“Shqiptarët në gjashtë- shtatë breza dalin të krishterë” thot “zbulusi epokal” Gani Mehmetaj

19. 11. 2025

Fishtë Krasniqi i përgjigjet Gani Mehmetajt me këtë koment: “Tungjatjeta, respekt i nderuar i kombit zotni Gani Mehmetaj, të uroi shëndet, jetëgjatësi e suksese dhe të priftë e mbara familjare, kombtare e shtetnore”! Me këtë koment Fishtë Krasniqi nuk e ka bërë të kjartë se ku duhet ti prij e mbara Gani Mehmetajt në zbulimin e shqiptarëve që na paskan qenë të krishter apo ti prij e mbara në shëndet, në jetëgjatësi, në suksese, në familje, në komb, në shtetformim të Kosovës apo në përqarje të shqiptarëve mbi baza fetare?!

Pas komentit të Fishtë Krasniqit dhe komenteve tjera të fishtakëve të kombit shqiptar, pason komenti im si përgjigje ndaj fishtakëve që gjenden në mesin e kombit shqiptar: “Mjer kombi Shqiptar që ka në mesin e tij, musliman, katolik e ortodoks, si tipi i Gani Mehmetajt që e përqajnë , që fusin urrejtje dhe e hasmërojn kombin shqiptar mbi baza të përkatësisë fetare, në këtë koh aqë të turbullt e të rezikshme! Farë e tipave të tillë mos u shtoft kurr në trojet shqiptare! Nëse ka mbetë identiteti në tipat si Gani Mehmetaj të cilët e përqajnë kombin shqiptar mbi baza fetare, mjer kombi shqiptar kush po flet në emër të tij!”

Haki Kryeziu në mesin e shumë komentusëve tjerë që synim e kanë ta përqajnë kombin shqiptar mbi baza fetare, shprehet me këtë koment: “Shqiptar me gjak e Fis.. Gani Mehmetaj është i nderuar i Kombit!!”

Pas këtij komenti pason edhe komenti im bukur i gjatë: “ Haki Kryeziu, Serbia pushtuse, fashiste dhe gjenocidale, kundër shqiptarëve, si sllavo-grekët tjerë, kanë paguar njerzë shërbtor të tyre që i përqajnë shqiptarët mes veti mbi baza fetare dhe që fusin urrejtje, përbuzje e hasmëri dhe vëllavrasje mes tyre mbi këto baza në këto koh të ndezura e aspak stabile .

Mua po më duket po luhet një lojë e flliqtë në dëm të unitetit kombtar shqiptar, që po stimulohen 10% e popullates shqiptare katolike dhe 10% e populates shqiptare ortodoks kundër popullates shqiptare muslimane me 80 % në numër që jetojnë të coptuar e të ndarë mbi 80% në trojet e vet nën qizmën pushtuse sllavo-greke. Populli thot kush ndez zjarr kundër tjerëve, më par digjet vet në te, e pastaj edhe tjerët.

Këtë loj përqarëse mes shqiptarëve e kanë përdor suksesshëm pushtusit tanë sllavo-grek. Në këtë lojë të ndyrë janë asimiluar në serb, në malazez, në maqedon dhe në grekë një përqindje shumë e madhe e shqiptarëve në trojet e veta që kanë mbetë nën sundimin e fqinjëve tanë pushtues sllavo-grek. Shqiptarët nuk është mire aspak, që të udhtojnë nëpër ata binar që e përfundojnë udhtimin në mënyrën më të turpshme.

Ne kemi mjaft probleme me fqinjët tanë pushtues që naj kanë pushtuar mbi 80% të trojeve tona dhe kanë shkaktuar e po shkaktojnë edhe tani terror e gjenocid kundër shqiptarëve. Ne shqiptarët nuk kemi problem mes veti mbi baza fetare as nuk duhet të kemi për asnjë qast, sepse kemi mjaft probleme me fqinjët tanë pushtues.

Kush nuk e heton këtë rrezik të madh ndaj shqiptarëve, me dije apo pa dije, me dashje apo pa dashje, e qon ujt në favor të mullinjëve të pushtusëve tanë. U lutem të gjithë përqarsëve të kombit shqiptar mbi baza fetare, prekne kokën dhe mendoni mire e mos ndezni zjarr mes shqiptarëve, se këtë zjarr po e stimulojnë që të ndezet sa më i madh pushtusit tanë sllavo-grek!

I juaj,

Mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje