Vështrim i ndjenjave ndaj tjerëve nga aspekti psikologjiko-filozofik e morale
24. 08. 2025
Ndjenjat dhe emocionet ndaj tjerëve, ndikojnë se si ndjejmë dhe si reagojmë ndaj tyre, p.sh. afërsia me tjerët pason me frikën e refuzimit të tyre. Përmes përvojës mësojmë ti dallojmë ndjenjat përsonale dhe ndjenjat e të tjerëve dhe ti përshtatim ato sipas normave shoqërore, që të mos e shfaqim hapur urrejtjen, xhelozin, përbuzjen e tjera veprime të pakëndëshme. Ndjenjat e papërpunuara ndaj tjerëve mund të çojnë në ankth, depresion, ose vështirësi ndërpërsonale, ku lindë nevoja që ato të përpunohen me kujdes nga aspekti psikologjik. Terapia në aspektin psikologjik, shpesh ndihmon që individi të kuptojë pse ndjen pozitivisht apo negativisht ndaj dikujt, çka e nxit këtë ndjenjë dhe si mund ta menaxhojë ose ta transformojë ate, në raport për të mirë me tjerët.
Tek ndjenjat sipas qasjes psikolojike, ana pozitive e tyre shpreh dashuri, respekt dhe empati, të cilat mundësojnë forcimin e lidhjeve sociale me tjerët, sjellin siguri emocionale tek ne dhe ndihmojnë bashkëpunimin mes nesh. Ana negative e ndjenjave sipas qasjes psikologjike shpreh inat, xhelozi e mosbesim, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen tonë duke paralajmëruar rrezikun që mund të na ndodh ose padrejtësinë që mund të na bëhet. Këto ndjenja mund të shëndrrohen edhe në destruktivitet, nëse nuk menagjohen mirë nga ana e jonë. Ambivalenca emocionale, manifestohet përmes ndjenjave të përzira, si dashuri e zemrim për të njëjtin person. Ambivalenca emocionale pasqyron kompleksitetin e mardhënjeve mes njerzëve. Ndaj këtyre kompleksiviteteve, duhet të kem durim e maturi të madhe, që mos të na ndodhin keqkuptime e konvergjenca të thella e destruktive në raport me tjerët, të cilat mund të përfundojnë me pasoja të mëdha.
Sipas qasjes filozofike e morale, ndjenjat ndaj tjerëve duhet të drejtohen nga virtyti dhe arsyeja, si p. psh., zemërimi është i natyrshëm dhe i mirë, kurë është në masë të drejtë dhe për arsye të drejta. Emocionet duhet të kontrollohen që të mos bëhemi skllevër të tyre. Ndjenjat ndaj tjerëve shihen si gjendje që mund të na turbullojnë shpirtin, ndaj duhen udhëhequr nga arsyeja. Ndjenjat ndaj tjerëve kanë vlerë morale, vetëm kurë përputhen me detyrën morale, si p.sh., dashuria e respekti nuk janë thjeshtë emocione, por qëllime praktike për të vepruar sipas ligjit morol, për ta trajtuar tjetrin si qëllim, jo si mjet. Ndjenjat ndaj tjerëve duhet matur sipas pasojave- një ndjenjë apo veprim moral është ai që sjellë më shumë lumturi për shumicën e jo për pakicën.
Sipas qasjes morale, ndjenjat ndaj tjerëve nuk janë vetëm përsonale por edhe kolektive, themel i moralitetit. Kujdesi, empatia dhe dhembshuria janë detyra morale, jo vetëm emocione. Ndjenjat ndaj tjerëve pasqyrojnë lirinë dhe përgjegjësinë tonë. P.sh., dashuria shpesh shihet si tension mes lirisë së vetëvetës dhe dëshirës për ta kontrolluar tjetrin. Pikat lidhëse mes psikologjis dhe filozofisë janë këto: Psikologjia tregon si formohen ndjenjat ndaj tjerëve dhe çfarë funksioni kanë. Filozofia pyt si duhet ti udhëheqim ose ti gjykojmë ato në kuptimin moral. Filozofia dhe psikologjia sëbashku na mësojnë se ndjenjat ndaj tjerëve janë njëkohësisht gjendje natyrore dhe përgjegjësi etike, sepse ato nuk mjafton vetëm ti ndjejmë, por edhe ti menaxhojmë dhe ti drejtojmë drejtë së mirës.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!