01. 11. 2023
Këtë fatkeqësi e cila e përfshinë popullin, atdheun, shkencën, kulturën, zakonet edukatën, shëndetësinë, arsimin, ekonominë, drejtësinë dhe religjionin, e ka sqaruar shumë mirë menquria e popullit me pakë fjaë por me shumë vizion.
“Gjysëm politikani”, i pakompletuar sa e si duhet me njohuri e shkathtësi politike, nuk është gjë tjetër pos një maskara që e zhvatë atdheun, e ushqen korrupcionin e nepotizmin dhe e përhap krimin e organizuar në ekonomi, në shëndetësi, arsim, drejtësi dhe e kap shtetin në të gjitha poret e tij, si gjykatat, prokuroritë dhe tërë sistemin politik e ligjor e Kushtetutën e shtetit në përgjithësi. E qet në treg atdheun dhe shet pjesë të tij. Në fund është i gatshëm edhe për tradhti.
“Gjësëm mësuesi” e “gjysëm intelektuali”, i pakompletuar me njohuri e shkathtësi profesionale, pedagogjike, didaktike, metodike, metodologjike e psikologjike dhe i politizuar, e prish nxënësin dhe studentin në fushën e edukimit, në fushën emocionale, intelektuale, morale, humane, kombtare, njerëzore e shkencore. Ia programon në kokë njohuritë, shprehit e shkathtësitë defanzive që ia deformojnë tërsisht karakterin dhe përsonalitetin e tij dhe e paaftësojnë të jetë konkurent në tregun bashkohor të punës.
“Gjysëm mjeku”, i pa kompletuar sa e si duhet me njohuri , shprehi e shkathësi profesionale biologjike, anatomike, fiziologjike, psikiatrike dhe neuroppsikiatrike, ta prish shëndetin , ta shkurton, ta shkatrron e ta zezon jetën, duke të paaftësuar përjtësisht të jesh konkurent në organizimin e proceseve të ndryshme jetësore, për të berë jetë me dinjitet, si një përson i formuar dhe i kompletuar në fushat e ndryshme të jetës.
“Gjysëm juristi”, i pa kompletuar mjaftushëm në fushën e procedurës penale, procedurës civile, prokurorriale, avokatisë dhe proceseve të ndryshme kriminale, më shumë prish punë se sa rregullon në këto fusha të jurispodencës që u cekën më lartë, kur ndeshet me to praktikisht si përgjegjës profesional i këtyre fushave juridike, për të cilat ka nevoj shteti, popullata që të trajtohen sa më profesionalisht e sa më të pa anshme.
“Gjysëm hoxhe, prifti e gjysëm popi” i pakompletuar kënaqshëm në fushën e filozofisë religjioze të Islamit e muslimanizmit, në fushën religjioze të krishterimit katolik e ortodoks dhe të politizuar politikisht e ideologjikisht, ta prishin shpirtin, karakterin, dinin e imanin, ta prishin kombin, kulturën, edukatën, shkencën dhe moralin kombtar e njerëzor, ta prishin gjuhën, emrin zakonet dhe traditën e paraardhësve tanë Iliro-pellazgë, të fusin urrejtje e përqarje mbi baza fetare kundër njerzimit dhe kundër popullatës sate. dhe të fusin në terrorizëm e gjenocid kundër popujve tjerë për tua uzurpuar trojet e tyre dhe për tua shkatërruar strehimin.
Kjo që u tha më lartë, sidomos në pjesën e fundit të shkrimit tim e ka dëshmuar koha dhe po e dëshmon me terrorizmin gjenocidal ortodoks greko-sllav, që është dëshmuar kundër shqiptarëve historikisht dhe po dëshmohet, përmes kishave, akademive dhe politikës së tyre pushtuse, gjakatare, terroriste e gjenocidale kundër shqiptarëve. Të mos them e njejta është dëshmuar edhe përmes gjamiave muslimane otomano turke, përmes kishave ortodokse dhe përmes kishave katolike. I juaj mësuesi Isë