Shumë shqetësuese, e turpshme dhe shkatërruse qenka, kurë fajtori të fajson për fajet e veta që ia ka bërë vëndit tonë
24. 08. 2026
Duhet me qenë shumë i pashpirt, i pa fytyrë, i pakurriz, i pamoral dhe i pa karakter, tia hudhish tjetrit fajin që e ke bërë vetë ndaj popullit, ndaj atdheut dhe ndaj shtetit të Kosovës, për dy dekada me radhë, siq e ka bërë opozita sa ishte në pushtet. Opozitarët e Kosovës dita ditës po dëshmojnë haptas e publikishtë, që na paskan ra në hall të madh prej pushtetit të Albin Kurtit, se sa prej pushtetit fashist e gjenocidal të shteteve fqinje sllavo-greke e sidomos ndaj shtetit të Serbisë dhe qetnikëve serb që jetonin në veriun e Kosovës , të cilët që dy shekuj me radhë po e mbajnë nën thundren e vetë Kosovën, Çamërinë, Ilirdën, Luginën e Preshvës dhe trojet tjera të shumta shqiptare në Mal të Zi.
Është shumë befasuese, aspak e kjartë dhe aspak bindës pse po organizohet një propagandë kaq agresive kundër Albin Kurtit dhe subjektit të tij politik, kundër qasjes organizative e politike shtetnore të tij, që po përpiqet për ta ruajtë rendin, rregullin dhe ligjin në mbrojtje të integritetit të shtetit të Kosovës, sipas Kushtetutës që e posedon Kosova dhe në mbrojtje të drejtave e lirive të barabarta njerëzore pa dalim race, feje e përkatësije të pakicave tjera që jetojnë në Kosovë. Psehun e kësaj propagande kaq agresive kundër Kryeministrit të Kosovës dhe qeverisë së tij, askush nuk e ka të kjartë, pos opozitës aktore e kësaj propagande agresive.
Po deshëm ta bëjmë një analizë, sintezë, analogji e një konkludim për të bëmat e të dyja palëve, sa ishin në pushtet e në opozitë, del në dukje kush është fajtori!
Po sa erdhë në pushtet Albin Kurti dhe subjekti i tij politik VV. Ia filluan dalngadal ta shtrijnë pushtetin në pjesën veriore të Kosovës, duke i eliminuar komunat paralele serbe që ishin përhap në gjithë teritorin e Kosovës, duke i eliminuar Bankat parale serbe, duke eliminuar funksionimin e dinarit serb në shtetin e Kosovës. I përzuni nga veriu i Kosovës bandat teroriste qetnike serbe, që e synonin ripushtimin e veriut të Kosovës dhe kolonizimin e saj me bandit serb. E eliminoi regjistrimin e automjeteve serbe sipas direktivave të Beogradit, dhe i nështroi ata ti regjistrojnë automjetet e tyre sipas rregullave të ligjit të Kosovës.I Qarmatosi banditët serb në veriun e Kosovës dhe disa prej tyre edhe i burgosi.
E sekuestroj në numër të madh të armëve të kalibrtit të ndyrshëm luftarak, me vlerë prej 500 miljon dollarëve, dhe po sekuestron sitematikisht armatimin e tyre të fshehur nëpër kisha, nëpër ara e male, për ta përmbysur pushtetin qendror të Prishtinës por dështoi marrëzishtë kjo bandë qetnikësh dhe ikën me bishtë nër shalë të turpëruar e të friksuar. U sekuestrue villa miljanëshe e Radojqiqit i cili iku edhe ai me bishtë nër shal malëve që ta shpëtoi shpirtin, duke harruar villen e tij të cilën e sekuesroi shteti i Kosovës dhe e bëri pronë shtetnor në funksinnim për policinë e shtetit tonë.
U pastruan sera të ndyrshme të mbjellura me kanabis, u mbyllën bitkojntë që montoheshin në rrymë të Kosovës të cilën nuk e paguenin bandat serbe, por i paguente bugjetu i Kosovës në dëm të gjepit të qytetarëve shqiptar. Filluan të ndërtohen shtëpit e shqiptarëve në veriun e Kosovës dhe filluan të kthehen shqqiptarët e përzën me dhunë nga shtëpitë e veta 27 vite pas luftës.
Albin Kurti Kryministër i Kosovës, nuk është fajtor për nënshkrimin e marrveshjes mes demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, ku Kosova i humbi mbi 8200 hektarë tokë. Kryeminisri nuk është fajtor i nënshkrimit të marrveshjes së kufinit me Maqedonin e veriut, ku i humbi Kosova mbi 4000 hektar tokë. Nuk është fajtor për nënshkrimin e marrveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe në vitin 2013 dhe 215, nuk është fajtor për nëshkrimin e marrveshjes për ekstra teritor të kishave serbe, nuk është fajtor për pagimin e rrymës rreth 20 vite të serbëve qetnik të veriut të Kosovës.
Nuk është fajtor për lejimin e ndërtimit të shtëpive në kodren e dielit të Mitrovicës e në Zveqan, pa lejen e pushtetit qendror të Prishtinës për ta kolonizuar atë pjesë me kolon serb, nuk është fajtor për lejimin e bondave serbe ti përzën mbi 12 mij qytetar shqiptar nga shtëpitë e veta dhe nuk i lejuan të kthen 20 vite pas luftës nëpër shtëpitë e tyre, derisa erdhë në pushtet Albin Kurti dhe sa e sa marrveshje tjera budallica që janë bërë në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë.
Lexusi im i dashur, lexoje me vëmendje shkrimin tim, kush ishte fajtor e kush i ka sjellë dëm Kosovës, shtetit dhe popullatës së saj e kush i ka sjellë dobij më shumë: Pozita në ballë me Albin Kurtin apo opozita sa ishte në pushtet dhe tani sa është në opozitë? I juaj mësuesi Isë
Shiko më pak

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!