhin tonë kulturor, ka një mori rregullash që mund tu ketë skaduar afati i përdorimit, të cilat duhet larguar sa më parë nga pejsazhi ynë kulturor, sepse këto rregulla lidhen me normat dhe pritshmëritë e vjetra të cilat inkurajojnë sjellje egoiste, shkurpamëse e mateialiste, duke e vështirësuar gjendjen e individëve të krijojnë lidhje autentike dhe të ndihmojnë e të solidarizohen me njëri tjetrin. Rregullat që mbështesin një kulturë të ngushtë e shkurpamëse, me fokus në pasuri individuale dhe në imazhin përsonal, rezultojnë me mungesë të madhe empatie dhe përqarjen e një shoqërie mes veti.

Tejkalimi i këtyre rregullave mund të kontribojë në zhvillimin e një kulture më të hapur dhe më të ndjeshme ndaj nevojave të të tjerëve. I juaj mësuesi Isë

17. 10. 2024

Gjatë rritës sonë, gjatë edukimit e shkollimit na thonin: ” Bota është ashtu s’iq është dhe jeta, duhet jetuar brenda botës. Përpiquni të keni një jetë të bukur familjare, të argtoheni, të kurseni para. Kjo është një jetë e kufizuar. Vazhdojnë edhe një mori thënjesh e porosi se si duhet, ne të veprojmë gjatë jetës”. Por sipas Stiv Xhobsit: ” Jeta mundë të zgjërohet më shumë, kurë zbuloni se çdo gjë rreth jush, që ju e quani jetë, është ndërtuar nga njerzë jo më të zgjuar se ju dhe ju mund ta ndryshoni atë. Ju mund të ndikoni mbi të… Sa po ta mësoni këtë, kurrë nuk do të jeni më të njëjtët”

Gjatë kohës kur unë rritesha, edukohesha në familje, edukohësha e arsimohësha në shkollë, prindërit e familjarëtë e gjërë, farefisi, edukatorët dhe mësimdhënësit, që ta promovonin idenë e rritjes dhe zhvillimit më të mirë, gjatë edukimit dhe arsimimit, na preferonin, se ata që janë të zgjuar e talent, zgjedhin të studjojnë inxhinjeri, avokaturë dhe mjekësi, tjerët janë të detyruar të marrin çka u mbetet, duke i nënvlerësuar gabimisht profesionet tjera mëse të nevojshme për shqoqërinë, mes të cilës jetojmë, të cilat profesione kanë mundësi të njëjta të ofrojnë kushte të volitshme gjatë jetës, nëse merremi me to shpirtërish e mençurisht.

Nëse jo, asnjë profesion nuk ka vlerë vetëvetiu. Duhet punë, përkushtim, vullnet, dëshirë e dashuri, të japin fryte e vlera të rëndësishme profesionet e ndryshme gjatë jetës. Këtë e ka dëshmuar koha. Secili profesion me të cilin merremi, duhet t’ia vëjmë në diskutim vlerat e rregullave të tij, për të kuptuar prezencën e vlefshmërisë së rregullave që dalin nga ai profesion. Për të kuptuar se u ka skaduar koha e përdorimit apo jo, e atyre rrgullave që i përdorim gjatë jetës, për ti realizuar synimet tona që ia kemi vuar vetit ti realizojmë dhe ti jetësojmë në jetën e pejsazhit tonë kulturor, shkencor, historik, human, moral, social e kombtar.

Rregullave që u ka skaduar afati i përdorimit, duhet larguar sa më par nga pejsazhi ynë kulturor, rregullave që su ka skaduar afati i përdorimit, vazhdohet përdorimi i tyre.

I juaj mësuesi Isë

15. 10. 2024

Regullat e arta në pejsazhin tonë kulturor zakonishtë përfshijnë parimet e respektit, bashkpunimit, solidaritetit dhe dashurisë mes tjerëve, ndihma ndaj atyre në nevojë, ndarja e burimeve dhe të mirave materiale dhe promovimi i bashkpunimit mes njerëzve. Këto rregulla të arta nxisin empatinë dhe krijimin e lidhjeve të forta autentike mes individëve, duke kontribuar në thellimin e një shoqërie më të qëndryeshme dhe më harmonike në mesin e saj.

Në anën tjetër, rregullat xhepura shpesh lidhen me sjellje egoiste dhe matrialiste. Këto veprime përfshijnë ndjekjen e interesave përsonale, pa marr parasysh ndikimin mbi të tjerët, që e bënë fokusimi në pasurinë dhe statusi i tyre shoqëror që e përfitojnë, në vend që tu ndihmojnë edhe tjerëve dhe ta mbështesin komunitetin në nevoj, mes të cilëve jetojnë edhe ata. Këto rregulla mund të qojnë në ndarje e divergjenca nga mungesa e empatisë, duke e bërë më të vështirë krijimin e mardhënjeve të shëndetshme mes tyre.

Dallimi mes këtyre dy grupeve rregullash është thelbësor për të kuptuar, se si ndikon kultura jonë në sjelljet dhe mardhënjet mes individëve, duke u pasqyruar thelbi i qëllimeve mes këtyre rregullave në fjalë. Thelbi i qëllimeve të rregullave të arta meriton hapsirë dhe përkrahje më të madhe gjatë përdorimit në jetën tonë të përditshme. Ndërsa xhepurat e kohës duhet të eliminohen sa më shumë nga pejsazhi ynë kulturor, sepse u ka skaduar afati i tyre të përdoren edhe mëtej në organizimin e proceseve të ndryshme jetësore.

I juaj mësuesi Isë

11. 10. 2024

Përdorimi i rregullave të arta sjellë shumë dobi në pejsazhin tonë kulturor, në përmirësimin e nivelit të edukatës, diturrisë, kulturës, humanitetit, moralit, ndjenjave shpirtërore e emocionale dhe aftësive, shprehive e shkathtësive të ndryshme profesionale tek individi, familja, kolektivi, shoqëria e tek kombi në përgjithësi.

Përdorimi i këtyre rregullave gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore, derisa të sjellin dobi të mëdha për pejsazhin tonë kulturor dhe derisa të përmirësojnë nivelin e edukatës, diturisë, kulturës, humanitetit, moralit, emocioneve dhe ndjenjave shpirtërore dhe derisa të zhvillojnë aftësitë, shprehitë dhe shkathtësitë e ndryshme profesionale tek individi, familja, kolektivi, shoqëria e tek kombi në përgjithësi, vërtetë, vazhdojnë të qëndrojnë edhe mëtej, si rregulla të arta në pejsazhit tonë kulturor.

Përdorimi i rregullave të arta gjatë jetës, që i posedon pejsazhi ynë kulturor, nxisin respektin, empatinë dhe bashkpunimin mes individëve, duke ndihmuar në krijimin e një shoqërie, një familje, një kolektiviteti më harmonik, më tolerant, më bashkpunues, më të ngrohtë e më solidar në mes veti. Rregullat në fjalë inkurjojnë individët të shohin përtej interesave përsonale dhe të mendojnë për mirëqenjen e të tjerëve, duke kontribuar në zhvillimin e një kulture më të qëndrueshme në pejsazhin tonë kulturor dhe më të ndjeshme shpirtërisht.

Nga ana tjetër, dëmet që i sjellin xhepurat e këtij pejsazhi përfshijnë në vete rritjen e egoizmit të pasocializuar matrial, ku individët fokusohen vetëm në përfitimet e tyre përsonale, duke injoruar nevojat dhe ndjenjat shpirtërore të tjerëve. Dëmet e përdorimit të xhepurave në fjalë, sjellin edhe ndarje, përqarje, urrejtje, hasmëri e vëllavrasje mes antarëve të një shoqërie, sidomos të shoqërisë shqiptare. Sjellin edhe mungesë të madhe empatike, duke e bërë më të vështirë për njerëzit, të krijojnë lidhje më të fortë autentike dhe të ndihmojnë e përkrahin njëri tjetrin. Kjo e keqe e madh po përhapet mes shoqërisë shqiptare, si një virues shkatërrues i unitetit, zhvillimit e përparimit të shqiptarëve, duke na orientuar drejtë humnerave të ndryshme falimentuese. I juaj mësuesi Isë

10. 10. 2024

Xhepurat dallojnë shumë nga rregullat e arta, që i posedon pejsazhi ynë kulturor. Fatkeqësisht xhepurat dominojnë ekstrem mbi rregullat e arta, që i posedon pejsazhi ynë kulturor, shkencor, edukativ, arsimor, shëndetësor, ekonomik e juridik. Xhepurat janë rregulla që u ka skaduar ka mot, data e aprovimit dhe përdorimi të tyre, të cilat shkaktojnë vetëm pengesa të mëdha, për ti realizuar qëllimet tona. Sa më parë që i pastrojmë programimet në kokat tona, mbushur me xhepura të kohërave, aqë më shpejtë depertojnë tek ne, ndryshime të mëdha progresive, përmes të cilave i qojmë përpare proceset organizative të jetës.

Shkaku që nuk jemi mjaftushëm të angazhuar, ta lirojmë pejsazhin tonë kulturor prej xhepurve të kohës, mund të jetë mungesa e aftësive tona njohse, për ta bërë dallimin mes xhepurave dhe rregullave të arta, që i posdedon pejsazhi ynë kulturor, po ashtu shkak mund të jetë, edhe fokusi ynë i tepruar në vetëvetën dhe në posedimin e pasurisë materijale, me çdo kusht, të cilat na pengojnë të shohim përtej xhepurave të pejsazhit kulturor që na rrethon, edhe pse xhepurat na shkaktojnë pasoja të mëdha, vështirë të riparueshme, për të jetuar një jetë të begatshme e të dinjitetshme. Populli thot, për shkurtpamësit: “nuk shuhin më gjatë, seq e kanë hundën”!

Mangësitë që u cekën më lartë, na bëjnë të harrojmë rëndësinë e angazhimit për të krijuar një kulturë shumë më të pasur e shumë më të thellë, se sa që na ofrojnë gjepurat e kohës, që u ka skaduar afati i përdorimit. Me xhepura duhet të nënkuptojmë të gjitha ato rregulla të cilat janë bartë brez pas brezi, dekadë pas dekade e shekuj pas shekujve me radhë deri tek koha e jonë, edhe pse shumë kohë, ka kaluar afati i përdorimit të tyre, siq i ka kaluar koha e përdorimit të punohet toka me parmendë druri, në ditët e sotme, edhe pse janë moderuar e sofistikuar mjete të ndryhsme e të shumta, përmes të cilave e përpunojmë tokën dhe ia vjelim frytet e sajë.

Nga ky hendikep, po vuajnë shumë fusha që e përmbajnë pejsazhin tonë kulturor, në lëminë e ekonomisë, shëndetësisë, edukimit dhe arsimit, jurispodencës, kulturës e shkencës, njohuritë e të cilave janë bartë tek ne, të përtypura e të ripërtypura me dhjeta, qinda e mija herë! I juaj mësuesi Isë

09. 10. 2024

Është mëse e rëndësishme të shohim përtej kufijëve të pejsazhit tonë kulturor dhe traditave që na rrethojnë, duke nënkuptur se duhet të jemi të hapur ndaj ideve dhe përspektivave të reja, me synimin që ti kalojmë idetë që naj ofron pejsazhi ynë kulturor i përditshëm, të cilave u ka skaduar koha që të përdoren edhe mëtej për nevojat tona gjatë jetës. Ky hap i rëndësishëm mund të nxis rritjen dhe zhvillimin përsonal, profesional, kulturor dhe shkencor, mund të nxis rritjen e zhvillimin familjar, kolektiv, shoqëror dhe rritjen e zhvillimit human, social, moral e kombtar.

Rregullat e pejsazhit tonë kulturor, të cilat na flasin, se si duhet ta organizojmë jetën, shumicës prej tyre u ka skaduar afati i përdorimit dhe nuk ofrojnë zgjidhje të suksesshme gjatë relizimit të dëshirave tona, që ia kemi vuar vetit si qëllim kryesor, përkundrazi na sjellin pengesa për të ecur më tutje, sipas kërkesave të kohës bashkohore dhe shkaktojnë izolim e mbyllje në vetëvete, me paoja të mëdha drejtë zvillimit e përparimit përsonal, profesional, kulturor e shkencor, drejtë zhvillimit familjar, kolektiv, shoqëror e kombtar në përgjithësi.

Derisa të aftësohemi si individ, si familje, si kolektivitet, si shoqëri e si komb, të bëjmë dallimin e rregullave të pejsazhit tonë kulturor, shëndetësor, edukativ e arsimor, juridik e shkencor, që u ka skaduar koha, krahasuar me ato rregulla që ende i përballojnë kohës me vlerat e tyre, gjatë aplikimit në organizimin e proceseve të ndryshme jetësore, do ta pranojmë me dashje e pa dashje stagnimin dhe izolimin si komb, si shoqëri, si kolektivitet, si familje si individ dhe si profesionist nëpër lëmij të ndryshme shkencore, historike, artistike, kulturore, filozofike e në lëmij të ndryshme të shkencave ekzakte. I juaj mësuesi Isë