31. 12. 2024

Për ta kuptuar qëllueshmërinë e dobishmërinë dhe të kundërtën e mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe veprimeve tona, është mëse e nevojshme ta bëjmë analizën, sintezën, analogjinë, gjykimin dhe konkludimin sistematik rreth secilës prej këtyre proceseve në fjalë. Pasi ta bëjmë këtë veprim të vëmendshëm rreth këtyre proceseve, na ipet mundësia ta kuptojmë sasinë, cilësinë, dobishmërinë dhe qëllueshmërinë e tyre që e posedojnë dhe anasjelltas.

Kurë e kuptojmë sakt rëndësinë që e posedojnë proceset në fjalë, kemi të drejtë ta bëjmë edhe seleksionimin e tyre për nga vlefshmëria, dobishmëria, padobishmëria dhe paqëllueshmëria që e posedojnë ato. Pra mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe veprimet tona të dobishme, i favorizojmë gjatë përdorimit të tyre rreth proceseve të ndryshme organizative jetësore. Kurse të padobishmet i eliminojmë sa më parë nga kokat tona, për tu krijuar hapsirë më të madhe proceseve pozitive dhe progresive që i përmendëm më lartë.

Shpesh më shkon mendja për kujdesin tonë jo të mjaftushëm, rreth vlefshmërisë e pavlefshmërisë, rreth cilësisë e sasisë, rreth qëllueshmësisë e paqëllueshmërisë, rreth dobisë e padobisë së mendimeve, bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe veprimeve tona gjatë jetës. Sa më pak kujdesemi për këto procese në fjalë, aq më shumë dominon negativiteti në to. Aq më shumë kokqarje, shqetësime, brengosje e revoltë kemi gjatë jetës. Aqë më shumë përqahemi, urrehemi, xhelozohemi, hasmërohemi, ngatërrohemi e vritemi mes veti ne shqiptarët.

Nëse më parë, nuk merremi mjaftushëm me ndryshimin, zhvillimin, përsosjen e vetëvetës rreth shëndetit fizik, psikik, emocional, intelektual, moral, human, social, kombëtar e njerëzor, kotë përpiqemi të bëjmë ndryshime në botën natyrore, shtazore, dhe në botën njerëzore, për tu adaptuar sa më mirë rreth këtyre botrave dhe për tia përshtat vetit dukuritë e ndryshme të këtyre botrave në fjalë.

I juaj mësuesi Isë

29. 12. 2024

Vllëzërit ortodoks Millosheviq, Vuçiq dhe Edi Rama ishin dhe janë kundër shtetit të Kosovës dhe kundër shteteve të ballkanit perëndimor, për ti krijuar favore fashizoide shtetit të Serbisë dhe Rusisë, në kundërshtim me interesat europiane dhe me interesat e SHBAve.

Pse po luan me këtë zjarr kundër Kosovës dhe kundër shteteve tjera ballkanike, Edi Ramë Zeza kush nuk e din, pos vëllëzërve të tij sllavo-ortodoks Vuçiq e Putin dhe popadikave të kishës ortodokse serbo-sllave, që po e synojnë majorizimin pushtues dhe favorizimin e shtetit serb dhe atij rus, në dëm të shteteve ballkanike dhe në dëm të dy shtetevde shqiptare në trojet autoktone të tyre.

I juaj mësuesi Isë

22 dhjetor 2019- ripostim

Emocionet në fjalë, edhe pse kryesisht definohen si emocione negative, me gjithe ate, i kanë edhe vlerat dhe perparesite e veta pozitive, derisa të jenë nën kontrollë të sistemit nervor simpatik e parasimpatik dhe derisa të reagojmë natyrshëm në mbrojtje të vlerave univerzale njerëzore kurë ato shkilen dhe vihen në pikpyetje nga shkaqe e rrethana të ndryshme.

Secili individ që e ka në rregull dhe nën kontroll procesin e shendetit fizik, intelektual, emocional, social, human, moral e kombtar, e ka në rregull e nën kontroll procesin e mirembajtjes së shëndetit të sistemit nervor qendror, sistemit nervor periferik vegjetativ, sistemit nervor simpatik e parasimpatik dhe e ruajnë barazpeshen e funksionimit dhe mirëmbajtjes së tyre, është e pamundëshme të mos zemrohet, hidherohet e frikesohet në rrethana të ndryshme e të pavolitshme njeriu. Është e pamundëshme të mos kundershtoi e rezistoi me te gjitha mjetet, kur i shkilen të drejtat personale, familjare, profesionale e kombetare atij apo një populli në përgjithësi. Është e pamundëshme të mos kundershtoi me të gjitha mjetët e mundësitë që i posedon, kurë i shkilet autoriteti, integriteti e nderi i tij personal, familjar dhe ai i kombëtar në pergjithesi.

Në rrethana që shkatojnë zemrim, hidhërim, friksim, nënshtrim e poshtrim, si rasti i marrveshjes se “Minishengenit serb” mes kopilit e tradhtarit Edvin Rama dhe pushtusit çetnik e gjakatar Aleksander Vuçiç, nuk reagojnë, nuk shqetësohen dhe nuk rerzistojnë fuqishëm, vetëm ata përsona që nuk qendrojnë mirë me shëndetin e tyre fizik e psikik dhe me shëndetin mental. Ata që i ka mbuluar turpi i lakmisë, tradhtisë dhe ua ka prish mendjen sasia e madhe e drogimit, ata që janë shit për pak pare të pista dhe e kanë qitë në treg Atdheun e tyre dhe ata që nuk shohin më gjatë, se sa e kanë hunden e vet. Është e pamundur të mos kundërshtojmë e rezistojmë, të mos hidhërohemi, zemrohemi e trishtohemi kur burgosen e vriten vëllëzërit e motrat tona, dashamirët e kombit dhe atëdheut, herojtë që u flijuan për liri e pavarësin tonë, djemte dhe vashat më të mire të tij. Nuk zemrohen, nuk hidhërohen, nuk trishtohen, nuk kundërshtojnë e nuk rezistojnë vetëm ata që nuk e posedojnë gjendjen dhe ekuilibrin e mirë shëndetësor në përgjithësi.

Është e pamundur te mos zemrohemi, hidherohemi, e te mos kundershtojmë e rezistojmë me të gjitha mjetët që i posedojmë kurë poshtrohen, dhunohen, kërcnohen, burgosen dhe vriten nga pushtusit të afërmit tanë, farefisi, bashkvendas e bashkombas, kurë vriten gra e femijë, pleqë e të rijë, kurë pushtohet atdheu e shiten pjesë të tij, kurë e kaplon varfëria vendin e popullata ik prej tij dhe kur demagogët, lakmitarët, tradhtarët e zagarët u durtrokasin për interesa të ulta personale e u shkojne prapa akterëve që e kanë pruar vendin dhe popullin në këtë gjendje të mjerë! Reagim, kundërshtim, rezistence, hidhërim e zemrim në ngjarje e rrethana tragjike qe e kercnojne atdheun, kombin, familjen dhe lirine qe eshte më e vlefshme se jeta, nuk bëjnë ata persona qe nuk qendrojne mire me shendetin e tyre dhe nuk e kanë të ekuilibruar atë sa duhet, nuk u funksionojnë mire proceset psikike, emocionale dhe mendore.

I juaj mësuesi Isë

21. 12. 2024

Ndijimi si proces mendor, mes procesve tjera mendore i referohet procesit të marrjes së informacioneve, përmes shqisave të jashtme e të brendëshme që i posedojmë ne. Secila shqisë e jona, e brendëshme apo e jashtme qoftë, ka aftësitë e veta të grumbulloj informacion, për të cilin është e destinuar nga baza jonë trashëguese. Pa posedimin e shqisave në fjalë, informacioni për ne, do të ishte i pamundshëm. Në anën tjetër, përceptimi është proces i interpretimit dhe kuptimit të informacionit në fjalë, duke i dhënë kuptim edhe përvojave tona të përditshme.

Mendja nënkupton kapacitetin e përgjithshëm për të menduar, ndjerë dhe kuptuar. Mendja përfshin të gjitha proceset tona kognitive apo njohëse. Ajo është e varur kryesisht nga shqisat tona të cilat bartin informacione nga jashtë brend dhe nga brenda jashtë nxjerrin ndjeshmëritë e kuptimet, përmes reagimeve tona. Në anën tjetër, mendimi është akt specifik i formimit të ideve, koncepteve ose gjykimeve tona. Mendimi është njëri nga funksionet kryesore të mendjes. Shkurt shprehur, mendja është një koncept më i gjerë se sa mendimi, kurse mendimi është një aspekt i veçantë i saj.

Kurë flasim për bindjen krahasuar me besimin, ajo është një qëndrim i yni më i fortë dhe më i vendosur dhe i mbështetur shpesh nga prova ose argumente të nryshme logjike. Bindja nënkupton një pranim të plotë, të një ideje ose të një koncepti. Ndërsa, nga ana tjetër besimi është më i lidhur me ndjenjat dhe emocionet tona,i cili mundet me qenë më i pa qartë ose më subjektiv, pa patur nevoj për prova të forta. Pra bindja mbështetet më shpesh në argumente dhe prova logjike, kurse besimi mbështetet më shumë në ndjenjat dhe emocionet tona.

Pikëpamja është një mendim ose opinion mbi diçka, që shpesh formohet, nga përvoja, edukimi dhe influencat e jashtme. E vërteta e opinioneve nuk është univerzale dhe e përhershme, por ajo është e vërtet e përkoshme regjionale, e cila vlenë për një grup njerëzish, për një popull , por nuk vlenë për të gjithë njerëzit e botës. Ajo që vlenë për ty, mund të mos vlej edhe për mua. Ajo që vlenë për shqiptarët nuk vlenë për armiqtë e shqiptarëve e shembuj tjerë. Kurse në anën tjetër, veprimi përkundrazi është realizimi konkret që bazohet në një pikëpamje. Pikëpamja është e lidhur me mendimin, ndërsa veprimi është i lidhur me sjelljen në situata të caktuara.

I juaj mësuesi Isë

20. 12. 2024

Dallimi mes modaliteteve dhe sistemeve organizative të të jetuarit qëndron në mënyrën se si organizohet jeta dhe si menaxhohen burimet dhe aktivitetet e ndryshme jetësore.

Modalitetet e të jetuarit, në përmbajtjen e tyre përfshijnë stilin e jetesës dhe sjelljet e përditshme organizative të individëve të ndryshëm, siç janë aktivitetet fizike dhe dieta e tyre rutinë ose aktivitetet e veprimet e tyre të përditshme, të cilat përseriten në mënyrë të rregullt e të zakonshme në organizimin e përditshëm të jetës. Në këtë rutinë mund të përfshihen aktivitete të tilla si, zgjedhja e orarit të ngrënjes, orarit të fjetjes në kohë të duhur e të rregullt, ushtrimeve të rregullta fizike, punë dhe aktivitete tjera organizative që ndihmojnë në organizimin e jetës së përditshme.

Këto rregulla ndihmojnë në krijimin e një ndjenje stabiliteti dhe parashikueshmërie, duke lehtësuar dukshëm menaxhimin e kohës dhe burimeve që i posedojmë.

Ndërsa në anën tjetër, sistemet organizative të jetuarit janë struktura dhe procese që ndihmojnë në organizimin e modaliteteve. Në ato struktura bëjnë pjesë institucione të ndryshme, komunitete dhe norma sociale që ndikojnë në mënyrën se si njerëzit jetojnë e bashkpunojnë mes veti. Modalitetet përsonifikohen më shumë në lidhje me individët dhe zgjedhjet e tyre që ua bëjnë modaliteteve organizative të të jetuarit. Kurse në anën tjetër sistemet organizative janë më të gjëra, të cilat përfshijnë strukturat që i mbështesin ato zgjedhje.

I juaj mësuesi Isë

19. 12. 2024

Sa më afër realitetit qëndrojnë modelet e përzgjedhura organizative, aq më të fuqishme dhe më efektive bëhen sistemet e të jetuarit tonë. Fuqizimi i besimit ndaj modeleve tona organizative dhe ndaj sistemeve të jetuarit, na largon fuqishëm nga imitimi i modeleve dhe sistemeve të të jetuarit, që i përdorin tjerët. Imitimet e të jetuarit sipas tjerëve, përherë kanë dëshmuar pak ose aspak kreativitet në organizimin e proceseve të ndryshme jetësore. Ku nuk ka kreativitet dhe risi organizativ, nuk ka edhe zhvillim e përparim të duhur përsonal, profesional, familjar, shoqëror, institucional, shtetnor e kombtar.

Imitimi i modeleve dhe sistemeve organizative që i bëjnë tjerët apo qi i kanë bërë më parë, na mundëson të kapemi pas modeleve dhe sistemeve të vjetruar, të cilave u ka skaduar afati i përdorimit të tyre. Edhe pse modelet dhe sistemet e të jetuarit janë të vjetruara dhe u ka skaduar afati i tyre, për qudi, ne prap mashtrohemi pas tyre, sepse i pritojmë angazhimit i cili kërkon të hapim rrugë të reja e të mundimshme, kurë i kemi të gatshme rrugët e vjetra. Ky veprim nënkupton kjartë, pranimin e kënaqësive afatshkurta, të cilat përfundojnë shumë shpejtë me vujtje afatgjata. Raste të tilla gjatë jetës, nuk janë të pakta, të mos them se janë vërshuese.

Derisa të varemi, pas imitimit të modeleve dhe sistemeve jetësore, që i organizojnë tjerët, pak apo aspak ndryshime progresive ndodhin në modalitetet dhe sistemet tona organizative gjatë jetës. Sa po ta bëjmë ndryshimin e bindjeve dhe besimeve tona të vjetruara, dhe i zavendësojmë ato me bindje e besime të reja rreth përdorimit të modaliteteve e sistemeve progresive, do të përjetojmë kënaqësi e krenari gjatë jetës, do të përjetojmë ndryshime progresive lidhur me jetën e dashurisë dhe mirkuptimit mes bashkëshërtëve, mes prindërve dhe fëmijëve, mes shokëve dhe miqëve, mes fushave të ndryshme të shëndetit tonë, përparimit mes fëmijëve tanë, përmirësimit të standartit jetësor, zhvillimit përsonal e profesional e ndryshime tjera të pafundme progresive që i synojmë gjatë jetës.

Mashtrimi pas përdorimit të modeleve dhe sistemeve të vjetruara organizative, na qon drejtë kënaqësive afatshkurta, të cilat shpejtë përfundojnë me vuejtje afatgjata. Durimi i vuejtjeve afatshkurta, përfundon me kënaqësi afatgjata.

I juaj mësuesi Isë

18. 12. 2024

A mos po e kërkojnë ata përqarjen apo unitetin mes popullit shqiptar?! Këtë inisiativë të tyre, une nuk e kam edhe aq të kjartë, se do ti shërbej unitetit tonë kombtar, siq i shërbyen Rilindasit tanë, themelues të kombit shqiptar, apo do ti shërbej përqarjes së shqiptarëve mes veti, sipas apetiteve të qarqeve të ndryshme antishqiptare?! Përsonalisht mendoj se kjo inisiativ shkon në favore qëllkimkqia të qarqeve antishqiptare, jo as sesi, për unitetin e tyre.

Besimi fetar i të parëve tanë iliro-pellazg, ka qenë Paganizmi politeist fetar. Iliro-pellazgët, para se të pushtohej Iliria dhe Kryeqendra e saj Dardania, besimi i tyre politeist Pagan ka qenë i koncentruar kryesishtë në katër elemente kryesore, pa të cilat ishte dhe është e pamundur ekzistenca e botës së gjallë bimore, shtazore dhe e botës së gjallë njerëzore.

Pra elementet e shejta si figura kryesore, përmes të cilave Iliro-pellazgët besonin në Zot, Ishin Toka, Uji, Ajri dhe Dielli, kurse figurat tjera të besimit, ishin figura dytësore. Besimi fetar krishten monoteist katolik e orodoks, ka ardhë tek paraardhësit tanë Ilir në fillim të shekullit 4 të kësaj epoke, përmes Perandorisë Romake, dhe përmes Perandorisë Bizantino-sllave.

Këto dy perandori, i mbajtën të pushtuar e nënshtruar, të poshtruar e të dhunuar deri në shfarosje, paraardhëst tanë arbroro-ilir, që nga shekulli i katërt deri në shekullin e 14, atëherë kur erdhë pushtuesi i radhës perandoria Otomane, me të njëjtin model pushtimi, nënshtrimi, dhunimi e poshtrimi deri në shfarosje, duke e hudhur ne detë popullatën arbroro Ilire që të ketë mish të mjaftushëm për gjallesat e detit, siq i hudhnin shqiptarët në luftën e fundit të Kosovës, nëpër puset e ujtë për pie, përse gjalli e të vdekur, gra e bura, pleqë, plaka e fëmij, kriminelët pushtues serb.

Të gjitha këto represalje, nënshtrime, poshtrime, dhunime e shfarosje gjenocidale, bëheshin përmes aparatit politik shtetnor dhe politikës djallëzore fetare, përmes kishave e gjamiave, përmes kulaqit, kërbaqit e mashtrimeve të llojllojta kundër shqiptarëve, nga pushtusit tanë Latino-romak, greko-bizantin e sllav dhe nga pushtusit Otomano-turk.

U mbetet për obligim atyre që po thrrasin të kthehemi në besimin fetar, të të parëve tanë, të na sqarojnë, se cilin besim tonin e konsiderojnë të parë, pas të cilit kanë qëndruar paraardhësit tanë, të na sqarojnë edhe këtë , se pse Rilindasit tanë Themelues të kombit shqiptar , nuk ia bënë popullit kërkesën magjike, që të khen shqiptarët në besimin fetar të të parëve tanë.

Mos ndoshta, “patriotët” më të mdhej të kohrave, po mendojnë se krishterimi katolik është besimi ynë i parë, mos ndoshta po mendojnë se krishtërimi ortodoks është besimi ynë i parë apo ndoshta po mendojnë mos është besimi i parë i paraardhësve tanë besimi musliman islam?!

Besimi i parë i paraardhësve tanë është besimi politeistë Pagan, tjerat besime fetare na kanë ardhë përmes pushtusëve tanë. Ata që e fusin zjarrin përqarës mes shqiptarëve, besoi shum se, do të digjet të parët në te!

I juaj mësuesi Isë

17. 12. 2024

Rëndësia e këtyre proceseve mendore është shumë e madhe, për organizimin e procesve tona të ndryshme jetësor. Edhe pse dallojnë mes veti proceset në fjalë, uniteti i tyre është i pandashëm për nga vlera dhe rëndësia e përbashkët që e posedojnë. Dallimi mes fantazisë, imagjinatës, intuitës dhe të menduarit është në natyrën dhe funksionin e secilës prej tyre, si:

1. Fantazia është një proces krijues që na lejon të krijojmë skena, situata ose ide që nuk ekzistojnë në realitet. Fantazia lidhet shpesh me ëndrrat dhe krijimin e botëve të reja, duke na ndihmuar të shikojmë përtej asaj që është e mundshme.

2. Imagjinata është aftësi që na mundëson të vizualizojmë dhe të mendojmë për gjëra që nuk janë të pranishme. Imgjinata është një formë e mendimit krijues dhe na ndihmon të zhvillojmë ide të reja dhe zgjije të problemeve të ndryshme.

3. Intuita është ndjenjë ose njohuri që na vije pa ndoj arsyetim të kjartë. Ajo shpesh na udhëheq në vendimmarrje dhe na ndihmon të kuptojmë situata, pa pasur nevojë për prova të dukshme.

4. Të menduarit është proces racional dhe analitik i përpunimit të informacionit. Të menduarit përfshinë arsyetimin, analizën, sintezën, analogjinë dhe vlerësimin e fakteve për të arritur në përfundime të logjikshme.

Rëndësia e secilit prej këtyre procesve mendore është shumë e madh, ku fantazia dhe imgjinat na ndihmojnë të krijojmë dhe të zhvillojmë ide të reja, ndërsa intuita na ofron një udhëzues të brendshëm për vendimarrje të ndryshme. Kurse të menduarit është proces thelbësor për zgjidhjen e problemeve që na dalin para e për arritjen e qëllimeve tona që ia kemi vuar vetit obligim. Të gjitha këto procese që u përmendën më lartë, punojnë sëbashku për të na ndihmuar të kuptojmë dhe të përballojmë botën që na rrethon.

I juaj mësuesi Isë

16. 12. 2024

Sa më e ngritur, sa më e zhvilluar dhe e përsosur mendja jonë, fuqia e saj është më e madhe. Fuqia e mendjes sonë, vërtetohet përmes mënyrës së përzgjedhjes të modeleve dhe sistemeve tona të të jetuarit. Mënyra sa më e përsosur e zgjedhjes së modeleve dhe sistemeve në fjalë, mundëson për ne, të arrijmë nivel më të lartë, më të zhvilluar e më të përsosur, gjatë organizimit të proceseve tona të ndryshme jetësore, duke i tejkaluar sistematikish në mënyrë të sigurtë, të drejtë e të vëndosur, modelet dhe sistemet e të jetuarit, të cilave u ka skaduar afati i përdorimit të tyre.

Zavendësimi i modeleve dhe sistemeve të vjetruara me ato të reja, mundëson të bërit jetë më cilësore, më të dinjitetshme dhe më të suksesshme, falë fuqisë së mendjes sonë, që na mundëson përzgjedhje të reja me nivel të lartë e cilësor të modeleve e të sistemeve tona të veprimit gjatë jetës. Rrita dhe zhvillimi i fuqisë së mendjes sonë, është domosdoshmëri për të bërë jetë sa më të suksesshme, ssa më njerëzore, sa më humane e morale.

Fuqia e përdorur e mendjes sonë, përmes inxhinierisë së vetëdijës mundëson shumë, që ti heqim qafe besimet dhe bindjet shkurtpamëse rreth modeleve dhe sistemeve të vjetruara që i përdorim ende për organizimin e proceseve të ndryshme jetësore, duke i zavëndsuar ato me modele të reja organizative shumë më efektive, të cilat na shërbejnë më mirë gjatë jetës organizative. Modelet e sistemet e reja në fjalë, mund ti përdorim në mënyrën e të ushqyerit, veshmbathjes, në mënyrën e të bërit gjum, në mënyrën e edukimit dhe arsimimit, në shëndetësi, ekonomi, jurispodencë e shumë mënyra tjera të të bërit jetë sa më të ekuilibruar e sa më të shëndetshme dhe parimore.

I juaj mësuesi Isë

15. 12. 2024

Të bërit jetë sedentare i referohet një stili të jetuarit, ku individët e kalojnë shumicën e kohës së tyre në aktivitete që kërkojnë pak ose aspak lëvizje fizike. Kjo gjendje sedentare apo pasive e të jetuarit, përfshinë në vete gjendjen e tillë, si uljen para telivizorit për një kohë të gjatë, para kompjuterit dhe para telefonit. Puna e gjatë në zyre pa lëvizur shumë, ose përdorimi i transportit të përhershëm me kerr e me autobus apo tramvaj, pa bërë përpjekje sado pak të ecët në këmbë apo të bëhen ca lëvizje dhe ushtrime për mirëmbajtjen e organizmit me qarkullim sa më të mirë të gjakut, i cili e ushqen atë.

Një jetë e tillë sedentare, mund të ketë pasoja negative për shëndetin tonë përsonal, duke kontribuar në problemet, si obeziteti, smundjet kardiovaskulare, rritja e tensionit, të rrahurat e shpejta të zemrës, përfitimi i diabetit dhe shumë çrregullime tjera shëndetësore. Për këto shkaqe, është e rëndësishme të integrohen në jetën tonë të përditshme aktivitetet e ndryshme fizike, lojrat dhe shëtitjet nëpër natyre, që ta mbajmë një stil sa më racional e sa më efektiv të jetës së shëndetshme. Po e injoruam këtë stil të të jetuarit, pasojat rreth shëndetit janë të pashmangshme.

Përkujdes të shtuar për mirëmbajtjen e shëndetit tonë në përgjithësi kërkohet edhe në stilin e të ushqyerit, në sasinë, cilësinë dhe kohën kurë ushqehemi, brenda mundësive që i posedojmë. Kërkohet përkujdes i shtuar dhe ndaj gjumit, kurë fljejmë e kurë zgjohemi. E preferueshme është të flejmë në gjumë në orën 10 apo 11 të mbrëmjes dhe të zgjohemi nga gjumi në orën 6 apo në orën 7 të mengjesit. Kjo kohë e të fjeturit është më e preferueshmja për të fituar energjinë që e kemi humbur gjatë ditës, që të jemi më të gatshëm e më optimistë për diten që na vije. Nuk është e mirë mospërfillja e kohës së gjumit, sepse nuk bëjmë gjumë të rehatshëm dhe energjija e humbur nuk rikthehet për të nesërmen.

Është në të mirën e shëndetit tonë fizik, emocional, intelektual e moral, të mos bëjmë jetë sedentare apo të bëjmë sa më pak të jet e mundur.

I juaj mësuesi Isë

13. 12. 2024

Siq vjetrohen pjesët e ndryshme të makinave dhe kompjuterëve, ashtu vjetrohen edhe bindjet, besimet, mendimet, pikëpamjet dhe sjelljet tona. Ndryshon po ashtu, krahas rritjes, zhvillimit e përsosjes së saj, edhe inxhinjeria e vetëdijës. Shumë gjëra ndryshojnë me kohën, brenda e jashtë nesh. Ky ndryshim duhet përcjellur nga ana e jonë, nëse dëshirojmë të ecim në trend me kohën dhe me kërkesat e tregut bashkohor. Pak po i përcjellim ndryshimet, rreth e përqark nesh! E dëmshme shumë!

Makinave dhe kompjuterëve, me të cilat shërbehemi gjatë jetës, ua ndërrojmë pjesët e tyre, sapo po u vjetrohen ato, që mos tu bie vlera e funksionimit të tyre, përmes të cilave kryejmë shumë punë gjatë jetës. Është për tu habitur, se kët veprim të duhur, këtë kujdesë të madh e të vëmendshëm dhe sistematik, ndaj mirëmbajtjes së makinave e kompjuterëve tanë, duke ua zavëndësuar atyre pjesët e vjetra me të reja, që të funksionojnë ato më mirë gjatë përdorimit të tyre, për të kryer punë të ndryshme në jetë, nuk e bëjmë edhe ndaj mirëmbajtjes së vetëvetës!

Këtë kujdesë mirëmbajtjeje, për qudi nuk e kemi edhe ndaj pjesëve përbërse të botës sonë të brendëshme, të cilat janë qinda e mija herë më të vlefshme, më të domosdoshme e më funksionale për veprimet tona të ndryshme, për mirëmbajtjen, për ndërrimin e pjesëve të makinave e kompjuterëve në fjalë. Kjo nuk don koment, sepse praktika po e dëshmon katërcipërishtë, se është kështu, siq po e them, jo ndryshe, siq duhet e dëshirohet.

Po e marr me mend, sa do të zhvillohej njerëzimi, po ti kushtonte vëmendje vetës rreth përmirësimit e mirëmbajtjes së shndetiti të tij fizik, psikik, emocional, shpirtëror, intelektual, moral, social e kombtar, të cilat gjenden brenda botës së tij, jo jashtë, sa i kushtohet vëmendje mirëmbajtjes së pjesëve të makinave e komjuterëve përsonal dhe ndërrimit të tyre, sapo të vjetrohen ato!

Sa i duhen makinat e kumpjuterët e mirëmbajtur dhe të përsosur njeriut, kur i mungon dëshira, vullneti dhe dashuria ndaj vetëvetës, ndaj atëdheut, ndaj punës, ndaj familjes e farefisit dhe ndaj tjerëve. Kurë i mungon shkollimi dhe rrita e edukatës, diturisë dhe zhvillimi i ekuilibruar i shëndetit të tij në përgjithësi?! Nuk i duhen aspak.

I juaj mësuesi Isë

12. 12. 2024

Kurë funksionon mirë ndijimi, përceptimi, mendja, mendimi, bindja, besimi e pikëpamja jonë, brenda botës sonë përsonale, edhe gjendja e sajë është e mirë, stabile dhe e shëndetshme. Po kështu gjendje të mirë, stabile e të shëndetshme brenda botës sonë, mundëson edhe funksionimi i mirë i ndjenjave, motiveve, emocioneve, stresi pozitiv, jo stresi kronik, vetëdija, vëmendja, kujtesa e harresa. Gjendja e mirë, stabile dhe e shëndetshme e botës sonë të brendëshme, varet edhe nga niveli i dëshirës, vullnetit, guximit dhe nga niveli i dashurisë që e posedojmë për brenda botës sonë.

Duhet kuptuar mirë e drejtë, se edhe sjelljet tona, të mira apo jo të mira qofshin, varen e derigjohen nga proceset psiko-emocionale dhe intelektuale, që u përmendën më lartë dhe të cilat gjenden e funksionojnë brenda nesh. E mira dhe e keqja e sjelljeve tona, varen kryesishtë nga gjenja e mirë, stabile dhe e shëndetshme apo nga gjendja jo e mirë, jo stabile dhe jo e shëndtshme e botës sonë të brendëshme psiko-emocionale, intelektuale, morale, humane, sociale dhe kombëtare.

Sa më shumë i pastrojmë proceset tona psiko-emocionale e intelektuale, prej gjepurave të pejsazhit tonë kulturor, bartur brez pas brezi tek ne, sa më shumë i pasurojmë ato me edukatë e dituri, shprehi e shkathtësi,të cilat na shërbejnë për të mirën tonë gjatë jetës, aq më shumë lirohemi prej gjepurave të pejsazhit tonë kulturor, të cilave u ka kaluar që shumë kohë afati i përdorimit të tyre. Për ta liruar varshmërin e proceseve në fjalë, nga dominimi i energjisë negative tek to, është mëse e nevojshme energjinë negative të tyre, ta zavendësojmë me energji pozitive, që i përgjigjet kërkesave bashkohore të kohës, sa më shumë të jetë e mundur.

Pasuria më e madhe për të cilën mendojnë njerëzit e botës, gjendet brenda nesh, jo jashtë nesh, sepse përmes këtyre procesve psiko-emocionale e intelektuale, që gjenden brenda nesh, arrihen gjitha pasuritë që i posedon bota njerëzore.

I juaj mësuesi Isë

10. 12. 2024

Shumë lloje të meditimit ekzistojnë dhe secili prej tyre posedon vlerat e veta, për të cilat ka nevoj shumë bota njerëzor. Ja disa nga llojet kryesore të meditimit dhe vlerat e tyre që i posedojnë:

1. Meditimi i Vëmendjes: Ky lloj meditimi përqëndrohet në praninë e momentit dhe vëmendjes ndaj mendimeve dhe ndjenjave pa gjykuar. Vlera e tij përfshinë reduktimin e stresit, përmirësimin e fokusit dhe rritjen e vetëdijës. Përmirësimi i fokusit në meditimin e vëmendjes nënkupton aftësinë për të përqëndruar vëmendjen tonë në momentin aktual dhe për të reduktuar shpërqëndrimet apo shpërndarjen e vëmendjes nga objektivi. Kjo arrihet atëherë kurë fokusohemi në frymëmarrje, në ndjenjat trupore ose në mendimet që na vijnë pa i gjykuar ato.

Kurë ne e praktikojmë meditimin e vëmendjes, mësojmë të njohim mendimet dhe ndjenjat tona, pa u angazhuar në ato. Praktikimi i meditimit të vëmendjes, na ndihmon në zhvillimin e një lloj vetëdijeje që na lejon të jemi më të pranishëm dhe më të përqëndruar në aktivitetet tona të përditshme. Përfitimet e përmirësimit të fokusit, përfshijnë rritjen e produktivitetit, reduktimin e stresit dhe ankthit, si dhe përmirësimin e aftësive tona për të marr vendime të ndryhme. Në përgjithësi, meditimi i vëmendjes ndihmon në krijimin e një mendje më të qetë dhe më të fokusuar.

2. Meditimi transcendental: Tipi i tillë i të medituarit përfshinë përseritjen e një “mantra” apo një fjale ose fraze të përcaktuar, për të arritur një gjendje të thellë relaksimi dhe qetësie. Vlera e tij është në përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik, si dhe në rritjen e kreativitetit tonë.

3. Meditimi i Rregullt apo meditimi Zen: Ky meditim fokusohet në pozita të caktuara dhe frymëmarrje për të arritur një gjendje të thellë të qetësisë. Vlera e këtij meditimi qëndron në rritjen e qetësisë mendore dhe në rritjen e vetëdisiplinës.

4. Meditimi i lëvizjes: Ky lloi meditimi pëfshinë lëvizje të ngdalta dhe të përqëndruara që ndihmojnë në harmonizimin e trupit dhe mendjes. Vlera e këtij meditimi është në përmirësimin e fleksibilitetit, forcës dhe shëndetit të përgjithshëm.

5. Meditimi i dashurisë dhe mirësisë: Ky meditim përqëndrohet në ndjenjat e dashurisë dhe mirësisë ndaj vetës dhe ndaj të tjerëve. Vlera e këtij meditimi përqëndrohet në rritjen e empatisë dhe lidhjeve emocionale me të tjerët.

Si përfundim: Çdo lloj meditimi i ka përfitimet e veta për favoret tona që ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit mendor emocional dhe shëndetit tonë fizik në përgjithësi. Sa më shumë që i përditësojmë në botëm tonë të brendëshme vlerat e meditimeve, aqë më shumë zhvillohet, pasurohet e përsoset bota jonë e brendëshme intelektuale, emocionale, shpirtërore, morale, humane e sociale. Aq më shumë pasurohet bota jonë e motivacionit, vullnetit, dëshirës dhe dashurisë, pa e vequar edhe përforcimin e koncentrimit të vëmendjës dhe përforcimit të kujtesës, ku ruhen të gatshme përvetësimet e njohurive, shkathtësive e shprehive tona të ndryshme.

I juaj mësuesi Isë

09. 12. 2024

Meditimet në fjalë, pos meditimeve tjera të shumta, kanë vlera të ndryshme që ndihmojnë në zhvillimin e vetëdijës dhe mirëqenies individuale.

Meditimi Relaksues Alfa, fokusohet në arritjen e një gjendje të qetësisë dhe relaksimit të thellë, të cilat ndihmojnë shumë në uljen e stresit, përmirësimin e përqëndrimit të vëmendshëm dhe rritjen e energjisë së konsumuar gjatë aktiviteteve të ndryshme jetësore. Njëra nga vlerat kryesore të këtij meditimi, është ndihmesa e kalimit tonë në një gjendje të thellë relaksuese, e cila i ndihmonë shumë shëndetit emocional, shpirtëror, mendor dhe shëndetit fizik tek ne.

Meditimi Intuitiv, nga ana tjetër, është i lidhur me zhvillimin e intuitës dhe përceptimit tonë të brendshëm. Kjo formë meditimi na ndihmon të lidhemi ngusht me ndjenjat tona dhe të kuptojmë më mirë e më thellë mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet dhe emocionet përsonale që i posedojmë përbrenda, negative apo pozitive qofshin ato, që të lirohemi nga energjia negative e tyre dhe ti pasurojmë ato me sa më shumë energji pozitive. Vlerat e këtij meditimi, përfshijnë edhe rritjen e përsosjen e vetëdijës, qartësinë mendore dhe aftësinë për të marr vendime më të mira.

Meditimi Empatik, është i fokusuar në zhvillimin e empatisë dhe zhvillimin e lidhjeve më të forta me tjerët. Kjo formë meditimi ndihmon shumë në përmirësimin e mardhënjeve dhe rritjen e ndjeshmërisë ndaj ndjenjave të tjerëve.Vlerat e këtij meditimi përfshijnë edhe forcimin e lidhjeve sociale, rritjen e mirëkuptimit, ndihmesën e krijimit të një atmosfere më të ngrohtë, më të sinqertë e më mbështetëse, të cilat jo pak po zbehen dita ditës tek njerëzimi i kësaj bote.

Tri format e meditimit në fjalë ofrojnë përfitime të mëdha e të rëndësishme për zhvillimin pësonal dhe mirëqenjen tonë emocionale e shpirtnore.

I juaj mësuesi Isë

08. 12. 2024

Inxhinieria kompjuterike merret me ndërtimin dhe zhvillimin e sistemeve kompjuterike, duke përfshirë edhe harduerin dhe softuerin kompjuterik. Ndërsa inxhinieria e vetëdijës fokusohet në krijimin e sistemeve që mund të simulojnë më mirë e më thellë proceset e mendimit dhe kuptimit të njeriut.

Për të kaluar sa më mirë, sa më sakt e sa më thellë në inxhinierinë e vetëdijës, është mëse e rëndësishme të kemi njohuri të mjaftushme në fushën e inteligjincës artificiale, në fushën e mësimit të makinerisë, në fushën e psikologjisë kognitive, në fushën e algoritmeve apo strukturën e të dhënave dhe në fushën e terorive të informacionit, të cilat ndihmojnë në kuptimin e mënyrave, se si mund të krijohen sisteme që emitojnë proceset mendore të njeriut.

Përveq që ndihmojnë në kuptimin e mënyrave, se si mund të krijohen sisteme që emitojnë proceset mendore të njeriut, na ndihmojnë të kemi përvojë në projekte të lidhura me inteligjencën artificiale, si dhe të jemi në kontakt me kërkime të fundit në këtë fushë, për të kuptuar më thellë e më mirë sfidat dhe mundësitë që i ofron inxhinieria e vetëdijës.

Sa më të kompletuar të jemi në fushën e inxhenierisë kompjuterike dhe në fushën e inxhinierisë së vetëdijës, aq më i thellë bëhet bashkpunimi i ndërvar mes inteligjencës artificiale dhe inxhinieris së vetëdijës njerëzore. Mes këtij bashkpunimi, merret aq sa jepët dhe jepet aq sa merret. Rrugë tjetër nuk ka, sepse prishet ekuilibri mes këtij bashkpunimi.

I juaj mësuesi Isë

07. 12. 2024

Inxhinieria në fjalë, sipas inteligjencës artificiale praktikohet përmes disa hapave dhe metodave, si:

1. Kërkimi dhe analiza: Inxhinierët e vetëdijës fillojnë me kërkimin për të kuptuar nevojat dhe problemet që duan ti zgjidhin. Kjo përpjekje e tyre përfshinë analizimin e të dhënave dhe kërkimin për modele që mund të ndihmojnë në ndërtimin e sistemeve inteligjente.

2. Zhvillimi i algoritmeve: Pjesë e rëndësishme është krijimi i algoritmeve që do të përdoren për të trajtuar të dhënat dhe për të ndihmuar makinat të mësojnë nga përvojat e tyre. Këto algoritme mund të përfshijnë teknikën si, mësimi i thellë, mësimi i makinerisë dhe analiza e të dhënave.

3. Trajnimi i modeleve: Pas zhvillimit të algoritmve, inxhinierët e vetëdijës trajnojnë modelet duke përdorur të dhëna të mëdha. Kjo është një fazë kritike, pasi modeli mëson të bëjë parashikime ose të marr vendime bazuar në të dhënat që i janë dhënë.

4. Testimi dhe Vlerësimi: Pas trajnimit, modelet duhet të testohen për të siguruar që ato funksionojnë siç pritet. Kjo përfshinë vlerësimin e përformancës së tyre dhe rregullimin e algoritmeve nëse është e nevojshme.

5. Implementimi: Pasi të jenë testuar dhe optimizuar, modelet mund të implementohen në aplikacione të ndryshme, si asistentë virtualë, sisteme rekomandimi, ose teknologji të tjera të inteligjencës artificiale.

6. Mirëmbajtja dhe Përmirësimi: Pasi një sistem është në funksion, është e rëndësishme që ai të mirëmbahet dhe përmirësohet vazhdimisht për të siguruar që ai të mbetet efektiv dhe i saktë.

Kjo është një përmbledhje e shkurtë e praktikave kryesore në inxhinierinë e vetëdijës, e cila është një fushë dinamike dhe në zhvillim e sipër.

I juaj mësuesi Isë

05. 12. 2024

Praktikimi i inxhinierisë apo arkitekturës së vetëdijës, rishikimi i modaliteteve dhe përmirësimi i sistemeve tona të realitetit, mund- ësohet përmes fuqisë që e posedon zgjimi ynë gjatë gjithë jetës. Për aq sa e kemi ngritur zgjuarsinë tonë, po për aq e posedojmë edhe fuqinë intelektuale, për ta praktikuar inxhinierinë apo arkitekturën e vetëdijës, rishkrimin e modaliteteve dhe përmirësimin e sistemeve tona të realitetit gjatë veprimeve të ndyshme për të bërë jetë. nrmale e të suksesshme.

Pa formimin e duhur të bindjes, besimit, vullnetit, guximit, dëshirës, dashurisë, vendosmërisë, qëndrueshmërisë dhe shprehisë e shkathtësisë sonë, për ta bërë realitet fuqinë e zgjuarsisë, për të zgjedhur versionin tonë të të jetuarit mes kësaj bote, për praktikimin e ixhinierisë së vetëdijës, rishkrimin e modeleve dhe përmirësimin e sistemeve tona të realitetit, që i përdorim gjatë organizimit të proceseve të ndryhme jetësore, do të mbesim shumë prapa, duke i praktikuar gjepurat e pejsazhit tonë kulturor, që janë bartur brez pas brezi tek ne, edhe pse u ka kaluar afati i përdorimit të tyre shumë kohë më parë, e mos të flasim për përdorimin e tyre, edhe gjatë kohën mes të cilës po jetojmë.

Profesioni me të cilin merremi, vendimet që i marrim për të krye një lloj pune, mirëmbajtja dhe ekuilibri i shëndetit tonë fizik, intelektual, emocional, shpirtëror, human, social, moral, ekonomik, kulturor, shkencor e kombtar. Kujdesi i rritës dhe edukimit të fëmijëve si prindë, mirëmbajtja e një atmosfere të ngrohtë e motivuse në familje, mirëmbajtja e raporteve të shëndosha bashkshortore, përforcimi i raporteve mes miqëve, rregullimi i mardhënjeve ndërnjerëzore, eliminimi i përqarjeve, urrejtjes, xhelozisë, hasmërive, vëllavrasjeve, dhunës e shumë dukuri tjera mes shqiptarëve dhe mes njeëzimit të botës, pa përqëndrimin sistematik të vëmendjes sonë që ti përdorim rregullat parimore, të cilat u përmendën më lartë, pa të cilat kotë përpiqemi të sigurojmë një jetë të lumtur, të begatshme e të moderuar.

Secili profesion, secili veprim i yni, e secili organizim i një procesi jetësor, i ka parimet, format, teknikat, motodat e mjetet e veta të përdorimit, të cilat duhet respektuar me vendosmëri e mequri, nëse nuk e dëshirojmë dështimin gjatë jetës. Edhe nëse dështojmë, na ipet shansa, të mësojmë shkakun e dështimit, të mos e përseisim herave tjera.

I juaj mësuesi Isë