10. 08. 2024
“Gjuha kombin e bashkon dhe e ndriçon, e nxjerr nga errësira, shpirtin e mendjen e lartëson, vetitë i zbukuron, vetëdijën e lulzon, vëllazërinë e shton dhe miqësinë e shumëzon”. N.F
Përmes gjuhës njerëzit e shprehin vlerën e rëndësinë e unitetit, mirëkuptimit, tolerancës, bashkpunimit dhe humanizmit e solidaritetit dhe dashurisë mes veti. Përmes saj mundësohet ndriqimi i mendjes, ngritja e vetëdijes dhe edukatës, lartësimi e fisnikërimi i shpirtit dhe mendjes. Përmes saj lartësohen e zbukurohen vetitë e mira dhe vetëdia e një kombi. Përmes gjuhes shtohet vëllazërimi e bashkimi mes një kombi e mes njerëzve të botës dhe shumëzohet miqësia.
Anasjelltas përmes gjuhes, mund të ndodh edhe e kundërta e asaj që u përmend në thënjen e urtë të Naim Frashërit, sepse gjuha, shpërndan edhe helm, urrejtje, përqarje, hasmëri e vëllavrasje mes njerzëve, mes shqiptarëve, mes antarëve familjar e mes popujve të botës. Gjuha shpërndan xhelozi, mendjemadhësi, fyerje, përbuzje, amoralitet, banalitet e veti tjera të liga që e thelllojn errësirën në kokat e njerëzve të botës.
Gjuha e një kombi është mjeti kryesor për ruajtjen e traditave, historisë dhe kulturës së tij, duk e bërë atë një element thelbësor në qëndresën dhe zhvillimin e tij.
Lum ai përson, ajo familje dhe ai popull që gjuha e tij është e mbarsur, më shumë me shprehje e vetij të mira, e mjer ai përson, ajo familje dhe ai popull që gjuha e tij është e mbarsur, më shumë me shprehje banale e vetij të kqija! I juaj mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!