“Kur të jesh i zemëruar, mendja është e turbulluar, bëjë durim sa të kullohet, se njeriu pastaj pendohet”. N.F

Kurë jemi të zemruar vërtetë mendja jonë turbullohet dhe nuk mendon qartë. Durimi është i rëndësishëm në momente të tilla, që të presim derisa të na kaloi zemrimi e të na kthjellet mendja, sepse veprimet që i bëjmë nën presionin e zemrimit, pasojat mund të jenë të mëdha e të pariparueshme, të cilat na sjellin pendime të thella pastaj.

Pendimet pasojnë me çrregullime të mëdha emocionale, me ngritje të lartë të tensionit në gjak, me çrregullim të ritmeve në zemër, me stres kronik të pakontrolluar, me fobio të mëdha përmes frikërave të pa arsyeshme, të cilat kanë kosto të madhe për tu përmirësuar e për tu shëruar plotësisht.

Zemrimi vërtetë sjellë pasoja edhe në barazpeshën e shëndetit tonë fizik, intelektual, shpirtëror, emocional, moral, human, kombëtar e njerëzor. Sjellë pasoja edhe në nivelin e motivacionit përmes vullnetit, dëshirës, guximit dhe dashurisë së pamjaftushme mes njerëzve. Prish raportet ndërnjerëzore, duke sjellë përqarje, keqkuptime e hasmëri në familje, në shoqëri, në mardhënje me kolegët e punës dhe me njerëzit botës në përgjithësi.

Mos durimin, ne shqiptarët e kemi paguar shtrejtë gjatë jetës dhe po e paguajm edhe tani! Durimi dhe mendja e qetë e ndriqon çdo hapsirë të errtë në kokat tona. Mendja na sheron kurë nuk është e turbulluar, por edhe na smunë kurë ajo turbullohet. I juaj mësuesi Isë

“Shiko faqebardhë të rrosh, e përpiqu të bësh mirë dhe çdo njeri të shikosh, të padëm dhe të lirë”. N.F

Sugjerimi i kësaj thënje të urtë e filozofike dhe humane, na drejtohet neve, që ti shohim gjërat në një mënyrë më pozitive dhe të përpiqemi të bëjmë mirë për të gjith, duke i shiquar tjerët me një sy të pastër, korrekt, pa lajka e të lirë. Kjo thënje në fjalë, inkurajon sjelljen tonë pozitive, inkurjon ndihmën ndaj tjerëve, bashkpunimin me ta,tolerancën, respektimin, mirëkuptimin, dashurinë dhe ndërgjegjësimin tonë sa më të thellë, që të jetojmë faqebardhe e me nderë.

Nëse e pyesim vetën sa po rrojmë faqe bardhë e me nderë, sa po i shohim gjërat në mënyrë pozitive, sa po përpiqemi të bëjmë mirë për të gjithë, sa po i shiqojmë tjerët me një sy të pastër, korrekt e pa lajka, pas një shekulli e ca dekada të këtij sugjerimi të Rilindasit tonë të madh Naim Frashëri, vërtetë mbetët për të dëshiruar bukur shumë, që ta korigjojmë vetën e ta ndryshojmë për të mirën tonë, për të mirën e tjerëve, kombit, atdheut dhe për të mirën e shtetit i cili është fituar me gjakun e dëshmorëve, të cilët kanë ra për lirinë tonë dhe për mbrojtjen e atëdheut!

Nëse pyesim,s a i ka bërë realitet për nxënësit, thënjet e urta e filozofike të Naimit shkolla shqipe dhe mësuesit e sajë?. Sa i ka frymëzuar nxënësit tanë e sa po i frymëzon, me mesazhin e këtyre thënjeve të urta, që të mësohen ata të rrojnë faqebardhë e me nderë, t’i inkurajon me sjellje sa më pozitive, t’i inkurjon ata tu ndihmojnë tjerëve, të bashkpunojnë me ta, t’i inkuraon për tolerancë, respekt, mirëkuptim, dashuri mes veti dhe ndërgjegjësim sa më të thellë të tyre?

Edhe për këtë realitet që është prit e pritet ta bëj shkolla shqipe dhe mësuesit e saj, mbetet shumë për tu dëshiruar, edhe pas një shekulli e tri dekada që kanë kaluar, kurë autori në fjal naj ka sugjeruar thënjet e urta e filozofike! I juaj mësuesi Isë

“Një njeri që njeh vetën e tij, e njeh dhe perëndinë”. N.F

Në kuptimin më të thellë, kjo thënje e urtë sugjeron, se një përson që është i vetëdijshëm për vetën e tij, ai ka mundësi ti njeh edhe vlerat dhe dobsitë e veta dhe mund të ketë një lidhje më të thellë ne aspekte tjera të jetës, përfshirë edhe besimin në Zot. Pra, kurë njihemi mirë me vetën tonë, mund të kuptojmë më mirë e më thellë botën që na rrethon.

Në esencë kjo thënje e urtë nënkupton edhe përsonin i cili nuk është i vetëdijshëm për vetën e tij, nënkupton përsonin që nuk i njeh vlerat dhe dobësitë e veta dhe nuk mundë të ketë lidhje më të thellë me aspekte tjera të jetës, përfshirë edhe besimin në Zot. Poeti ynë Naim Frashëri me këtë thënje sugjeron në radhë të parë arsimimin dhe edukimin e njeriut, pa të cilat vështirë e ka ai, të njeh vetën sa e si duhet, e lere më ti njeh tjerët dhe gjërat e ndryshme jetësore.

Njeriu që nuk e njeh vetën, dobësitë dhe përparësitë e tij, e ka edhe më të vështirë ti njoh tjerët, dobësit e përparësitë e tyre dhe të mos flasim për lidhje më të thella në aspektet tjera jetësore e për besimin në Zot, i cili nuk mund të ketë vizion real për bindjet dhe besimet e veta përsonale. I juaj mësuesi Isë

“Koha po shkon e më s’kthehet, njeriu i zi gënjehet”. N.F

Koha vërtetë shkon përpara e nuk kthehet mbrapa, ndërsa përsoni i cili është i pa ditur apo i pasigurt në vetëvetën mund të jetë i dëmshëm duke gënjyer. Në këtë kontekst thënja e urtë për të cilën po flitet, përshkruan rëndësin të jesh i sinqertë dhe i ndershëm në jetë, sepse koha nuk ndalon për të pritur që dikush të bëhet më i sinqet ose më i mirë.

Mungesa e diturisë, edukatës, pa siguria në vetëvetën, mungesa e sinqeritetit, ndershmërisë dhe vetëgënjeshtra apo ti gënjesh edhe tjerët, nuk të japin mundësi të ecish në trend me kohën dhe të hyn në valle së bashku me ta, të cilët zhvillohen, ndryshojnë e përparojnë sipas kërkesave të kohës.

Në nderin dhe në menqurinë tonë është të mos gënjehemi me xhepura, të cilave u ka skaduar koha dhe nuk i shërbejnë askujtë për të mirën e tyre gjatë jetës. Fatkeqësisht ende po gjallërojnë nëpër kokat tona xhepurat, të cilave u ka skaduar koha vite, dekada e shekuj me radhë. I juaj mësuesi Isë

“Zemra që është e pastruar, kurdoherë është e gëzuar”. N.F

Kjo thënje e urtë filozofike e shkrimtarit tonë Naim Frashëri është shumë bindëse, se kurë jemi të pastër nga brenda shpirtërisht e emocionalisht, jemi në gjendje të pranojmë dhe të përjetojmë gëzimin në mënyrë më të thellë, sepse shpirti e zemra e pastruar gjithmonë ka hapsirë, forcë, vullnet, dëshirë e dashuri për të pritur e përjetuar emocione pozitive në mënyrën më të pastër të mundëshme.

Mënyra për të pastruar zemrën dhe për ta mbajtur gëzimin, është të punojmë në ngritjen e vetëdijës sonë emocionale e shpirtërore dhe të kujdesemi vazhdimisht për shëndetin trupor, emocional, intelektual, moral e social, duke e ruajtë me kujdesë ekuilibrin shëndetësor të tyre. Po se bëmë këtë, kotë e presim një zemër të gëzuar.

Mund të zhvillojmë shprehinë e të menduarit pozitiv dhe aktiviteteve që na bëjnë të ndjehemi sa më mirë e sa më gëzushëm, si bërja e gjërave dhe aktiviteteve të cilat na kënaqin e na relaksojnë, kuptohet asnjëherë në dëmë të dikujt tjetër, as në dëmin tonë përsonal, por për të mirën e tjerëve dhe të mirën tonë. Çdo gjë me kujdesë e në masë të duhur.

Mund ta praktikojmë meditimin, shëtitjen në natyrë, ushtrimet fizike dhe lojna të ndryshme që na argtojnë e relaksojnë. Kuptohet të gjitha në masë të duhur, pa i dhën përparësi njërës apo tjetrës më tepër seq e meritojnë.

Lum ata që punojnë për një zemër të pastër, të lumtur e të shëndetshme përsonale e kolektive, sepse e ngrisin dhe e ndrisin vetëvetën dhe tjerët mes të cilëve jetojnë! I juaj mësuesi Isë

“Mos e lerë punën për pastaj, çdo kohë ka punën e saj”. N.F

Ky mesazh i Naim Frashërit përmes kësaj thënje të urtë sugjeron rëndësinë e kryejes së detyrave dhe përgjegjësive në kohë të duhur, pasi secila kohë ka momentin e vetë për ta krye një punë. Kjo thënje thekson rëndësinë e organizimit dhe planifikimit të rregullt për ti krye punët me sukses dhe për të shmangur pritshmëritë dhe vonesat që pengojnë të kryhen ato me rregull.

Është e rëndësishme të theksohet se punëve duhet tu japim përprësi të cilat janë më urgjente e më të rëndësishme të kryhen, krahasuar me ato që mund të jenë më pak të rëndësishme, duke i identifikuar e klasifikuar ato sipas rëndësisë së tyre që kanë. Ne duhet të sigurohemi që koha dhe burimet tona të përqëndrohen në atë punë apo detyrë që kanë më shumë ndikim dhe vlerë për arritjen e qëllimeve tona.

Nëse nuk i organizojmë dhe planifikojmë punët sipas rëndësisë së tyre, mund të hasim në vështirësi gjatë përfundimit të detyrave me sukses. Duke mos i dhënë përprësi detyrave që kanë më shumë rëndësi dhe ndikim, rrezikojmë që të humbaim kohë në punë të vogla dhe të mos arrijmë qëllimet kryesore. Organizimi dhe planifikimi i detyrave apo punëve sipas rëndësisë së tyre, ndihmon në përmirësimin e efikasitetit dhe arritjen e suksesit në mënyrë më efektive. I juaj mësuesi Isë

“Mendja pa dituri, nuk ka fortë bukuri”.N.F

Kuptimi i kësaj thënje të urtë është se, vërtetë një mendje pa dituri e njohje të mjaftushme, nuk mund të ketë thellësi e as bukuri të vërtetë. Nëse nuk kuptojmë ose nuk dijmë gjëra të rëndësishme, nuk mund të shohim thellësinë e tyre dhe nuk mund të zbulojmë bukurinë që mund të jetë fshehur në to.

Për të vlerësuar vërtetësinë dhe bukurinë e një gjëje, është e rëndësishme të kemi njohuri dhe edukatë të mjaftushme. Në realitet asnjëherë nuk mund të kemi njohuri dhe edukatë të mjaftushme për të vleësuar plotësisht vërtetësinë dhe bukurinë e gjërave të ndryshme.

Përparimi rreth njohurive, diturisë dhe edukatës, është një rrugë e vazhdueshme dhe sa më shumë mësojmë e zhvillohemi intelektualisht, emocionalisht, shpirtërisht, moralisht e kombtarisht, aq më shumë mund të arrijmë të kuptojmë dhe të vlerësojmë thellësinë dhe bukurinë që ekziston në botën tonë. Është një udhëtim i pafund, ku njohuritë tona rriten dhe ndryshojnë gjatë kohës.

Sa mirë do të ishte për ne, që këtë udhtim të pafund ta bënim duke lexuar e mësuar sistematikisht gjatë jetës! I juaj mësuesi Isë

“Mos e qesh fatzin, se e ç’nderon njerin. Mos zë në gojë asnjë njeri, përveç se me mirësi”. N.F

Thënja e parë e urtë e autorit në fjalë sugjeron të mos tallemi me fatin e zi të dikujt, sepse ky veprim përpos që është shumë i ultë, mund të shkaktoi edhe turp tek përsoni fatëzi.

Ndërsa thënja e dytë, nënkupton që nuk duhet të flasim për të keqën e dikujt, por të sillemi me mirësi dhe respekt ndaj tyre, duke treguar gadidhmëri që të solidarizohemi me ta, tu dalim ndihmë atyre që tu ndihmpojmë ti kapërcejnë krizat momentale, sepse edhe ne mund të provohemi me situata të tilla gjatë jetës.

Rrallë shpëton njeri apo hiq gjatë jetës, që nuk sprovohet me të liga, i cilli ka nevoj për solidaritetin e tjerëve për ti tejkluar ato. Këtë dukuri secili prej nesh duhet ta rikujtojm vëmendshëm sepse jemi shumë të ndërvarur në mes veti. I juaj mësuesi Isë

O vëllëzërit e mi shqiptar, tani o kurr, ka ardhë koha të reflektojmë unitet, respekt, mirkupim, vullnet, guxim e dashuri, në mbrojtje të atëdheut tonë, nga bishat e tërbuara pushtuse sllavo-greke! I juaj mësuesi Isë

“Fajet e tua po ti mendosh, njeri kurr s’do të qortosh”.N.F

Kjo thënje e thellë dhe e urtë na përkujton neve që nuk duhet të ngutemi në gjykimet tona ndaj të tjerëve, e cila na sugjeron, se në vend që të akuzojmë të tjerët për gabimet apo fajet e tyre, duhet të reflektojmë mbi vetën tonë që mos jemi të gatshëm të qortojmë pa u menduar mirë, kjartë e sinqerisht, sepse edhe ne nuk jemi të përkryer e pa gabime.

Pra kjo thënje e urtë thekson rëndësinë e vetëreflektimit dhe kujdesit të shtuar në mardhënjet me tjerët, që mos ti prishim ato pa shkas, duke u udhëhequr nga urrejtja, inati dhe xhelozia, të cilat pasqyrojnë brendinë tonë që e kemi humbur shpresën dhe besimin në vlerat tona, në mundësitë dhe zotësit për të konkuruar me vlera e jo me antivlera në raport me tjerët.

Ne si popull, nxitojmë apo jo, jemi ferr e të argumentuar kurë i gjykojmë tjerët dhe a i përmbahemi thënjes së urtë të Naim Frashërit? Nëse jo, ku na qon kjo veti e ultë njerëzore dhe sa shtrejtë e kemi paguar këtë vetij si komb shqiptar? I juaj mësuesi Isë

” Kurë e keqja mbërrin kulmin, paralajmron të kthehet në të”. N.F

Kjo thënje e urtë e N. Frashërit sugjeron se kurë një situatë negative apo një gjendje e keqe arrihet në pikën më të lartë të sajë, është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm sepse ka tendencë të përkeqësohet edhe më shumë e keqja. Pra kjo thënje jep një sinjal që tregon se gjërat mund të shkojnë më keq nëse nuk ndërmerren masa për t’i parandaluar apo për ti ndryshuar ato në kohë.

Sipas këtij mesazhi Naimjan është me rëndësi të madhe për ne, që të jemi proaktiv në trajtimin e situatave negative, përpara se ato të bëhen edhe më të këqija, siq na ka ndodhë shpeshëherë e po na ndodh nëpër periudha të ndryshme historike dhe tani.

Po nuk mësuam nga gabimet tona në të kaluarën, të kqijat edhe më të mëdha mund të na pëerseriten në të tashmën. I juaj mësuesi Isë

“Gruaja duhet të jetë më e edukuar se burri, sepse fëmijët së pari nga nëna e marrin arsimimin dhe edukimin”. N.F

Në pejsazhin tonë kulturor, ideja që gruaja duhet të jet më e edukuar se burri është një temë e diskutueshme. Disa njerzë mund të argumentojnë se një nivel i lartë i arsimit tek një grua mund të sjellë një ndryshim pozitiv në familje dhe në shoqëri, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë antarëve të familjes.

Ndërkohë, të tjerë mund të shohin barazi të plotë në arsimim midis gjinisë dhe besojnë se të dy partnerët duhet të kenë mundësi të barabarta për të arritur një nivel sa më të lartë të edukimit. Çështja e edukimit dhe rolit të tij në një mardhënje është një temë komplekse dhe varion në varësi të kulturës, besimeve dhe vlerave individuale.

Sipas mendimit tim, kjo barazi në pejzazhin tonë kulturor len për të dëshiruar shumë, sepse ende qëndrojmë largë kuptimit të koncepcionit të barazis së gruas me burrin ne shqiptarët. I juaj mësuesi Isë

“Zemres kjo gjuhë i është dhënë që ti thotë asaj të fshehtën. Këtë gjuhë e dëgjojnë dietarët, rrugënjohësit e dijës, zbulimtarët”. N.F

Këtu autori në fjaë thekson rëndësinë e zemrës në të kuptuarit e gjërave të fshehta dhe në të kuptuarit e thellësive të ndryshme. Në këtë kontekst, autori në fjalë e përshkruan zemrën si një organ që mundëson komunikimin me thellësitë e shpirtit dhe të vërtetave që nuk shfaqen hapur.

Sipas mendimit tim përsonal, në këtë thënje të urtë filozofike, po bëhet fjalë për intuitën që e posedojmë secili prej nesh, por pak e njohim dhe pak i besojmë të fshehtat e saj që naj thot ajo.

Dietarët, rrugnjohsit e dijës dhe zbulimtarët janë ata që dijnë ta dëgjojnë mesazhin e kësaj gjuhë të fshehtë zemre, të cilës i besojnë dhe e përdorin zakonisht, pamëdyshje mesazhin e saj, për të bërë zbulime të ndryshme shkencore, historike e kultuore, duke i zbuluar thellësitë e dijës dhe të vërtetat që ajo i përmbanë.

Kjo thënje e Rilindasit tonë, thekëson rëndësinë e ndjeshmërisë emocionale dhe intelektuale për të arritur njohuri të thella që mundësojnë për të kuptuar edhe më thellë fshehtësitë e botës natyrore, bimore, shtazore, për ti kuptuar fshehtësitë e botës njerëzore dhe botës shpirtërore të tyre. I juaj mësuesi Isë

“Gjuha kombin e bashkon dhe e ndriçon, e nxjerr nga errësira, shpirtin e mendjen e lartëson, vetitë i zbukuron, vetëdijën e lulzon, vëllazërinë e shton dhe miqësinë e shumëzon”. N.F

Përmes gjuhës njerëzit e shprehin vlerën e rëndësinë e unitetit, mirëkuptimit, tolerancës, bashkpunimit dhe humanizmit e solidaritetit dhe dashurisë mes veti. Përmes saj mundësohet ndriqimi i mendjes, ngritja e vetëdijes dhe edukatës, lartësimi e fisnikërimi i shpirtit dhe mendjes. Përmes saj lartësohen e zbukurohen vetitë e mira dhe vetëdia e një kombi. Përmes gjuhes shtohet vëllazërimi e bashkimi mes një kombi e mes njerëzve të botës dhe shumëzohet miqësia.

Anasjelltas përmes gjuhes, mund të ndodh edhe e kundërta e asaj që u përmend në thënjen e urtë të Naim Frashërit, sepse gjuha, shpërndan edhe helm, urrejtje, përqarje, hasmëri e vëllavrasje mes njerzëve, mes shqiptarëve, mes antarëve familjar e mes popujve të botës. Gjuha shpërndan xhelozi, mendjemadhësi, fyerje, përbuzje, amoralitet, banalitet e veti tjera të liga që e thelllojn errësirën në kokat e njerëzve të botës.

Gjuha e një kombi është mjeti kryesor për ruajtjen e traditave, historisë dhe kulturës së tij, duk e bërë atë një element thelbësor në qëndresën dhe zhvillimin e tij.

Lum ai përson, ajo familje dhe ai popull që gjuha e tij është e mbarsur, më shumë me shprehje e vetij të mira, e mjer ai përson, ajo familje dhe ai popull që gjuha e tij është e mbarsur, më shumë me shprehje banale e vetij të kqija! I juaj mësuesi Isë

“Zoti kombet i ka ndarë edhe gjuhët me kohë, pastaj u dha sy për të parë dhe mendjen që të njohë”. N.F

Me këtë thënje të urtë autori Naim Frashëri shpreh rëndësinë e madhe të përcptuarit dhe njohjes tek njerëzit, të cilat u mundësojnë atyre ta kuptojnë shejntërinë e kombit, gjuhës, zakoneve, traditës dhe kulturës së tij, duke ndjerë sa më thellë vlerën dhe rëndësinë e atdheut, pa të cilin nuk ka vlerë liria, puna, edukata, dituria as jeta.

Kjo thënje e urtë Naimjane na vetëdijson se për të ruajtur identitetin dhe lirinë e një kombi, është e nevojshme që ta vleësojmë lirinë e atdheun dhe ti mbrojmë ato me çdo kushtë, sepse liria, atdheu dhe jeta nën robëri nuk na duhen. I juaj mësuesi Isë

“E mira të lartëson, e liga të turpëron”. N.F

Kjo thënje e urtë e autorit në fjalë, është një shprehje që vjen nga pejsazhi kulturor i traditës shqiptare, e cila nënkupton se sjellja e mirë dhe veprimet pozitive e ngrisin imazhin dhe vlerën tënde në syt e të tjerëve. Ndërsa sjellja e kundërt jo e mirë, të bënë të ndjehesh i turpëruar, nëse ke sado pak turp dhe të zvoglon vlerën tënde në shoqëri, nëse ke sado pak vlerë.

Këto dy thënje të urta, të Rilindasit tonë, paralajmrojnë opinionin shqiptar e më gjërë, se cilat sjellje ua ngrisin imazhin dhe vlerën e tjerëve, që i bëjnë të krenohen me to, e cilat ua ulin imazhin dhe vlerën e tyre, që i bëjnë të ndjehen të turpshëm?!

Athu tek cilat sjellje bëjnë pjesë shqiptarët, më shumë tek sjelljet që ua ngrisin imazhin dhe vlerën e tyre, apo tek ato që ua ulin? I juaj mësuesi Isë

“Për çdo gjë që ke dëshirë, mos mendo që është e mirë”. N.F

Vetëm pse dëshirojmë diçka, nuk do të thot gjithmonë që ajo është gjëja më e mirë për ne. Kjo thënje e urtë e poetit tonë të madh sugjeron, se është e rëndësishme të kemi kritikë ndaj dëshirave tona dhe të mendojmë për pasojat e mundëshme para se të vendosim ti realizojmë ato.

Dëshirat tona mund të jenë të pafundëshme, por nuk janë të gjitha të drejta dhe të ndershme për tu realizuar ato. Është e rëndësishme të kemi kritikë ndaj tyre dhe të vendosim prioritetet bazuar në vlerat dhe standartet tona përsonale për të bërë zgjedhje të qëndrueshme dhe të drejta. Pa i menduar mirë dëshirat tona, gabojmë shumë nëse i realizojmë ato vetem pse kemi dëshirë për to. I juaj mësuesi Isë

“Gruaja është mëmë e fëmijës, është zonjë e shtëpisë dhe kreui i shoqërisë”.N.F

Gruja është vërtetë dhe duhet të konsiderohet e të respektohet si mëmë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe kreui i shoqërisë për shkak të rolit të rëndësishëm dhe ndikimit të sajë në familje dhe shoqëri. Si nënë ajo është përgjegjëse për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, duke ofruar dashuri, mbështetje dhe udhëzim për ta. Në shtëpi ajo është përgjegjëse për organizimin dhe mirëqenjën e familjes. Ndërkohë, si pjesë e shoqërisë ajo mund të luajë një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave dhe normave të mira në komunitet. Kështu, këta tituj e role të femrës që i përmendëm më lartë tregojnë rëndësinë dhe ndikimin e gruas në strukturën familjare dhe shoqërinë në përgjithësi.

A i kemi ofruar kushte të volitshme e të barabart, si familje dhe si shoqëri femrës shqiptare, që ti kryej përgjegjësitë e saj si duhet e sa më profesionalisht mes kombit shqiptar…? I juaj mësuesi Isë

“Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë”. N.F

Puna e ka krijuar njeriun e ka zhvilluar, socializuar, humanizuar dhe e ka bërë zotrues të mirave që naj ka dhuruar natyra gratis. E ka bërë vigjilent të përshtatet dhe të mbrohet nga të reshurat atmosferike, nga vërshimet, stuhitë dhe acaret e ndryshme që ndodhin sipas stinëve. Të mbrohet nga egërsirat dhe e ka bërë të aftë ti pëtmirësoi standardet e të jetuarit dhe të banuarit, të bashkpunoi me tjerët dhe ti ndaj të mirat sëbashku me ta. Ka ndërtuar institucione të ndryshme ekonomike, shëndetësore, arsimore e juridike dhe institucione mbrojtës të atëdheut të kufijëve të tij, ka bërë shtet për të krijuar rend e rreguull, drejtësi e barazi dhe i mbetet edhe shumë obligim të punoi e të përparoi sistematiksht për ti eliminuar t’metat dhe zavendësuar ato me pëparësi. I juaj mësuesi Isë

“Sa e vlerësoni kombin tuaj, aq ju vlerëson një i huaj”. N.F

Atëherë sipas kësaj thënje të urtë të Rilindasit tonë Naim Frashëri, po i bie, se ne shqiptarët, vequar disa prej tyre, pak e paskemi vlerësuar kombin tonë nëpër periudha të ndryshme historike e pak po e vlerësojmë edhe tani, që na kanë vlerësuar e po na vlerësojnë kaq pak të huajt, sidomos Europa! Këto vlerësime aspak të drejta e aspak të mëshirshme e humane dhe aspak njerëzore nga të huajtë, sidomos nga Europa, që u doli krah e po u del fqinjëve tanë pushtues sllavo-grek ortodoks, në dëm të kombit shqiptar dhe në dëm të teritoreve të tij, po dëshmohen edhe tani! I juaj mësuesi Isë

03. 08. 2024

Injoranca dhe arroganca janë dy dukuri negative mes një shoqërie të caktuar. Injoranca përfshinë mungesën e dijës, kuptimit, njohjes ose mungesën e vlerësimit të rëndësisë së një qështje, dukurie apo procesi. Ndërsa në anën tjetër arroganca përshinë ndjenjen e tepërt të vetvlerësimit që nuk është e vogel mes nesh dhe mungesën e rspektit ndaj të tjerëve. Këto dy dukuri negative janë shpesh të lidhura mes veti, pasi një përson, grup sosh, një kolektiv apo shumë sosh si injorantë mund të shfaqin sjellje arrogante për ti fshehur mangësitë e dijes së tyre.

Injoranca dhe arroganca janë prezente në shumë shoqëri, ashtu edhe në shoqërinë tonë, të cialat mund të shkatojnë tensione e konflikte në mardhënjet mes njerëzve e mes shoqërive të ndryshme. Për ta amortizuar këtë dukuri negative, është e domosdoshme dhe e rëndësishme të promovojmë sa më parë respektin, dijen e mirëkuptimin, mes njeëzve e mes shoqërive të ndryshme, për ta zvogluar sa më shumë ndikimin e dukurive negative të injorantëve dhe arrogantëve.

Edukimi, arsimimi e komunikimi i hapur dhe përkushtimi për të mësuar nga njëri tjetri dhe për të aplikuar përvojen e njëri tjtrit, mund të ndihmojnë në zvoglimin e injorancës dhe arrogncës që e posedojmë, si dy procese negative të cilat i sjellin dëme të mëdha individit, familjes, institucioneve të ndryshme shoqërore e private, shoqërisë, shtetit dhe kombit në përgjithës, për të cilët bëhet fjalë, duke i shkatërruar mardhënjet mes tyre përmes përhapje së energjisë negative, urrejtje, përqarje e hasmëri, në dëm të respektit, mirëkuptimit, tolerancës e bashkpunimit.

Lexusi im i dashur tani analizo vet përmes gjykimeve e konkludimeve, që të vish tek konkluzioni, ka apo nuk ka injorancë e arrogancë mes shoqërisë shqiptare, duke u nis prej individit, grup sosh, familjes, kolektiveve, politikanëve dhe shtetit. I juaj mësuesi Isë

“Për të korrur duhet mbjellur, për të trashëguar duhet punuar”. N. F

Çka e sa po mbjellim ne shqiptarët, për të korrur dhe sa po punojmë për të trashëguar? E kemi kuptuar ne apo jo, thellësinë filozofike të kësaj thënje të urtë Naimjane? Nëse e kemi kuptuar, atëherë pse jemi ende të varfur? Po korrim fryte apo therra e barishta të egra nga farat që kemi mbjellur? Po trashigojm më shumë të mira apo të kqia, nga punët që po i bëjmë? I juaj mësuesi Isë

“Ska në jetë njeri më të ligë se tradhtari i kombit dhe i mëmdheut”. N.F

Si nuk iu hoqen qafe atëdheut dhe kombit shqiptar, shekuj e shekuj me radhë tradhtarët, zhvatësit, të korruptuarit, nepotistët, organizatoret e krimit ekonomik, shëndetësor, arsimor, juridik, kuislingët dhe tregtarët që i qitën dhe po i qesin në treg pjesët e atdheut tonë për lëverditë e veta përsonale dhe për favore të fqinjëve tanë pushtues sllavo-grek ortodoks, të cilët i ka favorizuar e po i favorizon Europa plakë e shelafe?! Deri kurë do ta bartim këtë barrë tradhtie mbi supet tona ne shqiptarët?!