Ata qe u frikesohen pengesave gjate jetes krijojne imazhe te zymta,zhgenjyse dhe te tmerrshme per jeten e tyre personale dhe shoqerise ne pergjithesi, duke e humbur guximin, vullnetin dhe deshiren, per t‘i tejkaluar pengesat qe u dalin gjate jetes. Frikacaket,ziliqaret,xhelozet,injorantet dhe pertacet,nuk kane jete te begatshme,te lumtur,dinjitoze dhe te lire,perpos vuajtje,mjerim dhe roberi, duke pritur drejtesi,begati,lumturi dhe liri nga tjeret,bash sikur te ishin femije.
Te drejtat tona,duhet ti fitojm vete me guximin e pashoqe, vullnetin e fuqishem e te panenshtruar dhe deshiren e zjarrte per te levizur perpara ne menyre madheshtore,duke arritur aspiratat tona edhe perkunder pengesave qe munde te na dalin. Kush mbeshtetet ne fuqine madhore per te levizur perpara e per te bere ndryshime rrenjesore,shpirti i tije do te mbushet plote guxim,plote vullnet dhe deshire te zjarrte, per me u perballur pa meshirshem me frikesimet,imazhet e zymta,zhgenjimet dhe pengesat qe u dalin perpara gjate jetes.
Shembull te fresket e konkret e kemi MAJLINDA KLMENDIN qe e arriti majen me te larte te suksesit te saje ne bote.Shembull tjeter edhe me konkret qe u perballen me friken e tmerrin dhe e filluan luften fyta fyt me gjakatyret serb, per ta fituar lirine, krenarine dhe pavaresine e vendit, ishin Adem Jashari me baben e vete Shabanin dhe vellaun Hamzen, te cilet me miqet e tyre dhe familjaret, hedhnin valle mu ne goje te ujkut dhe e benin luften balle per balle me ujqit gjakatar serbe, me guximin e pashoq deri ne flijim.Kush e uli me gjake token tone arberore per liri e pavaresi,perpos,Zahir Pajazitit,Agim Ramadanit,Xheve e Femi Lladrocit dhe vellazerit Haradinaj me shume e shume shoke e shoqe,miqe e mikesha nga te gjitha trojet shqiptare. Keto personalitete nuk e kane perfillur friken dhe pengesat qe u kane dale perpara,nuk e kane vajtuar fatin momental qe ishte ne ate kohe dhe nuk priten liri e pavaresi nga tjeret,ate e fituan vete.Merrne me mende,a munde ta bejne kete frikacaket, qe jane te mbushur plote frike,imazhe te zymta,zhgenjime e vese tjera te panumerta deri te urrejtja e xhelozia ndaj njeri tjetrit e ndaj tjereve? Jo kurr.
Sa me shume e sa me guximshem te perballemi me friken dhe pengesat qe na dalin perpara gjate jetes,aqe me shume zvoglohen ato dhe nuk munde te na rezistojne fare. Lexuesi im i dashur,beju i guximshem,forcoje vullnetin dhe rrite deshiren, qe vete ta besh jeten sa me te lumtur,vete t‘i fitosh drejtat tuaja dhe vete ta fitosh lirine edhe pavaresineqe .
Mos prite shume drejtesi nga tjeret e nga kjo bote,sepse nuk do ta perjetosh kurre ne ate nivel qe t‘i e deshiron ate.Levize perpara e kurr mos u ndal,po deshe te jesh kreator i fatit tende madhor.Mos e vajto fatin qe e ke per momentin,por merre ne duar tuaja fatin qe e deshiron.
Eshte shume veshtire te bejme dallimin ne mes pozitives e negatives, ne mes te drejtes dhe te padrejtes, ne mes reales dhe jo reales,ne mes te ndershmes e te pandershmes sepse bindjet, qendrimet dhe pikpamjet tona qe jane formuar nga femijeria e deri me tani, iu kane nenshtruar ndikimit te shume faktoreve qe na veshtiresojne te bejme dallimin ne mes pozi tives e negatives. Ajo qe eshte pozitive per mua, mund te jete negative per tjeret, ajo qe eshte e drejte per mua, mund te jete e pa drejte per tjeret, ajo qe eshte reale per mua, mund te jete jo reale per tjeret, ajo qe shte e ndershme per mua, munde te jete e pandershme per tjeret e keshtu me radhe. Nese e bejme me pare rishkrimin e pikepamjeve tona te formuara deri me tani dhe ti eliminojme negativitetet nga secila pekepamje e formuar deri me tani duke u mbeshtetur ne parimet univerzale njerezore dhe hap pas hapi te ballafaqohemi me ato parime, mund te kete zgjidhje drejte se mires. Kjo done pune, kjo done menquri, kjo nuk done nxitim, nuk don eufori, sepse edhe mendimet pozitive edhe mendimet negative, ka raste kur i kane te metat dhe perparesite e tyre.
Emocionet tona pozitive dhe ato negative jane parametra te barzpeshes se organizmit trupor dhe atij shpirtnor. Pa keta shtytes emocional, ekziston rreziku qe te na ze gjumi shekullor i mendimit pozitiv, apo te na digjet shpirti e trupi nga mendimi negativ. Edhe njeri edhe tjetri jane stimul qe na vetedijesojne per llojin e situatave qe na rrethojne. Sistemi nervor simptaik qe e posedon secili prej neve, bene ndezjen emocionale per ti kuptuar e per ti perjetuar situatat qe na rrethojne ashtu siq jane. Ndersa sitemi nervor parasimpatik i ndihmon gjendjes emocionale qe te stabilizohet dhe te kthehet ne gjendjen e me parshme. Kur kthehemi ne gjendjen e me parshme, i verejm reagimet tona se sa kane qene me vend e sa jo. Ne dasem nuk vajtohet, e ne raste morti nuk vallezohet. Kete dallim e bejne emocionet tona, sepse e pershkruajn gjendjen perafersisht ashtu siq eshte e jo siqe kemi deshire te jete. Ne asnjerin ekstrem nuk duhet te gjendemi. Po nuk iu frikesuam gjarprit, do te na helmoi, po u frikesuam nga gjarpni edhe ne shtratin tone te fjetjes, eshte e tepruar. Pra sipas situatave duhet vepruar, kjo eshte menquria. Per kete arsye bota ka konflikte kaqe te medha, sepse ka dallime ne mes pikepamjeve te njerezve. Dikush te bardhes i thot e zeze e dukush te zezes i thot e bardhe. Dikush beson ne Jezu Krishtin, dikush ne Hazreti Muhametin. Dikush ne katolicizem, ortodoksizen e dikush ne islamizen e budizem, me nje fjale konfrontim idesh e mendimesh deri ne perqarje vellavrasese e deri ne konflikte te pergjakshme luftarake.
Dhe per qudi secila pale mbrone pozitivitetin e bindjeve, qendrimeve dhe pikepamjeve te veta.Duhet te kemi kujdese te shtuar qe mos te gjendemi ne njeren ane te ekstremiteteve. Mesi eshte i arte.
Lexuesi im i dashur duhet te kemi kujdese te shtuar kur bejme dallime ne mes pozitives e negatives, sepse pikepamjet tona jane te ndikuara nga shume faktor dhe egziston rreziku i madh se mund te bejme gabime trashanike.