Sa me shume qe jemi te pa sigurte me veteveten, aqe me shume e shkaterrojme aftesine tone, per te krijuar raporte te mira ne mes njerezve. Aftesite e ulta per te krijuar raporte ne mes njerezve,na bejne te mbyllemi ne vetevete dhe te krijojme bindje se nuk jemi interesant per tjeret.Pasiguria na shqeteson tej mase,shpeshehere pa kurrfar arsye se si dukemi e cfare pershtypje leme tek tjeret,duke na bllokuar tersisht qe edhe ne te japim dicka nga vetja. Krijimi i nje atmosfere te tille na bene te ndjehemi te vecuar nga tjeret,te percmuar dhe te padeshirueshem nga ata.Shkurt te shemtuar fare.
Kjo e kece mund te na ndodhe per shkak te deformimit te kendeveshtrimeve tona ndaj vetevetes dhe tjereve.Veten e shiqojme nga kendi i inferioritetit,ndersa tjeret nga kendi i superioritetit,nene prizmin e deformuar te kendeveshtrimit e cila mund te ndodhe edhe anasjelltas.Me nje fjale veten e konsiderojme pa asnje vlere gati te shemtuar fare,e tjeret pa asnje te mete gati te madherishem tersisht.
Keto kendeveshtrime jane te deformuara dhe duhet ti largojm sa me pare,sepse ne nuk jemi te shemtuar tersisht dhe pa asnje vlere,po ashtu edhe tjeret nuk jane te madherishem tersisht dhe pa te meta fare.Secili personalitet,kush me pak e kush me shume i ka te metat dhe vlerat apo perparesite e veta.Per ti eliminuar te metat qe i posedojme dhe per ti vuar ne skene perparesite apo vlerat qe kemi,duhet eliminuar sa me pare kendeveshtrimet e deformuara per veten dhe per tjeret.Pasi ta bejme kete, i japim shanse vetit qe ne menyre graduale t’i eliminojme t’metat tona dhe t’i perforcojme perparesite duke i vuar ne skene jetesore qe secili prej nesh i posedojme.Po nuk i vuam perparesite ne skene qe te udheheqin me neve,do te na udheheqin te metat tona.
Duhet kujdes i shtuar ne kete qeshtje nga secili prej neve. Kure bindemi qe edhe ne i kemi vlerat tona,behemi te sigurte ne vetevete dhe me nje siguri me te madhe i permiresojme dhe i humanizojme mardhenjet me tjeret gjithnje e me shume,pa te cilat nuk do te kete jete te sukseseshme e te lumtur.Pasiguria gjithnje e me shume na bene xheloz ne raport me tjeret,izolohemi dhe nuk bashkepunojme me ta,aftesite tona profesionale kufizohen gjithnje e me shume dhe nuk perparojne fare,e cka jo tjeter edhe pse posedojme shume aftesi te mrekullueshme secili prej nesh.Nga kjo pasiguri fillojne te shfaqen edhe deformime te ndryshme ne raport me tjeret,si psh:fjalori fyes,kercnuaes,urrejtes e perqmues,dyshimi dhe pabesija ne tjeret,revolta e hakmarrja ndaj tyre,injoranca dhe mosperfillja totale duke shkaterruar cdo raport me tjeret. Mbrenda secilit personalitet gjenden dy persona,i madherishmi dhe i shemtuari.
Nese e perkrahim te madherishmin,te madherishem do te behemi.Nese e perkrahim te shemtuarin,nuk do te behemi tjeter perpos te shemtuar.Sado qe nuk e perkrahim publikisht personin e shemtuar,hija e tije vazhdimisht na ndjeke pas dhe na frikesone perhere duke na bere te pasigurte dukja e tije ne publik.”Hija eshte ajo qe nuk duam te jemi,por kemi frike se jemi” per te cilen ndjehemi shume te turperuar.
A ka turp me te madhe apo shemti me te madhe se sa ta shprehish veten tersisht si mashtrues,vjedhes,rrenacak,vrases,amoral,dhunues,alkoholist,trafikant i substancave narkotike, trafikant i qenjeve njerezore, abuzuaes me lirine e tjereve, me pasurine e tyre, me pasurine kombetare e shtetnore,ta shprehish veten si njeri i grupacioneve dhe korrupcionit. Vertete turp e shemti me te madhe nuk ka.
A ka madheshti me te madhe se sa ta shprehish veten, permes punes e djerses,permes dijes, respektit, dashurise, drejtesise, humanizmit, moralit, atedhedashurise dhe sacrifices per te.Vertet madheshti me te madhe nuk ka. E lus lexusin t’im te dashur qe ta shprehe veten, me shume permes virtyteve te madherishme njerezore,e sa me pak apo hiqe fare permes veseve te shemtuara,nese done ta kete nje jete te lumtur,te qete e sa me te sukseseshme.
Qetesia shpirterore eshte shume e qmueshme per secilin,sepse na bene te ndjehemi ne harmoni me veteveten,familjen,rrethin ku jetojme e punojme dhe me boten mbare. Mendimet negative e asgjesojne tersisht ndjenjen e qetesise shpirterore,duke i verejtur vetem ato gjera,procese dhe fenomene natyrore,shoqerore e shpirterore qe nuk po ecin drejte e nuk jane ne rregull.Kjo menyre e te menduarit na e merre shpresen per ta bere nje jete me te mire, duke na e shtuar gjithnje e me shume urrejtjen per veten e per tjeret,duke na mbushe me paragjykime per cdo gje e per cdo kende.Me nje fjale kjo menyre e te menduarit na bene te shqetesuar tej mase edhe per gjerat qe nuk ia vlene te shqetesohemi fare. Nene ndikimin e mendimeve negative,zvoglohet kthjelltesia e ndijimeve dhe perceptimeve tona rrethe gjerave,proceseve,dukurive dhe fenomeneve natyrore,shoqerore,personale dhe shpirterore.Zvoglohet aftesia e mendimeve te verteta e te sakta pozitive,duke u larguar gjithnje e me shume prej gjykimeve dhe konkludimeve te argumentuara,me nje ecje marramendese drejte paragjykimeve.
Mungesa e kthjelltesise se ndijimeve,perceptimeve,mendimeve,gjykimeve dhe konkludimeve,e shnderrone cdo gje ne krize e cila krijone gjithnje e me shume shqetesime shpirterore,duke na zvogluar vazhdimisht durimin e tolerancen per perballimin e krizave.
Jeta e lumtur konsiderohet e pamundeshme, fillim e mbarim dhe nje luks per nje pakice te vogel njerezish. Nese perfshihemi nga kjo gjendje psikike, tek ne, perhere ekziston nje problem t’merrues, qe na terheke vemendjen dhe nuk na lene fare te qete shpirterisht,duke e shnderruar nje model te perhershem krizash. Nuk duhet harruar kurre se fuqia e mendimeve negative eshte shume me e madhe, se sa fuqia e mendimeve pozitive.Per kete arsye terhiqemi shume me lehte ne fushen e mendimeve negative,se sa ne fushen e mendimeve pozitive.Nese e kemi parasysh kete dukuri te mendimeve tona, e kemi shume me lehte ta ndryshojme stilin e te menduarit nga ai negativ,ne ate pozitiv.
Mundesia e vetme per te menduar pozitivisht,eshte mbeshtetja ne procesin psikik te mirnjohjes dhe falenderimit si procese madhore te mendimeve pozitive te cilat na mundesojn te kuptojme dhe na lidhin me burimin e pa shterrshem te te mirave qe naj ofron kjo gjithesi e mrekullueshme e cila kontrollohet nga nje dore e shejte dhe e plotefuqishme qe eshte e barabart per te gjithe.Asnje mendim i yni nuk e ka kete force te mrekullueshme, te naj ofroi gjitha keto te mira te pafundme, qe na presin miqesisht rrethe e per qarke nesh.Vetem mendimet tona negative na bejne te pa mundeshme lidhjen miqesore me kete miqesi kaqe te madhe e te shejte.
Nese e perdorim mirenjohjen dhe falenderimin si procese madhore psikike,nuk na mbetet kurre pa i vlersuar mundesite e pafundeshme dhe shume te vlefshme per jeten, qe naj ofrojne kembet dhe duarte tona,syte e veshet,goja,buzet dhembet e gjuha,fyti e lukthi,mushkerite e zemra,gjaku e truri,muskujt e eshtrat,sistemi nervore ne pergjithesi e gjendrrat endokrine ne vecanti.Merrni me mende se cfare pasurie e pafundme na eshte dhuruar secilit qe ta perdorim per te miren e jetes sone.Vetem mendimet negative nuk na lene te jemi mirenjohes e falenderues, ndaj kesaj mrekullije te pafundeshme qe na eshte dhuruar gratis.
Do te ishim te mjere nese nuk jemi mirenjohes edhe ndaj rrezeve te diellit,ajrit,ujit dhe tokes te cilate jane burim i pashterrshem per jeten tone me te mire e me te lumtur dhe per jeten e botes shtazore e bimore.Merre me mende se sa te pa fuqishem apo sa hiqe fare, do te ishim pa keto mrekulli te shejta, qe naj ofrojne gjitha te mirat e kesaje bote.Mirenjohja e falenderimi si fenomene te madherishme psikike,na mundesojne fare lehte lidhjen e pandashme me burimet e pashtershme qe jane rrethe e rrotull nesh dhe brenda trupit tone qe e presine fuqine madhore te menqurise sone ti vejne ne jete te gjitha ato te mira te pashterrshme qe i keme ne dispozicion per nje jete sa me te mire e sa me te lumtur.Po u mbeshtetem ne fenomenin psikike te mirnjohjes dhe falenderimit ndaj te mirave te pa fundme qe naj ofron gjithesia,nuk ka vende aspak per shqetesime,brengosje dhe stresim kronik ne shpirtin tone gjate jetes.
E lus fuqishem lexusin t’im te dashur qe ta zhvilloje sa me shume tek vetja procesin psikik te mirenjohjes dhe falenderimit,ndaj miresive te pafundme qe naj ofron burimi i pashtershem i cili eshte krijuar prej nje dore te shejte e te plotefuqishme te te lumit Zot.