26. 02. 2025

Kjo tokë në të cilën kemi lindur e jemi rritur mes popullit që i takojmë, e ruan përbrenda kontributin dhe ky popull liridashës e ruan në kujtesën e vetë kontributin dhe sakrificën e secilit, për aq sa ka dhënë kontribut e për aqë sa ka sakrifikuar për këtë tokë e për këtë popull dhe për liri. Populli liridashës ka sy me pa, vesh me dëgjuar, kokë me analizuar, me krahasuar e me kuptuar vlerat e sakrificën e secilit, për aq sa ka kontribuar e ka sakrifikuar dhe antivlerat kuptohet.

Populli gjitha këto të bëma qofshin të mira e qofshin të kqia për secilin, i ka peshuar dhe i peshon mirë, sepse i ka përjetuar dhe i përjeton në lëkurën e vetë, të mirat e të kqiat, kontributet e sakrificat, besa dhe dëmet e tradhtinë e tjerëve.

Sotë Kosova ka 60 mijë e më shumë veteran lufte, por populli e ka të kjartë fare mirë, se mes këtyre veteranëve të luftës, ka edhe veteran të rrejshëm që paraqiten e vetlavdrohen, më shumë se sa veteranët e vërtetë, që u kanë mbetë ende plagët e luftës dhe plumbat në trup, duke u përlesh ballë për ballë me hasmin serb e me armiqë tjerë nëpër periudha të ndryshme. Për qudi, disa prej tyre kanë mbetë pa përkrahje, pa shtëpi e pa buk që të rrisin edhe ata fëmij e të mbajnë shtëpi, kurse disa veteran të rrerejshëm shpërblehen si kontributëdhënës e si sakrifikues, në dëme të atyre që kanë mbete pa gjymtyrë të trupit e pa përkrahje edhe pse plagët u kullojnë gjak nga plumbat e luftës që ende i kanë në trupin e tyre!.

Lum ata që nuk rrahin gjoks shumë, sepse i bëjnë gropë gjoksat, duke i rrahur në të thatë për të bëmat e veta. Bota e njeh sakrificën e Jasharajve, por pasardhësit e tyre asnjë fjalë se flasin për kontributin e sakrificën e tyre, sepse ata e dijnë se kontributin që e ka dhënë familja e tyre dhe sakrificën që e kanë përjetuar, fletë vetë dhe mjaftushëm, aq sa e ka kuptuar mbarë kombi shqiptar dhe një pjesë bukur e madhe e botës.

Lavdi veprës, kontributit dhe sakrificës emblematike të familjes së jasharëve! Livdi dhe gjithë atyre që kanë sakrifikuar dhe kanë kontribuar për liri e për atdhe!

I juaj mësuesi Isë

Shpeshëher na ndodhë që mos t’a vlerësojmë sa duhet, rëndësin që kanë ndjenjat, në orientimin e lumtur gjatë jetës, përmes paralajmrimit të tyre, se me cilat mënyra, të menduarit, bindjes, besimit e pikëpamjeve po merremi në momente të caktuara, me ata negative apo pozitive.

Sipas mënyrës së të menduarit, bindjes, besimit e pikëpamjes, shfaqet edhe mënyra e ndjenjave tona, që na bëjnë të ndjehemi, mire e here keqe, ashtu sipas përmbajtjes që e kanë mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet tona përsonale.

E pamundëshme është të ndjehemi mire, kurë prodhojmë mendime, bindje, besime e pikëpamje negative dhe të ndjehemi keqë, kurë prodhojmë mendime, bindje, besime e pikëpamje pozitive ndaj ngjarjeve e ndaj tjerëve. Mendimet janë produkt momental i ngjarjeve pozitive dhe negative, që ndodhin për një momrntë të caktuar apo i rikujtojmë ato përmes kujtesës.

Të konsultohemi me ndjenjat tona, që të orientohemi sa më pozitivishtë në organizimin e proceseve të ndryshme jetësore e në rapor me njerëzit.

I juaj mësuesi isë

22 shkurt 2020

Këtë emër ta vuan balozat e zij sllav ortodoks të ” Serbska Zajednicës” e te “demarkacionit” me malin e Zi dhe me Serbine. Këtë emër ta vuan bre balozat e zij, popadikat e kishave ortodokse, të uzurpuara dhunshëm nga shqiptarët, prej Serbisë pushtuse, fashiste e gjenocidale. E ju popadika veshur me të zeza, lëshuar mjekrra të gjata, varur kryq djajësh sllav në qafë dhe duke luhatur fener me dorë, i cili vjelle tym te zi, mbi trupin e të dashures DARDANI, kryeqendër për ILIRI.

Këta kapuqonjë të zij, që po të quajn” Kosmet e Metohi”, kanë bashkpunuar e po bashkpunojnë ngusht, ta zhvillojnë vllaznim-bashkimin pushtues partizanqe, me disa shqipfolës, që nuk kanë besë, fisnikëri e burrëri. Që nuk kanë mend e as menquri, që nuk kanë nderë e as trimni, këmbë e kokë mbushur përplotë tradhti, kundër teje oj e dashura Dardani, kryeqendër pëpr ILIRI.

Këta faqezij, si përherë edhe tani, tu kanë varë në qafë si qakejtë dhe po të rjepin e shkatrrojnë, si eshte më keq e si eshte më zij, duke mos të lënë qetë, që ta gëzosh edhe ti pakëz liri. Paqin faqen e zezë partizanqe gjithë ata shqipfolës që punojnë vllazërishtë me liderët serbë kapuqoj të zi, në dëmë të Dardanisë kryeqendër e Ilirisë, në dëm të Arbëris dhe Shqipërisë Etnike!

I Juaj, mësuesi Isë

mes veti

22. 02. 20223

Edhe pse na shkuan dymij vjetë histori, që nga pushtimi i ILIRISË, prap të ndarë e të përqarë mes veti dhe prap su bëmë bashk! A do mbushemi mendë ndojherë apo do mbesim të tillë përjetësisht, duke u krijuar favore fqinjëve tanë pushtues greko-sllav, për pak përfitime të pista e për karierë në shërbim të tyre?!

Profesori ynë i nderuar Dr. Akademik Pajazit Nushi, tani i ndjerë, na thoshte dikurë, sa ishim studentë të tij, përafërsisht po e parafrazoi ” herdokurë ta bëjmë Kosovën Republikë, do na duhet shumë kohë sëpaku tre shekuj, ta pastrojmë trurin tonë që na e tjetërsuan tërsishtë dhe na paftësuan pushtusit tanë latino-romak, greko-bizantin, turko-aziatik dhe sllavo-ortodoks, që të mendojmë drejtë e kombtarishtë dhe të formojmë shtet, ta mbrojmë ate e ta zhvillojmë në të gjitha anët, ku ishin trojet tona para pushtimit të Ilirisë”!

Atëherë nau duk trishtuese, neve studentëve të tij, ajo që thonte profesori ynë i psikologjisë Akademik Dr. Pajazit Nushi! Tani po e kuptoi fare mirë se paska patur të drejtë profesori ynë i dashur, se po nau dashka shumë kohë ne shqiptarëve ta pastrojmë trurin dhe ta aftësojmë ate nga tjetërsimi total që na e bënë pushtusit tanë, për tu aftësuar ndojherë të formojmë, të mbrojmë, e të zhvillojmë shtet. Edhe pse Shqipëria i bëri një shekull e sa vite shtet dhe Kosova 15 vite shtet, për qudi ende nuk jemi aftësuar të formojmë, të mbrojmë, të zhvillojmë e të demokratizojmë shtet!

I juaj mësuesi Isë

16. 02. 2025

Pa punë e pa dituri, pa përkushtim e qëndrueshmëri, pa sakrificë e vendosshmëri, p dëshirë e vullnet pa guxim e dashuri nuk arrihet liria, pasuria, jeta e lumtur, e dinjitetshme dhe krenare. Nuk mund të bëhesh i pasur, dietar, politikan i mirfillt e vizionar, fetarë i sinqert që e beson Zotin pa lajka. Nuk mund të behesh edukator i femijëve tu në familje si prindël dhe i gjeneratave të reja në shkollë si mësues, pa përgatitje profesionale, pedagogjike, psikologjike, didaktike, meodike e metodologjike.

Nuk mund të behesh kombëtar i guximshëm, vizionar, i dashur për tjerët, punëtor i mirë e i suksesshëm, sakrifikues për atëdhe, për liri e për popull, nëse nuk lexon, nuk mëson, studjon, nuk hulumton dhe nuk paisesh me njohuri, shprehi e shkathtësi bashkohore, të cilat i kërkon koha, pasuria, i kërkon dituria, politika, feja, i kërkon edukata, arsimi, kultura, shëndetësia, ekonomia, drejtësia, shkenca, i kërkon familja, i kërkon shteti e atdheu, i kërkon lumturia, krenaria e sinqeriteti, i kërkon vëndi i punës, shteti dhe kombi në përgjithësi!

Sot është shumuar numri i atyre, që po synojnë t’i arrijnë të gjitha të “mirat” e kësaj bote pa punë, pa dituri, pa sinqeritet, pa njerëzishmëri, pa drejtësi e pa dinjitet! Një arritje e tillë është e pameritushme, e pandershme, plotësisht e turpshme, jo parimore, jo humane dhe aspak njerëzore. Arritjet e tilla herët ose vonë, në fund e kanë haraqin e madh dhe të turpshëm, të mos them tragjik!

I juaj mësuesi Isë

15. 02. 2025

Libri që nuk ua ndriqon mendjen, nuk ua mbush zemren dhe nuk ua forcon shpirtin, vullnetin, guximin, dëshirën e dashurin për atëdheun, për lirinë, kulturën, diturinë dhe edukatën lexusëve të vetë, nuk është libër, por një grumbull letrash të bardha, nxirë me shkronja të zeza.

Po më duket mua se nau kanë mbushë vitrinat e librave me grumbuj letrash të bardha, nxirë e bërë katron me shkronja të zeza, që pak kush apo askush i lexon, duke zvogluar dita ditës vullnetin e lexusëve tanë për lexim, pa të cilin nuk ka dituri dhe edukatë të mjaftushme.

Uroi për krijusit e librave, ta kenë parasysh shkakun e mos leximit të librave të tyre dhe shkakun e humbjes së vullnetit, dëshirës dhe dashurisë për lexim tek gjeneratat tona të reja, që ta ngrisin cilësinë e librit e jo sasinë e tij, për tua plotësuar dëshirën lexusëve tanë, që ta gjejnë vetën dhe interesat e tyre në përmbajtjet e librave të shkruara nga autorët tanë të shumtë.

Në atë moment kurë krijusit i mbizotron vullneti në sasinë, e jo në cilësinë e librave të krijuar, sasia e tyre e mbizotron cilësin dhe e majorizon tërsishte atë, duke ia humbur vlerën librit dhe duke ia humbur lexusit vullnetin, dëshirën dhe dashgurinë për lexim, sepse nuk e gjenë vetën lexusi në mesin e atyre librave që u mbizotron sasia e jo cilësia.

I juaj mësuesi Isë

14. 02. 2025

Komunisti socialist Frrok Çupi, në pyetjet që ia bënin gazetarucët moderator gjatë emisionit në Tv Klanin serb, i cili fatkeqësisht po vepron në Kosovë, rreth modalitetit organizativ të politikës shtetnore të Qeverisë së Kryeministrit kosovar Albin Kurtit, Plakushi në fjalë përgjigjej zi e më zi rreth filozofisë së modelit organizativ të politikës së Kryeministrit tonë., duke e quar ujtë në favor të mullinjëve serbo-sllav e në dëm të Kosovës, Çupi komunist e socialist.

Ky këshilltar i përquditshëm komunist, të mos them i gërditshëm, po të ishte normal si njëri, e si analiik i qështjeve të ndryshme politike, do ta këshillonte më parë Nudistin dhe Narkomanin Edi Rama, kryeministër socialist i Shqipërisë, i cili asnjëherë nuk është gajluar për pjesët e Shqipërisë që janë nën thundrën pushtuse të fqinjëve tanë sllavogrek, as për të drejtat e njeriut të popullatës shqiptare që jeton në trojet e veta, si në Çamëri, në Maqedonin veriore, në Serbinë Jugore, dhe në mal të Zi.

Këto pjesë të pushtuara nuk janë të pakta, edhe pse Çupit Plakush komunist e socialistë dhe Kryeministrit të tij, as që u shkon mendja, se ato pjesë janë mbi 80% e teritorit të Shqipërisë mëmë, falë filozofisë dështuse të politikanëve sociopat shqiptar, andej e këtej kufijëve shqiptaro-shqiptar, të cilët ende po bëjnë përpjekje që ti japin tokë e deti fqinjëve tanë pushtue sllavo-grek, në Shqipëri e në Kosovë, në vëndë që të përpiqen tu dalin Zot atyre trojeve që ishin dhe janë trojet tona shqiptare.

Çupit komunistë e socialistë , Kryeministrit Të Shqipërisë, Tv klanit serb që po vepron në Kosovë, gazetarucëve të tij dhe analistëve banalist politik, që e kanë bërë të gërditshëm këtë mjetë informativ dhe shumë urrejtës për popullin shqiptar në Kosovë, po u duket pak që i kemi nën qizmën pushtuse greko-sllave mbi 80% të tokave tona shqiptare dhe prap po përpiqen ta ndajnë Kosovën sipas apetiteve të Serbisë dhe Greqisë, pjesën më të pasur të Kosovës në ballkan e në Europë, tia japin Serbisë dhe bregdetin e jugut të shqipëris me gjithë teritor tia japin Greqisë.

Modeli filozofiko-politik e këshillues i Frrok Çupëve në Shqipëri, analistëve banalist, gazetarucëve që punojnë në TV klanin serb, i cili vepron në Kosovë dhe mjetet tjera të informacionit, motrat e TV klanit serb në Kosovë e në Shqipëri, kryeministri i Shqipërisë, nudisti narkomani Edi Rama, opozitarët kosovar të droguar me politikë kuislinge, pa hezitim po punojnë për favore të Serbisë, në emër të miqëve tanë europian e amerikan, ta marrin pushtetin në duarë të veta, në disfavor të Kosovës dhe në disfavor të trojeve shqiptare që gjendn në qizmën pushtuese greko-sllave. Paqi faqen e zezë!

I juaj mësuesi Isë

12. 02. 2025

Modeli i qeverisë në fjalë, parim kryesor e ka luftimin e korrupcionit, nepotizmit, krimit të organizuar në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe në drejtësi. Ky model organizativ e mbronë shtetin nga modelet shkatrruse që i kishin qeveitë e mëparshme, sa ishin në ballë të shtetit, për dy dekada me radhë. Modeli organizativ i shtetit nga Qeveria Kurti, ishte dhe është kundër nënshkrimeve e marrveshjeve në dëm të Kosovës, shtetit dhe popullatës së saj, si nënshkrimi i marrveshjes me Serbinë, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, një kancer mes shtetit të Kosovës.

Modeli organizativ i qeverisë Kurti ishte kundër marrveshjes rreth demarkacionit me malin e ZI, ku i humbi Kosova mbi 8200 hektar tokë, ishte kundër marveshjes për ekstra tertitor të kishave tona ortodokse të pushtuara nga Serbia, të cilat janë një gangrenë e madhe kundër shtetit të Kosovës. ishte kundër marrveshje rreth demarkacionit me maqedonin e veriut, ku i humbi Kosova mbi 4000 hektar tokë. Modeli organizativ i qeverisë PRONTO e PAN, i bëri realitet këto nënshkrime në dëm të Kosovës, shtetit dhe në dëm të popullatës së saj, në emër të miqësis me Europën e Amerikën. Kosova nuk ka toka ti qes në treg për shitje as për miqtë e saj, as për armiqtë, që i shpartallonin dhe po tentojnë ti shpartallojnë tokat tona.

Modeli organizativ i qeverisë Kurti shpartalloi bandat terroriste serbe që përpiqëshin e po përpiqen ende ta pushtojnë veriun e Kosovës, ndërsa modeli organizativ i qeverive të mëparshme për dy dekada me radhë nuk e bëri këtë luftë kundër bandave në fjalë, por përkundrazi bashkpunonte me këto banda kriminale. Modeli organizativ i Qeverisë Kurti e shtriu pushtetin cepëm cep të Kosovës, njëjtë si në veri të saj, hoqi targat e automjeteve që i lëshonte Serbia kokë në veti, ndali qarkullimin e automjeteve të serbëve të Kosovës me targa që lëshoheshin nga Serbia, Imponoi regjhistrimin e kerreve të serbëve me targa të shtetit të Kosovës,, imponoi pagesën e rrymës që e shpenzonin bandat e veriut në dëm të qytetarëve shqiptar, ata hargjo e shqiptarët paguaj. Sekuestroi shtëpitë e ndërtuara në Mitrovicën e veriut dhe në Zveqan, që ndërtoheshin për kriminelët serb me synimin ta kolonizojnë veriun e Kosovës.

Këtë nuk e bënë modelet organizative të qeverisë PRONTO e PAN për dy dekada me radhë, që mos ti prishin kumaritë me Radojqiqin dhe banditet tjerë terrorist që vepronin sipas urdhnave të Vuçiqit kundër shtetit të Kosovës dhe kundër shqiptarëve. Qeveria Kuri dhe modeli organizativ i saj shtetnor u shpalli luftë të hapur keqpërdorimeve të rrymës përmes bitkonjëve, shpartalloi laboratorët e ndryshëm narkotik, mbylli qarkullimin e tregtisë së paligjshme kriminale, përmes rrugëve ilegale, mbylli komunat paralele serbe, mbylli qarkullimin e dinarit serb, mbylli bankat ilegale serbe që udhëhiqeshin nga Serbia dhe shpërndanin para me thasë, pa i dhënë përgjegjësi askujt, Sekuestroi pasuritë e paligjshme të Radojqiqit, mbretit të Liqenit të Ujmanit dhe veriut të Kosovës.

Pa modelin filozofik shtetnor të organizimit që e bëri relitet Qeveria e Kurtit, nuk ka shpëtim Kosova, prej armiqëve të saj të jashtëm e të brendshëm. U qoftë për turp të gjithë shqiptarëve që nuk i dalin zot me të gjitha mjettet, të jetësohet ky model shpëtues për Kosovën që do ti shpallë luftë të pamëshirshme kapjes së shtetit nga prontistët e panistet, kapjes së gvjykatave, kapjes së prokurorive e sa e sa marifetllyqeve të ndytë që po ia zënë frymarrjen e lirë Kosovës tonë martire Heroike dhe popullit shqiptar.

I juaj mësuesi Isë

06. 02. 2018

Po e përseris këtë shkrim pas shtat viteve, që tua rikujtoi të bëmat e të palarat e politikanëve qi i patëm në ballë të politikës për dy dekada me radhë. Premtimeve boshe, mashtruese dhe gënjeshtrave, shpejtë u del boja dhe bëhen bajat.

Është premtuar nga politikanët tanë, prej që kanë ardhë në pushtet e deri më tani, gjatë gjitha elektorateve parazgjedhore, per hapjen e qinda dhe mija vene pune e më shumë, nuk u realizuan dhe nuk e kanë ndërmend të realizohen premtimet parazgjedhore në vazhdimsi, që ua bënin elektoratit dhe nuk trazohet askush prej tyre, për gënjeshtrat premtuese e mashtruese dhe për perhapjen e varfërisë së skajshme, dita ditës në Kosovë.

Ështe premtuar antarsimi i Kosoves ne NATO, nuk u bë, e as qe po flitet per këtë qështje, është premtuar antarsimi në UNESCO, deshtoi pranimi dhe nuk turperohet kush për fajet e veta rreth kesaje qështje. Eshtë premtuar që do të na njeh si shtet Serbija, ajo ende nuk e ka ndërmend këtë qështje dhe po vazhdon t`i rremih temelet e shtetit të Kosoves, para syve te politikaneve tanë, të cilët po zgerdhihen me duarë në gjepa koluareve të Europës e të botës.

Eshtë premtuar investim i madh për zhvillimin e bizneseve, jo vetëm që nuk u bë kjo, por perkundrazi po merren vjedhtas pasurite e perbashkta kombëtare, duke pervetesuar padrejtesisht, duke shkelur mbi ligjet e Kushtetutës sonë, per interesat e veta personale, familjare, grupore e partiake. Eshte premtuar themelimi i komunave: Në Kodren e trimave, ne Zonen e Hasit dhe zZhegrës, nuk u realizuan, sepse politikanët tanë ishin të zënë, duke u përpjekë për themelimin e Asociacionit te komunave me shumicë serbe dhe me rregullimin e demarkacionit kufitar me malin e Zi, që ia falën mbi 8200 hektare tokë, malit të Zi.

U premtua liberalizimi i vizave per nje kohe të shkurtër, edhe ky premtim doli me shume se sa nje gënjeshtër. U premtua se do të paditet Serbia per gjenocidin e bere ndaj popullates kosovare, edhe kjo deshtoi, sepse politikanet tanë ishin te zene duke e trashe kumarine me Serbine, që ti fale troje asaj, tia fale Trepqën e Ujmanin dhe për tia falë edhe veriun e Kosoves. U premtua se do të luftohet korrupcioni, trafikimi me qenje njerezore, prostitucioni dhe do te pengohet shperngulja massive e te rinjeve tane nga trojet e veta, per shkak te varferise e papunesise, perkundrazi po lulëzon, korrupcioni e dukuri tjera negative e te qoroditura, ku trojet shqiptare, ne vazhdimsi po zbrazen dita ditës përherë e më shumë.

U premtua e u premtu, u gënjye e u genjy, u mashtrue e u mashtru dhe po vazhdon kjo traditë që fund e krye eshte qoroditë, në dëm të popullit, që aqë shumë vuajti dhe po vazhdon të vuaj nga pushtusit tanë dhe nga premtimet dhe mashtrimet e ndryshme te paskrupullta nga politikanët premtues e mashtrues.

Lexuesi im i dashur, është mëkat, mendjelehtësi, shkurtpamësi dhe tradhti ndaj interesave kombetare, shtetnore, familjare dhe personale, tu besohej premtimeve boshe, mashtrimeve dhe gënjeshtrave të politikanëve tanë, qe po i serviren Europës dhe së bashku me të, po e shkatërrojnë shtetin e Kosovës, pasuritë tokësore e nëntoksore të sajë, duke i shitë në mënyrë të turpshme asetet më të mëdha të pasurise kombtare, per levërditë e pushtuseve tanë dhe qarqeve të ndryshme antishqiptare, që janë pozicionuar për ti mbrojtur leverdite e tyre, në dëm të interesave tona shtetnore e kombtare. Ripostim. I juaj mësuesi Isë

05. 02. 2025

Përqarja, hasmëria, urrejtja dhe vëllavrasja, mes shqiptarëve ende po gjallëron, sipas apetiteve të pushtusëve tanë sllavo-grek, edhe pse naj kanë coptuar e bërë copë e grimë tokat tona, edhe pse na kanë dhunuar, poshtruar, nështruar, vrarë e prerë dhe për së gjalli na kanë hudhë nëpër puset tona të ujtë për pie. Na kanë përzënë dhunshëm prej tokave tona dhe kanë krye gjenocid shfarosës mbi ne shqiptarët, fqinjët tanë pushtues! O Allah jep mendë aty ku nuk ka, mos e lejo budallinë e shqipfolësve të punoi për favore të fqinjëve tanë pushtues greko-sllav.

A do të ngopen ndojherë borellët dhe lajqakët europian, hillet, grenellët dhe eskobarët amerikan, opozita kosovar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, vëlla i Vuçiqit ortodoks, duke favorizuar Serbinë fashizoide, gjenocidale e terroriste të millosheviqëve, Vuçiqëve dhe çetnikëve serb, që vranë e masakruan masivisht gra e fëmij, pleqë e plaka të pafajshme tek populli kroat, boshnjak dhe tek populli shqiptar, tërsishtë të pambrojtur dhe të pafajshëm, mes të ciliëve vranë edhe shumë fëmij e nëna shtatëzëna dhe dhunuan mbi 20 mij femra shqiptare?!

Nuk e besoj kurr që qëndron demokracia ameikane dhe europiane, prapa këtij maskarllyki shfarosës, gjnocidal, amoral, që e promovuan lajçakët e borellët europian, hillët. eskobarët dhe grenellët amerikan, në koordinim me Edi Ramën, vëlla ortodoks i Vuçiqit dhe opozita kosovare në bashkpunim me ta! Dosido qoftë, Serbia Fashiste, ende nuk e ka marr denimin e merituar pos përkrahjen ndërkombtare, për masakrat, gjnocidin dhe gjakderdhjet që ia shkaktoi ballkanit perëndimor dhe popullit përkatës të tij kroat, boshnjak dhe popullit shqiptar në veçanti!

I juaj mësuesi Isë

04. 02. 2025

Problem nuk janë ata që me të drejtë e mbrojnë kushtetutën e Kosovës, pa i ndërhyrë askujt në punët e brendëshme të shteteve të tyre, pa e provokuar askë, pos nëse provokohen terroristët serb, që po mbrohet kushtetuta e Kosovës dhe teritori i saj, që synim e kishin dhe e kanë terroristët në fjalë, ta terrorizojnë Kosovën, shtetin e saj, popullatën shqiptare dhe të kryejn gjenocid ndaj saj, siq kanë kryer shekuj me radhë serbët dhe Serbia fashiste. Problem i Kosovës janë ata që po shkelin mbi te drejtat e saj dhe mbi të drejtat e popullit shqiptarë, me mbi 90% shumicë. Miqtë e Vuçiqit dhe Serbisë, janë armiqë të Kosovës. Kosova me të gjitha mjettet duhet të mbrohet nga armiqtë e saj.

Europa, SHBA, ambasadoret KUINTIT e opozita kosovare, po e shohin problemin mes Kosovës e Serbisë, duke aluduar padrejtësishtë tek Presidetja Osmani, Kryeministri Kurti dhe Kryeparlamentari Konjufca, se mos po provokohet nga akterët në fjalë pakica serbe, edhe pse ata janë duke e mbrojtur kushtetuten e Kosovës dhe duke shtrirë pushtetin sistematikisht në tërë teritorin e saj, sipas kushtetutës së shtetit tonë multietnik, e cila mbronë të drejtat dhe liritë e pakicave, sidomos pakicës serbe, më shumë seq mbrohen ato në shtetet europiane , në SHBA e më gjërë nëpër botë, edhe pse çdo veprim i udhëheqësve të shtetit tonë , po bëhet duke mbrojtur ligjin, kushtetuten, demokracinë dhe barazinë për të gjithë qytetarët pa dallim, të cilët nuk kanë ra e nuk bijnë ndesh me Kushtetuten e shtetit dhe ligjet e sajë, nuk punojnë kundër shtetit të Kosovës, nuk organizojnë korrupcion e krime në dëmë të shtetit, nuk organizojnë krime e terror kundër shqiptarëve, kundër pakicave tjera nacionale dhe kundër serbëve lojal ndaj shtetit tonë demokratik e multietnik!

Pse nuk u shqetësuan për dy dekada me radhë e nuk po shqetësohen edhe tani Europa, SHBA, ambasadoret e KUINTIT, NATO, UNMIK, EULEKS dhe opozita në fjalë për ndarjen e Mitrovicës Veriore, tek Ura e Ibrit, e cila është e rrethuar me tela gjembor, duke ua pamundësuar shqiptarëve, bandat terroriste serbo-qetnike të kthehen atje nëpër shtëpitë e veta, edhe pas afër tri dekada që po bëhen kurë ka përfunduar lufta, PSE e pse po ndodhë një gjë e tillë?!

Pse nuk u shqetësuan akterët në fjalë, që para syve të tyre vriteshin shqiptaret në veriun e Mitrovicës, hudheshin në Lumin Ibër fëmijt shqiptar, të cilëve u dilte shpirti për gazepi në valet rrëmbyse të këtij lumi dhe askush nuk mori përgjegjësi për këto akte terroriste kundër shqiptarëve, PSE e pse po ndodhë një gjë e tillë?! I thojnë kësaj drejtësi, demokraci, barazi, mirëkuptim e respekt ndaj popullit shqiptar shumicë, mbi 90%, që i dha afër 15 mij viktima të pafajshme gjatë luftës fashiste e gjenocidale në Kosovë nga krimineli Millosheviq? Jo aspak, kjo nuk është drejtësi por padrejtësi e madhe!

Pse nuk u shqetësuan Europa, SHBA, NATO, KFORI, UNMIKU, EULEKSI, ambasadorët e KUINTIT, opozita e tanishme kosovare, që ndërtoheshin nga bandat serbe, finansuar nga Serbia, shtëpi pa lejen e pushtetit qendror të Kosovës në Mitrovicën veriore tek Kodra e Diellit e në Zveqan, për kolonët serb të ardhur nga viset e ndryshme të Jugosllavisë që kanë kryer krime të ndryshme kundër popullatës kroate e boshnjake gjatë luftës, nëpër ato vende, tani me synimin që ta kolonizojnë atë pjesë të veriut të Kosovës dhe ta pengojnë popullatën shqiptare të kthehen nëpër shtëpitë e veta, PSE, pse nuk u shqetësuan fare dhe nuk ndërmorën asgjë në këtë drejtim, akterët e përmendur më lartë?!

I thonë kësaj drejtësi e mirëkuptim ndaj popullit shqiptar që u përgjak nga fallangat terroriste të ushtrisë dhe policisë serbe dhe u dhunuan nga ata mbi 20 mij femra shqiptare? Jo zotëri ndërkombtar dhe ti opozita jonë e tanishme dhe e mjerë, nuk i thojnë kësaj drejtësi, as barazi e as mirëkuptim, kurë nënshtrohet e poshtrohet një popull i tërë, siq ka ndodhur e po ndodh edhe tani me puppullin shqiptar! Pse nuk u shqetësuan e nuk po shqetësohen akterët në fjalë, siq po shqetësohen tani për serbët e Veriut, kurë iu morën Kosovës mbi 2800 hektar tokë me nënshkrimin e marrveshjes mes demarkacionit me Malin e ZI e me Kosovën dhe mbi 400 mij hektar tokë mes demarkacionit me Maqedonin, PSE…?!

I thonë drejtësi, mirëkuptim e baraza ndaj popullit shqiptar, me nënshkrimin e marrveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe që të priviligjohen si race superiore nga pakicat tjera dhe nga popullata shumicë e përgjakur, e vrarë, e dhunuar e përdhunuar dhe e përzënë nga trojet e veta prej fallangave ushtarako-policore të pushtetit fashist, terrorist e gjenocidal serb. Me nënshkrimin e marrveshjes për ekstra teritor të kishave tona ortodokse të ozurpuara nga kolonët serbo-malazes, kurë e ka pushtuar serbo-jugosllavia Kosovën, PSE, më thoni ju lutem pse?!

I thojnë kësaj drejtësi ndaj një populli që e ka pare të zitë e ullirit shekuj me radhë prej pushtetit fashist, terrorist e gjenocidal serb, si në këtë rast populli shqiptar shumicë në Kosovë? Jo bre ndërkombtar, kjo nuk është drejtësi, humanizëm, moral njerëzor por e kundërta e saj! Pse akterët në fjalë nuk u shqetësuan e nuk po shqetësohen aspak për hapjen e komunave paralele para syve të ndërkombtarëve, edhe pse këto paralelizma janë në kundërshtim me kushtetuten e Kosovës dhe populates së sajë, si komuna paralele në Pejë, Istog, Klinë, në veriun e Mitrovës, në Dragash e kudo nëpër Kosovë kundër komunave legale e legjitime të Kosovës PSE me thoni pse?!

I thojnë kësaj drejtësi, respekt e mirëkuptim ndaj popullatës shumicë shqiptare e ndaj pakicave jo serbe që jetojnë në shtetin multietnik të Kosovës, të cilët duhet ti gëzojnë të drejtat e veta në mënyrë të barabart, pa u majorizuar nga pakica serbe më pak se 4% e popullates së sajë? Kësaj mundë ti thojnë gjithçka pos drejtësi, baraza, humanizëm, moral njerëzor Jo!

I juaj mësuesi Isë

P

K

N

02. 02. 2025

Ja këshilla e z. Vesl Makollit…: “Qeveria e re e Kosoves e dal nga zgjedhjet e 9 Shkurtit te vitit 2025 duhet te jete ajo qe ne bashkepunim me nunin e pavaresise SHBA-te dhe aleatet, te angazhohet per arritjen sa me pare te marreveshjes perfundimtare me Serbine, e cila do t’ia hapte perspektiven e zhvillimit politik e ekonomik, si ne rrafshin nderkombetar ashtu edhe vendor”.

Thu që varet çdo gjë nga qeveia e Kosovës, pa e përfillur qeveinë e Serbisë dhe synimet e forcave të mëdha vendosëse!

“Ne rrafshin e mbrendshem, kemi nevoje jetike per nje qeveri qe krijon kushte per investime te huaja, per zhvillim ekonomik dy shifror, i cili do te krijonte vende te reja pune dhe do ta ndalte migrimin gjegjesish shpopullimin e vendit… e tj”

z.Vesel Makollit, po ia bëj me dije, sa shqiptar ka në këtë botë, ka edhe aq zgjidhje. Më lehtë i bënë bashkë një grushtë pleshta, se një grushtë shqiptar, thonte dikurë Fishta. Këtë magarllyk e kemi patur dikurë, e kemi edhe sotë. 2000 vite magarllyk e pisllyk na e humbën Ilirinë, të përqar në Princë e Principata nga forcat e jashtme dhe nga ato të brendëshme, kush me Bizantin e kush me Romën.

Kështu nuk e bëmë as Arbërinë, të përqar në pricë e principata, kush me turkun, kush me grekun, e kush me serbin. Të përqar nuk e bëmë as Shqipërinë, kush me rusin e kush me shkininë dhe Nunin TITO, kush me turkun e kush me fashizmin, ballistë e komunit të përqarë, të hasmëruar e të vrar mes veti.

Kështu na ndodhi edhe në luftën e fundit të Kosovës, kush me FARKUN e kush me UÇK-n, kush me Sllobën e kush me Rugovën, Kush me Hashimin, e kush me Ramushin, kush me Fatmirin e kush me Pacollin, i cili thonte dikur midis Beogradit, Kosova nuk mundët të ekzistoi pa Beogradin, duke punuar për favore të Rusisë e të Serbisë, nisën dhe vrasjet mes nesh në ditët më të vështira të Kosovës dhe popullatës së saj.

Gati Harrova, tia bëj me dije z. Vesel Makollit, Ahmet Zog tradhtari, na e vrau Hasan Prishtinën për hatër të Serbisë fashiste, që mos të ketë shqiptaria intelektual, pos zuzar e qyqarë, që e qesin atdheun në pazar!

Faik Konica thonte dikur:” O zot shpëtoje Shqipërinë nga shqiptarët, fjalën e ka pas për shqipfolësit, se nga armiqtë e shpëtojmë dhe e mbrojmë vetë”!

Askush nuk na e sjellë lirinë dhuratë të mbështjellur në paketë. Atë duhet ta fitojmë vetë, pasi të mbushemi mend në këtë jetë!

I juaj mësuesi Isë