04. 01. 2025

Shqisat tona ndahen në dy grupe, në shqisa të jashtme dhe në ato të brendëshme. Shqisat e jashtme na mundësojnë të marrim njohuri të ndryhme rreth botës bimore, ujore, shtazore dhe rreth botës njerëzore. Shqisat e brendëshme na mundësojnë të marrim njohuri e shkathtësi të ndryshme nga bota jonë e brendësme.

grupin e shqisave të jashtme bëjnë pjesë shqisa e të pamurit, shqisa e të dëgjuarit, shqisa e të nuhaturit dhe shqisa e të prekurit. Përmes këtyre shqisave na ipet mundësia të marrim njohuri të ndryshme nga bota bimore, shtazore, ujore dhe nga bota njerëzore.

Përmes shqisës së të pamurit apo syrit marrim njohuri rreth formës, madhësisë, cilësisë, sasisë dhe ngjyrës që e posedojnë trupat e ndryshëm në botën bimore, shtazore, ujore dhe në botën njerëzore, Përmes shqisës së të dëgjuarit marrrim njohuri rreth tingujve të ndryshëm, timbrin e zërave, shushurimave, e britmave të ndryshme që rrjedhin nga bota shtazore, bota ujore dhe nga bota njerëzore dhe makinave të ndryshme në komunikacionin toksor, ujor, dhe ajror. Po ashtu edhe melodi të shumta nga vegla të ndryshme muzikore.

Përmes shqisës së të nuhaturit apo hundës marrim informacione të ndryshme rreth ernave të këndëshme e të pakëndëshme, që i posedojnë llojet e trupave dhe gjësendeve. Përmes shqisës së shijëjs apo gjuhës shijojmë shijen e njelmët, të ëmbël të thartë të idhtë që i posedojnë artikujt e ndryshëm ushqimor, Përmes shqisës së të prekurit apo përmes lëkurës marrim njohuri për vrazhdësinë, lëmueshmërinë butësin, fortësin, ngrohtësinë dhe ftohtësinë e trupave që i prekim.

Shqisat që bëjnë pjesë në botën tonë të brendëshme janë:

Shqisa kinestetike, statike, termike dhe shqisa e ndjeshmërisë së dhembjeve, urisë dhe ngopjes, të cilat na mundësojnë të marrim njohuri e shkathtësi të ndryshme nga bota jonë e brendëshme.

Shqisa kinestetike na mundëson të marrim njohuri e shkathtësi të ndryshme rreth levizjeve tona që i bëjmë përmes këmbëve, durëve, gishtave të tyre dhe muskujve të ndryshm të trupit tonë në përgjithësi. Shqisa statike na mundëson të marrim njohuri e shkathtësi të ndryshme rreth mbajtjes së drjetë peshimit të trupit tonë, ngritjes dhe uljes së tij dhe ecjes para e prapa, majtas e djathtas dhe ngjitjes nëpër shkallë e palestra të ndyshme.

Shqisa termike na mundëson ta ndjejmë sasin dhe cilësin e ngrojes ku punojmë, ku flejmë dhe në natyrë, duke na dhënë mundësi edhe ta bëjmë përzgjedhjen dhe përshtatjen e saj sipas nevojës së organizmit tonë. Shqisa e ndjeshmërisë, na mundëson ti ndjejmë dhembjet e ndryshme, ngërqet, prerjet e therjet dhe na mundëson ta ndjejm urinë dhe ngopjen tonë në organizëm, duke imponuar edhe sjelljen tonë që ti eliminojmë ato përmes veprimeve të ndryshme.

Secila shqisë e botës së jashtme dhe botës së brendëshme, qendrat e përpunimit dhe korigjimit të informacioneve i kanë në sipërfaqen e cipës së trurit tonë të madh e të vogël, ku secila shqisë e ka qendren e vetë të përpunimit duke i shënddrruar informacionet në njohje përkatëse. Kjo mundësi veprimi e këtyre qendrave bëhet përmes neuroneve aferente apo qendërprurëse, nga shqisat në qendrën përkatëse të përpunimit të informacionit, dhe përmes neoroneve eferente apo qendër nxjerrëse deri tek mënyra e komandimit, se si kryhen veprimet tona.

Funksionimin normal e të natyrshëm të shqisave tona, duhet kontrolluar, mirëmbajtur dhe kalitur sistematikishtë që informacionet tona dhe njohurit e shkathtësitë të jenë sa më të sakta e sa më efektive dhe të dobishme gjatë jetës sonë. Efektin e shqisave e dobësojnë bukur shumë iluzionet gjatë ndijimit dhe përceptimit të fenomeneve të ndryshme të botës bimore, shtazore, ujore dhe njerëzore.

I juaj mësuesi Isë

02. 01. 2025

Pdedagogu i njohur gjerman Fridrih Frebel, ka thënë: ” Më lehtë e më mirë udhëhiqet një ushtri e madhe europiana, se sa një familje”. Pedagogu në fjalë Frebel, me këtë që e ka thënë për menagjimin e familjes, ka vuar në dukje vështirësitë dhe rëndësinë e misionit të shejtë të dy prindërve, që e kanë para vetit gjatë rritës dhe edukimit të fëmijëve të tyre. Vështirësitë dhe rëndësia e këtij misioni menagjues në familje, e bëjnë të shejtë këtë mision, për ata prindër që i kryejnë detyrat sa më racionalishtë, sa më të pranueshme, sa më të kuptueshme, më të ngrohta, më të drejta e më të dobishme për pasardhësit e tyre, që duhen më shumë se vetëvetja.

Vështirësitë që përballen prindërit gjatë rritës dhe edukimit të fëmijëve pëfshijnë:

1. Stresin dhe lodhjen: Prindërit shpesh ndihen të stresuar përshkak të përgjegjësive të shumta që kanë, duke përfshirë përgjegjësit ndaj vëndit të punës, përgjegjësit ndaj punëve brenda shtëpisë e jashtë saj dhe përgjegjësitë ndaj rritës dhe edukimit të fëmijëve.

2. Mungesa e informacionit të duhur: Disa prindër ndihen të pasigurtë në lidhje me metodat më të mira të edukimit dhe rritës së fëmijëve, sidomos përballë ndryshimeve në shoqëri dhe në teknologji.

3. Mardhënjet ndërpërsonale: Ndërveprimi me fëmijët dhe menaxhimi i konflikteve që ndodhin në meset familjare, mund të jetë sfidues, sidomos në moshën adoleshente të fëmijëve.

4. Bilanci i kohës: Gjetja e kohës për të kaluar me fëmijët, për të punuar me ta dhe për ti përmbushur detyrat tjera, është një vështirësi tjetër.

Dobitë që e bëjnë të shejtë misionin e prindërve janë:

1. Dashuria dhe mbështetja emocionale: Prindërit ofrojnë një ambient të sigurt dhe të dashur, i cili është thelbësor për zhvillimin emocional të fëmijëve.

2. Formimi i karakterit: Prindëeit luajnë një rol të rëndësishëm në formimin e vlerave dhe karakterit, duke i mësuar ata rrreth etikës, moralit dhe përgjegjësive që u takojnë fëmijëve.

3. Edukimi dhe zhvillimi: Prindërit janë të parët që i ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi të reja dhe të mësojnë, duke kontribuar në arritjet e tyre.

4.Krijimi i lidhjeve të forta: Mardhënjet e ngushta që krijohen midis prindërve dhe fëmijëve ndihmojnë në ndërtimin e besimit dhe komunikimit të hapur.

Edhe pse ka vështirësi, misioni i prindërve është i rëndësishë dhe kontribuon në formimin e individëve të shëndetshëm dhe të suksesshëm. Prindërit e divorcuar, alkoholiqar, të droguar, avanturier seksual, i humbin shanset që ta kryejnë me nderë misionin e tyre të shejtë prindor, gjatë rritës dhe edukimit të fëmijeve të tyre, për një të ardhme sa më të suksesshme e të pavarur. Për këto dukuri deviante, fajet i ka familja, shkolla, shoqëria, shteti, dhe mjetet e ndryshme të informacionit.

I juaj mësuesi Isë