Mënyra si po e perceptojnë problemin Europa, SHBA, KUINTI e opozita mes Kosovës e Serbisë, janë vetë problemi
04. 02. 2025
Problem nuk janë ata që me të drejtë e mbrojnë kushtetutën e Kosovës, pa i ndërhyrë askujt në punët e brendëshme të shteteve të tyre, pa e provokuar askë, pos nëse provokohen terroristët serb, që po mbrohet kushtetuta e Kosovës dhe teritori i saj, që synim e kishin dhe e kanë terroristët në fjalë, ta terrorizojnë Kosovën, shtetin e saj, popullatën shqiptare dhe të kryejn gjenocid ndaj saj, siq kanë kryer shekuj me radhë serbët dhe Serbia fashiste. Problem i Kosovës janë ata që po shkelin mbi te drejtat e saj dhe mbi të drejtat e popullit shqiptarë, me mbi 90% shumicë. Miqtë e Vuçiqit dhe Serbisë, janë armiqë të Kosovës. Kosova me të gjitha mjettet duhet të mbrohet nga armiqtë e saj.
Europa, SHBA, ambasadoret KUINTIT e opozita kosovare, po e shohin problemin mes Kosovës e Serbisë, duke aluduar padrejtësishtë tek Presidetja Osmani, Kryeministri Kurti dhe Kryeparlamentari Konjufca, se mos po provokohet nga akterët në fjalë pakica serbe, edhe pse ata janë duke e mbrojtur kushtetuten e Kosovës dhe duke shtrirë pushtetin sistematikisht në tërë teritorin e saj, sipas kushtetutës së shtetit tonë multietnik, e cila mbronë të drejtat dhe liritë e pakicave, sidomos pakicës serbe, më shumë seq mbrohen ato në shtetet europiane , në SHBA e më gjërë nëpër botë, edhe pse çdo veprim i udhëheqësve të shtetit tonë , po bëhet duke mbrojtur ligjin, kushtetuten, demokracinë dhe barazinë për të gjithë qytetarët pa dallim, të cilët nuk kanë ra e nuk bijnë ndesh me Kushtetuten e shtetit dhe ligjet e sajë, nuk punojnë kundër shtetit të Kosovës, nuk organizojnë korrupcion e krime në dëmë të shtetit, nuk organizojnë krime e terror kundër shqiptarëve, kundër pakicave tjera nacionale dhe kundër serbëve lojal ndaj shtetit tonë demokratik e multietnik!
Pse nuk u shqetësuan për dy dekada me radhë e nuk po shqetësohen edhe tani Europa, SHBA, ambasadoret e KUINTIT, NATO, UNMIK, EULEKS dhe opozita në fjalë për ndarjen e Mitrovicës Veriore, tek Ura e Ibrit, e cila është e rrethuar me tela gjembor, duke ua pamundësuar shqiptarëve, bandat terroriste serbo-qetnike të kthehen atje nëpër shtëpitë e veta, edhe pas afër tri dekada që po bëhen kurë ka përfunduar lufta, PSE e pse po ndodhë një gjë e tillë?!
Pse nuk u shqetësuan akterët në fjalë, që para syve të tyre vriteshin shqiptaret në veriun e Mitrovicës, hudheshin në Lumin Ibër fëmijt shqiptar, të cilëve u dilte shpirti për gazepi në valet rrëmbyse të këtij lumi dhe askush nuk mori përgjegjësi për këto akte terroriste kundër shqiptarëve, PSE e pse po ndodhë një gjë e tillë?! I thojnë kësaj drejtësi, demokraci, barazi, mirëkuptim e respekt ndaj popullit shqiptar shumicë, mbi 90%, që i dha afër 15 mij viktima të pafajshme gjatë luftës fashiste e gjenocidale në Kosovë nga krimineli Millosheviq? Jo aspak, kjo nuk është drejtësi por padrejtësi e madhe!
Pse nuk u shqetësuan Europa, SHBA, NATO, KFORI, UNMIKU, EULEKSI, ambasadorët e KUINTIT, opozita e tanishme kosovare, që ndërtoheshin nga bandat serbe, finansuar nga Serbia, shtëpi pa lejen e pushtetit qendror të Kosovës në Mitrovicën veriore tek Kodra e Diellit e në Zveqan, për kolonët serb të ardhur nga viset e ndryshme të Jugosllavisë që kanë kryer krime të ndryshme kundër popullatës kroate e boshnjake gjatë luftës, nëpër ato vende, tani me synimin që ta kolonizojnë atë pjesë të veriut të Kosovës dhe ta pengojnë popullatën shqiptare të kthehen nëpër shtëpitë e veta, PSE, pse nuk u shqetësuan fare dhe nuk ndërmorën asgjë në këtë drejtim, akterët e përmendur më lartë?!
I thonë kësaj drejtësi e mirëkuptim ndaj popullit shqiptar që u përgjak nga fallangat terroriste të ushtrisë dhe policisë serbe dhe u dhunuan nga ata mbi 20 mij femra shqiptare? Jo zotëri ndërkombtar dhe ti opozita jonë e tanishme dhe e mjerë, nuk i thojnë kësaj drejtësi, as barazi e as mirëkuptim, kurë nënshtrohet e poshtrohet një popull i tërë, siq ka ndodhur e po ndodh edhe tani me puppullin shqiptar! Pse nuk u shqetësuan e nuk po shqetësohen akterët në fjalë, siq po shqetësohen tani për serbët e Veriut, kurë iu morën Kosovës mbi 2800 hektar tokë me nënshkrimin e marrveshjes mes demarkacionit me Malin e ZI e me Kosovën dhe mbi 400 mij hektar tokë mes demarkacionit me Maqedonin, PSE…?!
I thonë drejtësi, mirëkuptim e baraza ndaj popullit shqiptar, me nënshkrimin e marrveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe që të priviligjohen si race superiore nga pakicat tjera dhe nga popullata shumicë e përgjakur, e vrarë, e dhunuar e përdhunuar dhe e përzënë nga trojet e veta prej fallangave ushtarako-policore të pushtetit fashist, terrorist e gjenocidal serb. Me nënshkrimin e marrveshjes për ekstra teritor të kishave tona ortodokse të ozurpuara nga kolonët serbo-malazes, kurë e ka pushtuar serbo-jugosllavia Kosovën, PSE, më thoni ju lutem pse?!
I thojnë kësaj drejtësi ndaj një populli që e ka pare të zitë e ullirit shekuj me radhë prej pushtetit fashist, terrorist e gjenocidal serb, si në këtë rast populli shqiptar shumicë në Kosovë? Jo bre ndërkombtar, kjo nuk është drejtësi, humanizëm, moral njerëzor por e kundërta e saj! Pse akterët në fjalë nuk u shqetësuan e nuk po shqetësohen aspak për hapjen e komunave paralele para syve të ndërkombtarëve, edhe pse këto paralelizma janë në kundërshtim me kushtetuten e Kosovës dhe populates së sajë, si komuna paralele në Pejë, Istog, Klinë, në veriun e Mitrovës, në Dragash e kudo nëpër Kosovë kundër komunave legale e legjitime të Kosovës PSE me thoni pse?!
I thojnë kësaj drejtësi, respekt e mirëkuptim ndaj popullatës shumicë shqiptare e ndaj pakicave jo serbe që jetojnë në shtetin multietnik të Kosovës, të cilët duhet ti gëzojnë të drejtat e veta në mënyrë të barabart, pa u majorizuar nga pakica serbe më pak se 4% e popullates së sajë? Kësaj mundë ti thojnë gjithçka pos drejtësi, baraza, humanizëm, moral njerëzor Jo!
I juaj mësuesi Isë
P
K
N
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!