Të pamundshmen e bënë të mundshme, ai që mendon, bindet, beson se mundet dhe trimërisht vepron
08. 04. 2026
Kryeministri ynë Albin Kurti vazhdimisht ka dëshmuar e po dëshmon bindshëm, se të pamundshmën siq mendojnë disa politikan, e ka bërë dhe po e bënë të mundshme. Politikanët si tipi i kryeministrit tonë, posedojnë brenda vetës një potencial të madh e të fortë mendimesh, bindjesh, besimesh e pikëpamje me vizion të lartë e të largët, siq vërtetë i posedon Albin Kurti, udhëheqës i devotshëm i Kosovës, që nuk e kanë patur trojet shqiptare asnjëher më parë, një udhëheqës të tillë.
Kryeministri ynë në fjalë e ka dëshmuar praktikishtë e politikishtë, se atë vendim që e ka marr, e ka realizuar plotësishtë. As talljet, as shpifjet, as karikaturimi, as atakimet, as propaganda nga tjerët, as frika nga armiqtë, as braktisja e miqëve, nuk kanë mujtë assesi, tia lëkundin mendimet, bindjen, besimin, pikëpamjet e veprimet e tij, që ta udhëheq e ta mbroj burrnishtë, trimërisht, vendosmërisht dhe politikisht, shtetin e Kosovës, popullatën dhe atdheun e shqiptarëve.
Besimi i madh, i drejtë dhe i guximshëm e vizionar në brendinë e kryeministrit tonë, Albin Kurti, i ngjanë besimit, drejtësisë, guximit e vizionit të Napoleanit, Bismarkut e politikanëve tjerë të njohur botrisht me misionin, vizionin dhe guximin e madh në udhëheqjen e tyre politike, të cilët kanë lënë emër në histori si ngadhnjimtarë. Ky vetbesim hyjnor, i drejtë, vizionar, i vendosur dhe i guximshëm, ia shumfishoi fuqinë, edhe kryeministrit tonë në udhëheqje të shtetit, në mbrojtje e në përkrahje të popullit dhe atdheut.
Politikanët, intelektualët dhe klerikët fetar, që e mbajnë syrin dhe vëmendjen te realizimi i qëllimit, nuk mposhten as me fjalë, as me shkrime e propagandë, as me kërcnime , as me burgosje e as me vrasje. Ata nuk mund ti dekurajoj, as varfëria, as fatkeqësitë e ndryshme që mund tu ndodhin, as vështirësitë që u dalin para si pengesë, nuk mujnë ti largojnë nga synimet dhe idealet që ia kanë vuar vetit si qëllim, pos dyshimit në forcat vetanake, humbjes së besimit në ato forca, të cilat lehtë dërgojnë drejtë falimentimit para armikut.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!