Të jesh njeri i devotshëm është pasuri e madhe edukative, intelektuale dhe emocionale
03. 08. 2025
Me njeriun e devotshëm nënkuptojm atë njeri i cili jeton me ndjenja të forta respekti, me përkushtim dhe kujdesë të madh ndaj vlerave morale, shpirtnrore, humane, sociale, kombtare, politike e fetare. Njeriu i devotshëm ka përqëndrim të vëmendshëm ndaj praktikimit të sjelljeve të përditshme mes njerzëve dhe krijimit të raporteve sa më të shëndosha e të drejta mes tyre.
Njerëzit e padevotshëm nuk e qajnë kokën fare për veprimet e devotshme në raport me tjerët, sepse tek ta mbizotron egoizmi i pasocializuar për të përvetësuar sa më shumë të mira materiale, pozita e privilegje të larta politike, shoqërore e kulturore, për të cilat nuk e qanë kokën, i meriton apo nuk i meiton ato.
1.Njeriu i devotshëm në aspektin moral e shoqnor :
– Respekton normat dhe ligjet shoqnore,
– Sillet me drejtësi dhe ndershmëri me njerëzit,
– Tregon kujdes për të mos i lënduar të tjerët, as me fjalë e as me vepra.
2.Njeriu i devotshëm në aspektin shpirtëror e fetar:
– Ka besim të qëndrushëm dhe ndjenë përgjegjësi ndaj krijusit,
– kryen obligimet fetare sipa fesë të cilës i takon,
– Ka frikë të bëj veprime të gabueshme që e largojnë nga rruga morale dhe nga rruga e Zotit.
3.Njeriu i devotshëm në aspektin personal:
– Ruhet shumë nga egoizmi dhe mendjemadhësia,
– Kultivon vlera, si të falurit e gabimeve të tjerëve ndaj tij, kultivon durimin në raport me tjerët, kultivon mirësinë dhe vetëpërmbajtjen ndaj tjerëve dhe
– Përpiqet të jetë shembull pozitiv për tjerët.
3.Njeriu i devotshëm me familjen:
– Tregon dashuri, respekt dhe kujdes për prindërit, partnerin dhe fëmijët,
– Ndihmon dhe e mbështet familjen në çdo moment e në çdo nevojë.
4.Njeriu i devotshëm në raport me miqtë dhe shoqërinë:
– Është i sinqertë, nuk mashtron dhe nuk e tradhton besimin e tyre,
– Mbështet të dobtit, ka ndjenja solidariteti dhe bamirësie,
– I shmanget konflikteve dhe përhapjes së urrejtjes.
5.Raporti i njeriut të devotshëm me njerëzit e panjohur:
– Tregon edukatë dhe mirësi pa dallim feje, race, apo gjinie,
– Nuk e cenon askënd, edhe nëse nuk ka asnjë interes personal.
6.Raporti i njeriut të devotshëm me shoqërinë dhe me natyrën:
– Respekton ligjet dhe rregullat e përbashkëta,
– Kujdeset për mjedisin dhe të mirat e përbahkëta, duke pas ndjenjë përgjegjësie shoqërore.
7. Përmbledhje e shkurtë përshkruse për njeriun e devotshëm:
– Ai ka përkushtim të sinqertë ndaj vlerave morale e shpirtërore,
– Vpron drejtë dhe me përgjegjësi në raport me Zotin, me vetën dhe në report me shoqërinë.
Njerëzit e padevotshëm asnjërën prej këtyre vlerave të devotshme që i përmendëm më lartë, nuk i përdorin gjatë jetës. Fatkeqësishtë, shoqëria jonë është e mbushur bukur shumë, me njerzë të padevotshëm!
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!