31. 03. 2017

Vëmendja e përqendruar në ato gjëra që i dëshirojmë dhe durimi për ti arritë ato, vërtetë na jep forcë, guxim, vullnet, dashuri, dëshirë, guxim, forcë dhe menquri për ti realizuar sa më parë e sa më lehtë gjerat që i deshirojmë dhe ia kemi vuar vetit qëllim ti arrijmë. Në të kundërten gjërat me vlerë nuk arrihen dot.

I pavëmendshmi dhe i padurueshmi ka sy, por nuk sheh, ka vesh por nuk dëgjon, ka mendje por nuk kupton, sepse i mungon përqendrimi i vëmendjes, durimit, përkushtimit, vullnetit, guximit, dashurisë dhe kuptimi i asaj që e dëshirojm. I mungon forca për ti ndryshuar gjërat që mund ti ndryshoi dhe duhet ndryshuar, i mungon gadishmeria për ti pranuar ato gjëra që nuk mundet ti ndryshoi. I mungon menquria për ta njohur e kuptuar atë ndryshim që don ta bëj.

Sa më shumë e përforcojmë idenë që e kemi në mendje dhe durimin e arritjes së qëllimit tonë kryesore të idesë së përforcuar, aqë më shumë do të kemi vëmendje të përqëndruar dhe durim të përkushtuar, për ti mposhtur pengesat dhe vështirësitë që na dalin para.

Si do qoft, këto dy procese psikike mendore, emocionale e motivuse duhet kontrolluar e menagjuar me kujdes të madhe drejtë qëllimit të përcaktuar, derisa të realizohet ai. Pa vëmendje të përqëndruar dhe pa durim të përkushtuar na mungon, vullneti, guximi, dëshira, dashuria, mequria dhe kuptimi i asaj që e dojmë, pa të cilat nuk arrihen kurr gjërat e mëdha, te vlefshme e të dëshiruara gjatë jetës.

I juaj, mësuesi Isë

29. 03. 2025

Përbërsit themelor të botës sonë të brendëshme, janë: Mendja, mendimi, të menduarit, intuita imagjinata dhe fantazia. Janë vetëdia, vëmendja, kujtesa e harresa. Janë emocionet, motivet, dëshira, vullneti, guximi, shpirti dhe dashuria.

Përbërësit themelor të botës sonë të brëndëshme, janë devotshmëria, durimi, solidariteti, sinqeriteti, adhurimi, urtësia, menquria, vlerësimi, mirënjohja, frika dhe trimëria. Janë shakaja,, satira, humori, bujaria, vetëmohimi, dhënja pëprparësi tjetrit, altruizmi dhe egoizmi.

Janë nervoza, hidhërimi, pikëllimi, pesimizmi, optimizmi, butësia, egërsia, inati, urrejtja, hasmëria, përqarja, xhelozia, uniteti, miqësia, patriotizmi, tradhtia, amoraliteti, dinakëria, cinizmi, pabesia, dyftyrësia dhe gënjeshtra etj.

Kjo botë e brëndëshme njerëzore është e mirë, atëherë kurë dominojnë në brendësinë e sajë faktorët progreiv në raport me faktorët regresiv. Bota në fjalë është botë jo e mirë kurë dominojnë faktorët regresiv në raport me ata progresiv.

Qelsin e faktorëve përbërs të botës sonë shpirtërore e kemi në duarë tona, që ti favorizojmë sa më shumë faktorët themelor progresiv të përbërjes së botës sonë të brendëshme, për ndyshe do të dominoi mbi ne regresiviteti.

Herave tjera mundësishtë do të flas për secilin faktor themelor të botës sonë të brendëshme, pozitivitetin dhe negativitetin e tyre.

I juaj mësuesi Isë

28. 03. 2023

Ilaqi më i mirë për shërim e parandalim të shqetësimit, stresit, nervozës, inatit, urrejtjës, xhelozisë, frikës, smundjëve dhe përballja burrërisht me armikun, dashakqijtë e ndryshëm dhe përballja me situata të vështira, është humori, satira, sarkazma, buzëqeshja, kënga dhe lufta me ta për ekzistencë, kurë e lyp situata, e jo të na rrokë frika, zbehja, qyqarllaku, lemëria dhe shtangëja!

Ilaqe të tilla preferohen edhe kurë përjetojmë situata të vështira e të rrezikshme, sepse ato na bëjnë të lumtur, na japin vullnet, vendosmëri, guxim, na shtojnë energjinë në trup, qëndrushmerinë dhe menqurinë për fitore. Pra humori, satira, sarkazma e buzqeshja është balsam apo lëngë shërues i trupit, shpirtit, emocionëve, mendjës dhe veprimëve tona!

Për këtë populli ynë ka thënë: ” Vaji i burrit është kënga e buzqeshja”!

Për qudi, buzqeshja, humori, satira e sarkazma e kryeministrit tonë Kurti, po i pengon disa intelektual, akademik, poetë, shkrimtarë, opozitarë, gazetarë, analistë e politikan, edhe pse këto ilaqe sheruse janë e mira e të gjithë atyre që i ka përfshi subjektivizmi, egoizmi, shkurtpamësia, lakmia, kariera, urrejtja, xhelozia, smira, inati, korrupcioni, nepotizmi, krimi i organizuar në ekonomi, shëndetësi, arsim, drejtësi, prokurori, gjykata e ku jo tjetër?! Mallkuar qofshin!

I juaj mësuesi Isë

27. 03. 2020

Dita ditës po përhapen dukuri të ndryshme negative në trojet shqiptare, nga kryeneqësia, shkurtpamësia, injoranca dhe lakmia e niveleve më të ulta njerzore të politikanëve tanë dhe përkrahsëve të tyre!

Përkrahsit e tyre që gjendën në ballë të mjetëve informative, po e zhveshin tërsisht e tmerrësishtë përsonalitetin e vetë të shumfishtë dhe po dëshmojnë, se sa të njëanshëm janë, se sa po e shkelin etikën e gazetarit dhe analistit, sepse u mungon fare atyre etika, të cilët shkelin me dy këmbët mbi të vërtetën për të cilën flasin.

Si politika e politikanët tanë, si mjetët e informacionit, si gazetarët dhe analistët që i mbullojnë ato me informacione, analiza politike, e këshillime, katërcipërisht po e dëshmojnë vetën, se sa të pakurriz, e butak janë, se si po udhtojnë së bashku me politikanët, në të njëjtin binar kundër interesave të vendit.

Kundër unitetit politik dhe po nxisin përqarje, urrejtje, hasmëri e vëllavrasje, mbi baza politike, fetare e regjionale, duke trilluar etiketime të ndryshme, për ti mbuluar synimet e veta djallëzre që ti mbrojnë interesat personale dhe pashallyqet qe i kanë krijuar në dëm të interesave të popullit dhe shtetit të Kosovës.

Kjo e keqe kaq e madhe, që po na sillet rreth e perqark trupit tonë, në vend që të demoskohet, të luftohet dhe të pengohet me të gjitha mjetët nga secili prej nesh, po neglizhohet, po fshihet e po maskohet dhe po injorohet, në radhë të parë nga politikanët tanë.

Në radhë të dytë, nga sherbtorët e tyre që i kane uzurpuar mjetët tona të informacionit, të cilët po e shantazhojnë popullin me lansimin e të pavëtetave që i mbështesin në këndvështrimet e tyre, tërsisht për interesa përsonale dhe klanëve të ndryshme politike.

Në radhë të tretë edhe populli po i ndihmon këtij realiteti të hidhur me heshtjen e vetë.

I juaj, Mësuesi Isë

26. 03. 2021

Nuk mund ta ndryshojmë vetëvetën dhe realitetin mes të cilit jetojmë, me mendime, bindje, besime, pikëpamje, sjellje e veprime të njëjta, të cilave u ka skaduar afati i përdorimit, sepse ato prodhojnë zgjedhje e zgjidhje të njëjta, sjellje, veprime, përvojë dhe ndjenja të njëjta, duke na impunuar të mbyllemi në labirinthin e më parshëm.

Sipas hulumtimeve shkencore psikologjike është ardhe ne perfundim se:” ne jemi krijesa të prirjeve e të shprehive. Në kokën tonë sillën rreth 70 mij mendime brenda një dite, ku 90% e tyre janë të njëjta, me ato të para një dite dhe i bëjmë të njëjtat sjellje e veprime, të komanduara si me autopilot”.

Pra duke i menduar të njëjtat mendime, bindje, besime e pikëpamje, edhe zgjedhjet e zgjidhjet nuk mund ti bëjmë ndyshe, por të njëjtat sipas përmbajtjes së tyre, të cilat na kushtëzojnë ti bëjmë edhe sjelljet e veprimet tona gjatë jetës, edhe përvojën edhe ndjenjat e njëjta.

Ndjenjat e njëjta nuk kanë mundësi të prodhojnë mendime, bindje, besime, pikëpamje, sjellje, shprehi e shkathtesi tjera të ndryshme, por vetëm një përseritje e pandryshueshme e realitetit përmbajtësor të tyre që e frenojnë zhvillimin e personalitetit dhe karakterit tonë që e posedojmë.

Është mëse e kjartë, se përsonaliteti dhe karakteri ynë përbëhet nga mënyra përmbajtësore e mendimëve, bindjëve, besimëve, pikëpamjeve, ndjenjave, shprehive, shkathtësive, sjelljeve e veprimëve tona, të cilat na bëjne skllav të realitetit të njëjtë, të cilin vetë e krijojmë, pa kurrfar risie e ndryshimi.

Pra, ne si përsonalitete e karaktere, atëherë kurë bëjmë përpjekje ti përqafojmë mendimet, bindjet, besimet dhe pikepamjet e reja, të cilat prodhojnë, edhe sjellje e veprime të reja, pashmangshëm do ta krijojmë një realitet të ri, për të tashmen e të ardhmen tonë, duke ndryshuar sistematikishtë, edhe vetën si një përsonalitet e karakter që ecën guximshem në hap me kohën dhe në hap me kërkest e tregut bashkohor.

I juaj, mësuesi Isë

25. 03. 2024

Me qenë i lumtur e kranar gjatë jetës, me asnjë kusht nuk duhet lejuar vetit avanturat e mbushura përplot vepra të liga, që u shkaktojnë dëme e shqetësime tjerëve. Vepra të liga i ka kualifikuar bota njerëzore gënjeshtrat e mashtrimet, për përfitime përsonale, në dëm të atyre që gënjehen e mashtrohen, duke u besuar gënjeshtarëve të mashtruesëve. Nuk bëjnë lum kurrë në jetë dhe nuk ndjejnë krenari para botës e para Zotit, gënjeshtarët dhe mashtruesit, pos ndjenjës së turpit dhe frikës për pasojat që mund tu ndodhin nga të gënjyerit e të mashtruarit dhe nga Zoti.

Të jesh i pabesë e amoral në dëm të tjerëve, për dëfrime e kënaqësi rasti, manifeston ligësi, dobësi, cektësi, aspak menquri, aspak njerëzishmëri, që e posedon brenda botës tënde shpirtërore, emocionale, intelektuale, morale e njerëzore. Ai që posedon besë e moral njerëzor, me asnjë kushtë nuk ia lejon vetit këtë marre, turp e pabesi, ta ushtroi në dëm të tjerëve, përkundrazi u del në mbrojtje të dëmtuarëve, duke i udhëzuar që mos të bijnë viktimë e atyre që nuk kanë besë e moral njerëzor. Të jesh i pabesë dhe amoral, nuk do të ndjehesh kurrë krenar, pos i turpëruar dhe i frikësuar nga veprat tua të liga. Të posedosh besë e moral njerëzor, krenaria do të përcjellë gjatë gjithë jetës.

Tradhtarët, vrastarët dhe të korruptuarit janë kategoria më e ultë që bëjnë pjesë në mesin e njerëzve, ku veprat e tyre kriminale i sjellin dëme të mëdha atdheut, shtetit dhe popullit, aty ku jetojnë e veprojnë ata. Veprat e tradhtarëve, vrastarëve dhe të korruptuarëve nuk u sjellin atyre kurrë në jetë lumturi, gëzim, rehati e krenari, pos shqetësim, anth, frikë e turp mes tjerëve. Tradhtarëve, vrastarëve e të korruptuarëve, shpesh u ka përfunduar jeta ose me vrasje, ose në burgje, pa e përjetuar lumturinë, qetësinë, rehatinë e krenarinë për asnjë qast të jetës së tyre, sepse nuk ka rehati, lumturi, gëzim e krenari, duke e dëmtuar jetën e tjerëve, duke i vrarë ata ose duke ua rrëmbyer pasurinë.

Të jesh altruist, humanist, social, moral, kombtar, atdhetar, dietar, nuk i lejon vetit kurrë, ti posedosh vetitë e egoistit, gënjeshtarit, mashtruesit, të pandershmit, të korruptuarit, tradhtarit e vrastarit dhe do të jetosh i lumtur gjatë gjithë jetës edhe krenar!

I juaj mësuesi Isë

24. 03. 2025

Në jetën e përditshme, shumica prej nesh mund ti ngatrrojmë mes veti, termat në fjalë, gjatë përdorimit të tyre, për shkak të mos kuptueshmërisë së drejtë të dalllimit që e posedojnë njëri mes tjetrit. Ky ngatrrim na sjellë probleme të mëdha gjatë zgjidhjes së situatave problemore që na dalin para si pengesë gjatë jetës.

MENDJA është aftësi për të menduar, për të ndjerë e për të përjetuar. Sa më i lartë të jetë zhvillimi i mendjes, aqë më e madhe është aftësia e sajë, për të menduar drejtë e sakt, për të ndjerë thellë e shpirtnishtë etikën njerëzore, punën, humanizmin , solidaritetin ndaj tjerëve, bashkpunimin e tolerancën mes tyre dhe patriotizmin ndaj atdheut dhe lirisë.

MENDIMI është proces i të menduarit, i formimit të ideve, i gjykimit dhe konkludimit. Pa këtë proces mendor nuk kemi kurrfar mundësie të formojmë ide të ndryshme, të kjarta, të thella, vizionare e të pasura shumë në brendinë e tyre përplot vizion. Të formojmë gjykime të drejta, të sakta, duke iu larguar sa më shumë paragjykimeve dhe thash e themeve të pa argumentuar, për të ardhë deri tek një konkludim i saktë e përmbajtësor.

TË MENDUARIT është veprim i përdorimit të mendjës, për të përpunuar sa më drejtë informcionet që i marrim për një kohë të caktuar, gjatë zgjidhjes së problemeve që mund të na ndodhin në momente të caktuara dhe për të marr vendime të duhura që ti zgjidhim problemet të cilat na dalin para në një situatë të caktuar. Pra, edhe pse dallojnë mes veti këto procese mendor, janë të lidhura njëra me tjetrën si mishi me kockën dhe janë të pandashme gjatë funksionimit të tyre.

I juaj mësuesi Isë

23. 03. 2019

Në Serbi, Shqipëri, Kosovë dhe në ballkanin perëndimor, në ballë të këtyre lojnave djallëzore, fashizoide e gjenocidale gjendën, prisit politik të Serbisë, Shqipërisë dhe Kosovës, ku sipas apetitëve të Rusisë, permes “Open Ballkanit” serbo-ruso ortodoks, synojnë ta ndajnë Kosovën mes Serbisë e Shqipëris dhe ta zhbëjnë tërsishtë shtetin e Kosovës, që Serbia ta majorizoi ballkanin perëndimor, për favore të veta dhe për favore të Rusisë.

Sërbija ishte dhe është vrastare e popujve, sidomos e shqiptarëve në ballkan, sëbashku me fqinjët tanë sllavo-grek. Ajo ishte, është dhe ka dëshirë të flaktë të mbetët përjetësishtë ruse dhe majorizuse e Ballkanit përendimor, njërën këmbë mbajtur në Europë për levërditë e veta ekonomike e tjetrën në Rusi, të cilën nuk ka kush ta luhat nga këto pozicione djallëzore, fashizoide e gjenocidale, sepse nga andej ka ardhë në trojet tona të gadishullit Ilirik, falë përkrahjes ruso- europiane.

Një shtet të tillë vrastar, fashizoid dhe gjenocidal, e përkrahte më parë dhe po e përkrah edhe tani, vellai i tyre i madh-Rusia dhe Europa plakë e shelafe.

Duke ua kthyer shpinën shqiptarëve Europa dhe duke u sjellë në dem të tyre, me çdo kusht ajo, dëshiron ta ketë në mesin e vetë vrastarën fashizoide dhe gjenocidalen e shqiptarëve, duke i lënë shqiptarët mish për top të serbo-sllavëve e grekëve pushtues, të cilët ajo i shpërbleu me tokat tona, sa herë iu ka dhënë rasti nëpër periudha të ndryshme historike.

Ky shpërblim i sa,j na ka kushtuar shtrejtë me humbjen e mbi 80% të trojeve tona autoktone në Gadishullin Ilirik.

I juaj, mësuesi Isë

22. 03. 2025

Mendimet, fjalët, bindjet, besimet dhe pikëpamjet tona janë substanca kimike shëruese dhe helmuse. Nëse u japim përmbajtje kimike shëruese, do na sherojnë neve dhe tjerët që ua transmetojmë ato. Nëse u japim përmbajtje kimike helmuse , do na helmojnë neve dhe tjerëve po ashtu.

Cilat përmbajtje kimike ua japim mendimeve, fjalëve, bindjeve, besimëve e pikëpamjeve tona, ato varen nga ne. Nëse u japim veti kime helmuse apo sheruse, do na helmojnë neve e tjerët dhe anasjelltas do na shërojnë.

Atë veti substanciale kimike që e përkrahim më shumë, ajo substancë do të dominoi mbi tjetrën, me të mira apo me të kqijat e sajë. Sa më e lartë edukata dhe vetëdia jonë, aqë më shëruse janë mendimet, fjalët, bindjet, besimet dhe pikëpamjet tona, për ne e për tjerët.

I juaj mësuesi Isë

21. 03. 2023

Plane të tilla euro-sllave sipas apetiteve serbo-ruse, nau kanë sjellë para hundëve, që kurë ka filluar dialogu mes Kosovës e Serbisë e para fillimit të tij. Këto plane djallëzore euro-sllave, nuk i kanë hetuar ata që nuk shohin më gjat se hundët e veta, të cilët i kanë nënshkruar bllanko, pa e kuptuar prapaskenën djallëzore të përmbajtjes së tyre, mbushur përplot djallëzira kundër Kosovës!

E kotë, idiotike dhe e vonshme shumë është përpjekja e opozitës të kundërshtoi tani, Planin Franko-Gjeman, pas nënshkrimit të marrveshjes për Zajednicën serbe, pas nënshkrimit të marrveshjes së demarkacionit me malin e Zi, ku i ka humb Kosova mbi 8200 hektar tokë dhe 4000 hektar rreth dmarkacionit me Maqedonin Veriore, pas nëshkrimit të marrveshjes për ekstra teritor të kishave orodokse, të uzurpuar me dhunë ng Serbia pushtuse, edhe pse ishin kisha të shqiptarëve, pas marrveshjes tu paguhet rryma kriminelëve serb të veriut në dëm të popullatës shqiptar, e shumë marrëveshjeve tjera budallica për Kosovën e për popullin e shtdetin e saj!

Opozita duhet të del publikishtë dhe të demostroi turpin e vetë, budallinë dhe marrëzitë e dëmshme, që ia kanë bërë Kosovës për dy dekada me radhë, duke nënshshkruar bllanko marrveshje të ndryshme, që shkojnë në dëm të Kosovës dhe shtetit të saj. Ato marrveshje të nënshkruara do të jenë një barrë e papërballueshme për shtetin dhe popullin e Kosovës, së bashku me Planin Franko-Gjeman të tanishëm, përgdhelës për Vuçiqin e Putinin, që ka dalë si produkt i marrveshjeve të mëparshme, që i kanë nënshkruar dhe i kanë votuar në Parlament, sa ishin në pozitë opozitarët e tanishëm!

Uroi për kryeministrin Kurti, të jetë i vëmendshëm dhe vigjilent të mos gaboi si paraardhësit e vetë dhe të nxjerrë sa është e mundëshme nga kjo marveshje gojore diçka të dobishme për Kosovën dhe të ardhmen e popullit të saj! Dëmet që i kanë shkaktur opozitarët, është vështirë shumë të riparohen, edhe përkundër këmbngulësisë suaj Kryeministër!

I juaj mësuesi Isë

21. 03. 2023

Plane të tilla euro-sllave sipas apetiteve serbo-ruse, nau kanë sjellë para hundëve, që kurë ka filluar dialogu mes Kosovës e Serbisë e para fillimit të tij. Këto plane djallëzore euro-sllave, nuk i kanë hetuar ata që nuk shohin më gjat se hundët e veta, të cilët i kanë nënshkruar bllanko, pa e kuptuar prapaskenën djallëzore të përmbajtjes së tyre, mbushur përplot djallëzira kundër Kosovës!

E kotë, idiotike dhe e vonshme shumë është përpjekja e opozitës të kundërshtoi tani, Planin Franko-Gjeman, pas nënshkrimit të marrveshjes për Zajednicën serbe, pas nënshkrimit të marrveshjes së demarkacionit me malin e Zi, ku i ka humb Kosova mbi 8200 hektar tokë dhe 4000 hektar rreth dmarkacionit me Maqedonin Veriore, pas nëshkrimit të marrveshjes për ekstra teritor të kishave orodokse, të uzurpuar me dhunë ng Serbia pushtuse, edhe pse ishin kisha të shqiptarëve, pas marrveshjes tu paguhet rryma kriminelëve serb të veriut në dëm të popullatës shqiptar, e shumë marrëveshjeve tjera budallica për Kosovën e për popullin e shtdetin e saj!

Opozita duhet të del publikishtë dhe të demostroi turpin e vetë, budallinë dhe marrëzitë e dëmshme, që ia kanë bërë Kosovës për dy dekada me radhë, duke nënshshkruar bllanko marrveshje të ndryshme, që shkojnë në dëm të Kosovës dhe shtetit të saj. Ato marrveshje të nënshkruara do të jenë një barrë e papërballueshme për shtetin dhe popullin e Kosovës, së bashku me Planin Franko-Gjeman të tanishëm, përgdhelës për Vuçiqin e Putinin, që ka dalë si produkt i marrveshjeve të mëparshme, që i kanë nënshkruar dhe i kanë votuar në Parlament, sa ishin në pozitë opozitarët e tanishëm!

Uroi për kryeministrin Kurti, të jetë i vëmendshëm dhe vigjilent të mos gaboi si paraardhësit e vetë dhe të nxjerrë sa është e mundëshme nga kjo marveshje gojore diçka të dobishme për Kosovën dhe të ardhmen e popullit të saj! Dëmet që i kanë shkaktur opozitarët, është vështirë shumë të riparohen, edhe përkundër këmbngulësisë suaj Kryeministër!

I juaj mësuesi Isë

20. o3. 2014

Nëse mendojmë për vetën ta ruajm shëndetin e mirë fizik, psikik, emocional, intelektual, social, moral e kombtar, shëndet të mirë do të kemi, sepse sjelljet e veprimet tona mbështetën në përmbajtjen e mendimëve që i prodhojme gjatë jetës.

Po menduam për ngritjen e vetëdijes, edukimit, mirësjelljes, mendimëve, ideve dhe pikepamjeve tona, do të pason ngritja, zhvillimi dhe persosja e tyre.

Nëse mendojmë për humanizëm, maral, drejtësi, barazi, sjellje dhe veprime të tilla bëjm. Po menduam për respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën, solidaritetin dhe bashkepunimin me tjeret, frytet e këtyre virtyteve do ti korrim gjatë jetës.

Nëse mendojm mirë apo keq, e mira apo e keqja do të na gjenë. Ashtu si mendojmë, edhe veprojmë. Si veprojmë jemi dhe si jemi, edhe jetën e kemi.

Po menduam e punuam që ta mbrojmë, zhvillojmë, edukojmë dhe përsosim familjen, familje e tillë do të pasoj.

Nëse mendojm me zemer e shpirte per unitetin kombetar, për bashkimin e trojeve, per lirinë dhe pavarësin e vëndit, heret ose vonë, të gjitha do të realizohen.

Nëse mendojmë të kemi edukim, arsim, shëndetësi, drejtësi, ekonomi, turizëm, tregti, biznes dhe politikë të zhvilluar e të përsosur kombetare, vërtetë do ti kemi, sepse sjelljet dhe veprimet tona përqendrohen në realizimin e tyre.

Te gjitha këto që u cekën më lartë, i bëjmë realitet për individin, familjen, rrethin ku jetojmë dhe për kombin që i përkasim, nëse u qasemi me përkushtim, vendosmëri, vullnet , dëshirë, guxim e dashuri, atë realitet do ta kemi.

Ashtu si mendojm, jeten e kemi edhe vete jemi, sepse jeta dhe ne janë produkt i mendimëve tona.

Është e domosdoshme ti zgjedhim me vëmendje e me kujdesë të shtuar mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet tona për ta bërë një jetë më të mirë, më të begatshme e më dinjitoze.

I juaj mesuesi Ise

19. 03. 2020

Kush ka patur vesh me dëgju, sy me pa dhe kokë e tru me kuptu, alarmin e dha sonte populli në ora 20, se pas cilit lider qëndron.

Edhe në kohën e pushtetit të Rrahmon Buba Morinës, binte alarmi i tille dhe këmbanat kundër pushteti të kohës në Kosovë, që i shërbente Millosheviqit, i cili e kishte kapercyer vijen e kuqe kundër shqiptarëve.

Besoi që ky alarm ia ka kujtuar dhe tani Plakut komunist me krroqe, Isa Mustafës në ballë të LDK-s dhe elitës së tij, kohen e pushtetit anti shqiptar millosheviqian, të cilit pushtet i ka sherbyer me zellin më te madh Plaku komunist në fjalë.

Soj i plakushit komunist me krroqe, nuk po sosen në të gjitha trojet shqiptar dhe në shtetin e Kosoves e të Shqiperis, të cilët po punojnë kunder popullit të vet e në favor të fqinjeve tane pushtues sllavo-grek.

I juaj mësuesi isë

18. 03. 2022

Hipokrizia është maskë e hipokritëve, të cilët shtirën sikur janë njerëz të ditur, të menqur, të mirë, të virtytshëm, human, të moralshëm, të dashur e kombtar, me qëllim që ti gënjejnë, ti mashtrojnë, ti shfrytëzojnë dhe në fund ti presin në besë tjerët, per interesat e tyre përsonale të ulta.

Duhet të kemi kujdesë të veqantë ndaj veprimëve të hipokritëve, të cilët përpiqen në mënyre tinzare e të maskuar që të depërtojnë në ballë të politikës, kulturës, shkencës e fese, vetëm për përfitime të veta përsonale e karieriste, pa e logoritur fare dëmin që ia sjellin vëndit, shtetit, popullit, politikës, kulturës, shkencës dhe fushave tjera jetike e ekzistenciale!

Hipokritet me shkathtesi demonstrojnë mendime, bindje, besime, pikëpamje, qëndrime e veprime me shumë fytyra dhe asnjëher nuk e zbulojne fytyrën e vërtetë të tyre. Ata nuk janë të çiltër, të sinqertë, të dashur, të drejtë, human, nuk janë as atdhetar, as fetar dhe as të ndershem, por shtirën si të tillë nën maskën e hipokrizisë gjatë jetës së përditshme të tyre. Hipokritët qëndrojnë largë asaj që e thonë me hipokrizi dhe gjenden të maskuar mes asajë që e bëjnë.

Ato që i thojnë hipokritët në skenën politike, fetare, kulturore, shkencore intelektuale e kombëtare, nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin e veprimëve praktike të tyre, përpos maskës për ti fsheh veprat e liga, të pandershme e kriminale, që i bëjnë praktikishtë kundër tjerëve, kundër atdheut kundër shtetitit, politikës, kulturës , shkences dhe kundër popullit që e përfaësojnë.

Nuk do të ishte aspak njerëzore, as në nderin tonë përsonal, familjar e kombëtar, të jetojmë e të veprojmë si hipokrit, mbështjellur me maskën e hipokrizisë e tu shkojmë prapa hipokritëve, tu dalim krah atyre, në dëm të interesave tona kombtare, në dëm të pasurisë së përbashkët që e posedojmë, në dem të atdheut, në dem te shtetit, në dem të kombit, kulturës, shkences, historisë, ekonomisë, shëndetësisë, arsimit dhe në dëm të drejtesise.

I juaj, mësuesi Isë

17. 03 2015

Jeta është e mbushur përplot me ditë, javë, muaj e vite të mira e të vështira. Miku i vërtetë, njihet në ditë të vështira. Miqë të tillë ka pakë, të cilët i numrojmë në gishta dhe nuk ndërrrojnë fytyrë, sinqeritet as dashuri, si në ditë të mira e si në ditë të vështira.

Miku jo i vërtetë dhe jo i sinqertë, i ngjanë hijes sonë e cila na vije prapa kurë rezon dielli, gjelbron natyra dhe shkelqejnë fusha e male. Kurë han e pin dreka e darka dhe ti rrahë krahët prapa si është mëse miri atëherë kurë ka levërdi prej teje. Miqë të tillë kemi shumë, aq sa vështirë e kemi ti numrojmë.

Këta miqë largohen prej nesh kurë nuk ka rreze dielli, kurë frynë erë e madhe, kurë qielli mbushët me re të dendura e herë herë me rrëbeshe shiu.

Nuk jane miqe të vërtetë as të sinqertë ata që ecin sebashku me ne, sikur hija jonë që na ndjekë prapa, derisa të ecim nëpër rreze të ngrohta të diellit. Sa po të futemi në një zonë ku nuk ka rreze të ngrohtësi dielli, ata nuk i kemi prapa, zhduken siq zhduket hija që na vie pas.

Miqësi e vërtetë dhe e sinqertë i thonë asajë, kurë duhet miku njëjtë, në kohë të mira e në kohë të vështira. Kurë fjala e besa e dhënë mikut, nuk shkilet por mbahet, si në kohë të mira e si në kohë të vështira. Për ndryshe do ta marrim epitetin e njeriut që shkelë fjalë e besë për interes.

I juaj, mësuesi Isë

15. 03. 2025

Edukata e mirë e socializon, humanizon dhe e ndërgjegjëson individin për vlerat sublime njerëzorer. Vlerat sublime njerëzore tek individi demonstrojnë cilsi të lartë morale, si dashuri, mirësi, drejtësi, ndershmëri, guxim, përgjegjësi, besnikëri, mirëkuptim, tolerancë, bashkpunim dhe kritikë ndaj vesëve të ndryhme që i posedojnë tjerët dhe vetë individi.

Edukimi i mirë nuk mund ti ndryshoi sa duhet, vetëm tri kategori njerzish, si debilët, embicilëlt dhe idiotët, që fatkeqësishtë lindin pa dashjen e tyre me një koficientë të inteligjencës shumë të ultë e jo normal.

IDIOTËT e kanë këtë koficientë të inteligjencës IQ barazi me 20 koficient, të cilët janë të varur krejtësishtë nga ndihma e tjerëve.

DEBILËT e kanë koficientin IQ barazi me 40 koficient, me pak ndryshime, nën dyzet apo mbi dyzet. edhe këta kanë nevojë për ndihmën e tjerëve, por ka mundësi që të aftësohen të vishen e të mbathen dhe të ushqehen vetë.

EMBICILËT e kanë koficientin IQ barazi me 60 koficient, me pak ndryshimi nën 60 apo mbi 60 koficient. Këta ushqehen, vishen dhe mbathen vetë, dhe mundë të aftësohen ta kryejn ndoj detyrë të lehtë.

Kjo kategori e njerëzve është barrë e rëndë për familjen dhe për shoqërinë që e ka për obligim moral të kujdeset për ta. Me këto kategori njerëzish tregohet niveli humanitar i sjelljes me ta, i një familje dhe i një shoqërie.

I juaj mësuesi Isë

14. 03. 2015

Le të kuptojnë disa zëra shqiptar, se ska ekstremizëm më të madh e më tragjik kundër shqiptarëve, se sa eshte ekstremizmi fetar e politikrserb, grek, maqedon dhe ai malazez. Të bëjnë një krahasim të gjithë ata zëra të mjerë intelektual e fetar propagandues kundër popullit të vet, se ku po manifeston ekstremizëm fetare politik populli shqiptar?!

Kundër kujt po e bënë këtë ekstremizëm ky popull, që aqë shumë po etiketohet si ekstremist fetare e xhihadist dhe kjo fatkeqësisht nga disa mjete të informimit në Shqipëri e në Kosovë dhe nga disa koka të kalbura intelektuale me fanatizëm fetar e shkurtpamesinë e tyre, iu kanë drejtuar popullit të vet duke etiketuar në baza fetare e politike, si ekstremist, ndarë në grupe sipas përkatësive fetare.

Nuk jane aspak të drerjta etiketimet e këtyre zërave, që ia bëjnë kombit të vet, me veprat ekstremiste fetare e kombetare të shpifura, sipas pushtuesëve tanë greko-sllav-ortodoks, e sidomos sipas serbëve fashist, në dëm të shqiptareve, që ti përqajnë ata mbi baza fetare e politike dhe regjionale. Në këtë propagndë është e angazhuar akademia serbe dbe grerke, kishat e tyre orodokse dhe politika fashiste shtetnore e tyre.

Tërë kjo propagandë politiko-shtetnore është e mbështetur edhe nga kishat orodokse sllave e greke, në dëm të jetës e ekzistencës së shqiptarëve që jetojnë në tokat e veta, në dëm të maralit të tyre, në dëm të teritorëve tona, ku po jetojmë e po gjallerojmë si popull, duke bërë jetë sizifi.

Pasi po na thrrasin si popull ekstremist fetar e ideologjik, cilit popull ia derguam bijtë dhe bijat kufoma të prera, të masakruara, të poshtruara në shtepitë e fqinjëve tanë pushtues sllavo-grek , siq naj pruan neve ata?! Ka ndoj rast në histori që kemi bërë vepra të tilla, si komb shqiptar, apo si ekstremist fetar e ideologjik?! Cilit popull ia kemi prer femijet në fyt, ia kemi nxjerr me bajonet frytin nënave serbe e greke shtatëzëna nga barku i tyre, siq bënë me neve ekstremistët fetar e ideologjik greko-sllavo-ortodoks?!

Cilit popull ia kemi dhunuar si komb gratë dhe vajzat e reja të tyre, siq naj kane dhunuar neve?! Cilit popull ia kemi djegur shtepitë, ia kemi rrëmbyer pasurinë, ia kemi ndarë e coptuar teritorin, ia kemi uzurpuar arat e livadhet dhe shtëpitë, siq naj kane uzurpuar neve me perkrahjen e botës dhe evropes plakë?! Cilit popull ua kemi hudhë pleqtë e plakat dhe fëmijët për së gjalli nëpëe puse të ujtë për pie, cilit popull i kemi shkaktuar masakra e gjenocid, siq bënë me neve fqinjët tanë greko-sllav?

Unë po befasohem se kush po i pergatitë këta zëra të mjerë, që po përhapin propagandë kundër shqiptarëve dhe besimëve të tyre fetare. Këta ekstremistë shqiptar, të ashtuquajtur kukovajka shqiptare, cilën masakër e treguan kundër popullit të vet që e shkaktuan fqinjët tanë pushtues sllavo-grek e ortodoks nëpër trojet shqiptare të cilët jetonin nëpër tokat e shtëpitë e veta, që sot gjenden nën sundimin grteko-sllav-ortodoks?

Kukovajka shqiptare, mos e merrni anën propaganduse greko-sllave që të etiketoni kombin shqiptar, sepse ai nuk ka bërë kurren e kurrës në historin e vetë mijavjeqare, masakra kundër popujve tjerë e kundër fqinjëve të vetë! Kur e them këtë nuk e kam ndërmend të socializohem me ndoj rast ekstrem individual apo grupor, që eshte paguar nga qarqe të ndryshme antishqiptare dhe antinjerezore, edhe pse ende nuk kemi fakte për dëmet e tyre, që ua kanë shkaktuar popujve tjerë siq na kanë shkaktuar neve populli serb, malazez, maqedon e populli grekë.

Jam kundër të gjithë ekstremizmave fetar në të gjithë botën, krishtene, ortodokse, katolike e në botën islamike dhe grupacionëve të ndryshme ekstremiste fetare. Kundër ekstremizmave ideologjik të një kombi kundër kombit tjetër, kundër ekstremizmave të uzurpimit të teritoreve të huaja, siq naj kane uzurpuar teritoret tona ekstremistet fetar e kombetare greko-sllavet-ortodoks.

Uroi që kukovajkat shqiptare të mbushen mend njeherë e mirë dhe mos të etiketojn popullin shqiptar si ekstremist fetar, sepse nuk kemi qenë ekstremist në asnje rast historik e njerezor.

I juaj mesuesi Isë

13. 03. 2017

Politika dhe ideologjia fetare ortodokse dhe komunizmi ruso-sllav, në përmbajtje e kishin dhe e kanë edhe sotë hegjemonizmin dhe pushtimin e popujve të vegjël. Kësaj kaste njeëzore, të ballafaqohen në luftë me kundershtarin e barabart, nuk ua ka dashtëë fortë zemra, si një racë dinake mes njeëzimit.

Kjo racë, në vëndë të ballafaqimit e ka përdor dhe e përdor edhe tani dinakërinë, mashtrimin, gënjeshtrën dhe propagandën djallëzore përmes së cilës janë heqë dhe hiqen edhe tani, si “viktimë” dhe racë e “pastër” njerëzore, që ta bindin botën mjeshtrishtë e djallëzisht për përdorimin e hexhemonizmit të tyre, ndaj popujve të vegjël e të pafajshëm.

Nën këtë dinakëri e cinizëm, përherë u kanë sjellë popujve të vegjël dëme, shkaterrime, masakra të medha e gjenocid, veçanërisht popullit shqiptarë, duke iu vërsulë popullatës civile të pafajshme, si bisha të egra e të tërbuara, tamam sipas etikës së tyre gjenocidale sllavo-ortodokse, kishtare e politike.

Sa shumë qej të kqij, patëm fatkeqësisht nëpër dekada e shekuj që na e sollën ujkun në torishtë, të na gjakosin kopenë! Mos u shtoftë farë e tyre në trojet shqiptare dhe u faroftë për gjithmonë e jetë!

I juaj mësuesi Isë

12. 03. 2016

Gjuha është përpunuar nga njerëzit, që të merremi vesh mes veti, jo të mashtrohemi, të përqahemi, të hasmërohemi dhe të tradhtohemi përmes sajë.

Sote gjuha po përdoret gjatë komunikimit me tjerët, më shumë për mashtrime e lajka, etiketime e urrejtje, fyeje, kercnime dhe përqarje mes nesh, se sa për marrveshje, mirëkuptim, respekt, tolerancë, bashkpunim e perkrahje dhe dashuri mes njëri tjetrit.

Ky komunikim mes nesh, qonë drejtë shkatrrimit të asajë që është ndërtuar me djersën, angazhimin e sakrificen e tjerëve. Permes këtij komunikimi, dita ditës po humbet barazpesha e vlersimit të drejtë të dukurive negative e pozitive, ku këto dukuri po ia zënë vëndin njëra tjetrës ne mesin e shoqërisë sonë.

Lexuesi im i dashur, dukuritë negative të kësaj shoqërie, mund të shërohen atëherë kurë e përdorim gjuhën për komunikim i cili ofron marrveshje, mirëkuptim, tolerancë, bashkpunim, respekt, dashuri, vleresim të drejtë, të argumentuar rreth dukurive negative e pozitive, që gjallërojnë në mesin tonë shoqëror.

I juaj mësuesi Isë

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1967832913386422&set=gm.1510419375990281

Filozofi ynë Ukshin Hoti, nuk foli kurrë për vetëvetën dhe të bëmat e tij, edhe pse kishte shumë çka të flas. Ai nuk u larguar për asnjë qast nga populli, të strehohet diku, ku do të ishte më i sigurtë, pos në ato qaste sa ishte i burgosur.

Jetoi si burrrat dhe sypatrebur mes popullit të tij, edhe pse i krcnoheshin policia fashiste serbe me zhdukje dhe e përgjakëshin deri në alivanosje, duke e torturuar pamëshirshëm, aty ku e zinin. Tani veprimtaria e tij po fletë më shumë e më kjartë, se sa çdo fjalë që do ta kishte thënë për veti, filozofi ynë i dashur.

Ky burrë u ka besuar veprave e jo fjalëve , të cilave u është përmbajtur derisa ishte gjallë. Lavdi veprës dhe punës heroike të Ukshin Hotit!

9 Mars 2013

E keqëja që i vie shoqerise, i vije për shkak të sjelljeve të atyre politikanëve që jane egoist ekstrem e të pangopur për karierë e pasuri, që janë të pandershëm shpirtërisht, moralisht, njerzisht e kombtarisht, që jane shume fytyrësh apo pa fytyre e pa kurriz, krejtësisht butak, skrrajor e shpuzor, trup, shpirt e mendje.

Fatkeqësisht bukur shumë është shtuar numri i tyre në trojet shqiptare!

Nga kjo kategori njerëzish e politikanësh dita ditës po shkatërrohet vendi, pasuria e tijë, po shkaterrohet kultura, shkenca, arsimi, shëndetësia, ekonomia, drejtësia e fusha tjera jetike për popullin shqiptar. Nga kjo kategori njerzish po rritet varfëria, papunësia dhe mënyra e të jetuarit përplotë vujtje e mjerim.

Ndërsa në anën tjetër, mënyra e të jetuarit të egoistëve ekstrem, të pangopurve e të pa njerzishmeve, po i ngjanë shumë mënyrës së të jetuarit, si derr i kenaqur.Te pa ngopurit, të pa ndershmit e të pa njerzishmit, kohëve të sotit nuk po lëne gurë pa rrotulluar, për macat e kucat e veta, me i punësuar, përmes mënyrave më të korruptuara të mundeshme, që të largohen sa më parë nga gjendja e të jetuarit si Sokrat i vuajtur e ti ofrohen sa më afër gjendjes së të jetuarit, si derr i kënaqur.

Për shkak të këtyre kategorive njerëzish e politikanësh, është në nderinë e në favorin tonë, të kemi kujdesë të shtuar, se kujtë po ia apim votën, që mos ta vrasim vetën me dorën tonë dhe mos ti përzëm fëmijët tanë nga trojet tona që të dalin rrugëve të bëtës për ta fituar bukën e gëjës!

I juaj mësuesi Isë

07. 03. 2025

Një shekull e 38 vite më pare, me 1887 në qytetin e Korçës u hap Shkolla e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi kulmore për popullin shqiptar dhe përpjekjet e tij, për ta ruajtur gjuhën shqipe dhe alfabetin e sajë.

Drejtuesit e kësaj shkolle ishin figura të njohura të Rilindjes Shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, motrat Qiriazi etj.

Kontributi i madh i këtyre burrave dhe burrneshave patriote dhe veprimtaria e shquar e tyre që e dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që kishin për të përhapur edukimin dhe diturinë mes shqiptarëve. Gëzuar përher festa e mësuesit shqiptar!

I juaj mësuesi Isë

06. 03. 2019

U shprehu falenderim e mirnjohje publike dëshmorëve të rënë për liri e për atdhe, veteranëve që janë dëshmuar në luftë. Atyre që sotë u mungojnë gjymtyrët, atyre që u gjenden ende plumat e luftës në trup dhe kane mbete anash nga konkurenca e “veteraneve” me letra mashtruese për përfitime në dëmë të luftetarëve të vërtetë e trima!

U shpreh dhembje, falenderim e mirënjohje publike atyre që u janë zhdukë familjarët duke u perballur me hasmin seb gjakatar e gjenocidal, atyre që bijtë e bijat u kanë ra dëshmor per liri e për atdhe, atyre nënave e motrave tona që i dhunuan bishat e armatosura policore e ushtarake serbe dhe u shpreh indinjate e urrejtje atyre qe tani e perbaltin gjakun e lirise se deshmoreve tane, që i kanë ulë me gjak trojet shqiptare!

U shpreh indinjatë atyre që përfitojnë, e rrahun gjoks dhe e mbajnë kokën lartë, në emër të”veteranit” edhe pse nuk janë dëshmuar pjesmarrës në luftë, nuk e kanë përjetuar asnjë betej ballë për ballë me hasmin, nuk e kanë humbur në luftë asnjë prej antarëve te familjes, as nuk u janë plagosur dhe nuk iu është dhunuar e poshtruar nëna, motra e gruja e tyre si veteran nga bishat e egra e gjakatare serbe të armatosura deri në dhëmb!

I juaj mësuesi Isë

7. 10. 2022

Sa më të dijshëm e të ndershëm jemi, më shumë e socializojmë dhe e humanizojmë natyrën tonë grabitqare, e cila shpeshëherë ia kalon grabitqarëve më të mëdhej të pyllit. Njerëzit që hiqën si të dijshëm e të ndershëm, veshtirë e kanë ta maskojnë para tjerëve natyrën e vetë të grabitësit, hileqarit, ziliqarit e cinikut, sepse ajo që jemi rrezaton më shumë, se sa ajo që dëshirojmë të paraqitemi në opinon.

Sa më grabitqar që jemi, aqë më shumë e lakmojmë pasurinë e grabitur nga tjerët, e në dëm të tyre, duke harruar fare nderin tonë përsonal që duhet ta posedojmë, edhe pse me natyrë grabitqare nuk posedojmë nderë aspak.

Të jesh njeri i dijshëm dhe i ndershëm, do të thot, më shumë të kesh vyrtyte se sa vese. Njeriu me vyrtyte njerëzore, e ka në zemer, në shpirt e në mendje respektin, mirëkuptimin, tolerancën, bashkpunimin, solidaritetin, dashurinë dhe vetëpërmbajtjen në raport me tjerët dhe në raport me veset e liga që janë kundër intresave të tjerëve.

I dijshmi dhe i ndershmi është i pasionuar pas diturisë dhe perhapjes së sajë tek tjerët, i pasionuar pas punës, drejtësisë, barazisë dhe lirisë mes njerëzve. I pasionuar apo i dhënë pas dashurisë ndaj gjuhës amtare, si nënë e të gjith gjuhëve të botës dhe i pasionuar pas profesionit që i takon. I pasionuar pas zhvillimit e përsosjes së kulturës, historis e shkencës, ekonomisë, shëndetësis, drejtësis dhe arsimit mes kombit që i takosh.

I pasionuar pas edukimit dhe rritës së mirëfilltë të gjeneratave të reja, që e ka varur shpresën mbi supet e tyre, e ardhmja e vendit dhe kombit në përgjithësi. I pasionuar edhe pas cilësive tjera të shumta, mbarsur me me genin e diturisë dhe ndershmëris njerëzore, si njëri ndër virtytet e larta.

Njeriu i padijshëm dhe i pandershëm, më shumë ka vese se sa vyrtyte njerëzore. Atë e karakterizon arroganca, injoranca, dinakeria, cinizmi, hipokrizia, egoizmi, urrejtja, xhelozija, armiqësia, serviliteti, gënjeshtra, pafytyresia, tradhtia, amoraliteti dhe pabesia në raport me tjerët e në raport me kombin, edhe shumë vese tjera i posedon kundër njerëzimit, edhe përkundë përpjekjeve ti maskoi ato.

Nuk duhet të harrojmë për asnjë qast, se në duarë tona është të bëhemi njerëz të dijshëm e të ndershëm ndaj tjerëve, e jo të hiqemi si të tillë, duke mashtruar vetën edhe tjerët. Disa janë të gatshëm vetëm ti marrin Kosovës e qytetarëve të saj. Këta janë parazit e zhvatës të pangopur.

I juaj, mësusi Isë!

2. 03. 2021

“Mendja është ajo që prodhonë mendime, bindje, besime, shqetësime, emocione tensionuse e smundje të ndryshme tek ne dhe po ajo posedon gjithcka që i duhet njeriut për krijimin e mirëqenjës sone”. Dr. Joe Dispenza

Mendja e kushtëzon trupin të veproi nën ndikimin e mendimeve, bindjeve, besimeve dhe ndjenjave tona të zhgënjimit, zemrimit, mosdurimit, viktimizimit e rebelimit, njëjtë siq mundet ta kushtëzoi trupin tonë, që ti pergjigjet një mendje përplote mendime, bindje e besime të reja, të cilat e lirojne trupin tonë nga zingjirët e mvarshmerive emocionale negative. Qelsi që e përzgjedhim është në dorën tonë.

Nëse e kemi dëshirën dhe vullnetin e fortë të krijojmë lidhje të reja nervore të dashurisë, gëzimit, bashkndjesisë dhe mirësisë, gjithnjë e më shumë e ndjejmë nevojën e ndalimit të emitimit të lidhjeve të vjetra nervore që e sjellin zhgenjimin, zemrimin, arrogancën, mosbesimin, mosdurimin, viktimizimin dhe rebelimin tek ne.

Tani kam deshirë e vullnet të sillem, të ndjej dhe të mendoi ndryshe, jo si më parë me mendime, bindje, besime e pikëpamje mbushur përplotë shqetësime, tensione emocionale, që sjellin nervozë, zhgënjim, inatë, urrejtje, xhelozi e smundje tjera, por që sjellin e krijojne lidhje të reja nervore rreth dashurise, gëzimit, mirësisë, bashkndjesisë, mes meje e njerezve me të cilët rrethohem.

I juaj, mesuesi Ise