Shëndeti ynë është bazë themelore dhe më e rëndësishmja e sukseseve tona gjatë jetës
11. 07. 2025
Sipas porosisë së shkenctarit gjerman, Oskar Shelbah, i cili na drerjtohet neve me këtë porosi: “ Çdo gjë që mund të bëni për ruajtjen e shëndetit të trupit tuaj, duhet ta bëni në çdo rast dhe në çdo rrethanë” sipas mesazhit në fjalë. Pra themeli më i rëndësishëm i suksesit tonë është ruajtja dhe zhvillimi sistematik i shëndetit. Çdo gjë që mund ta bëjmë për ruajtjen e shëndetit tonë trupor, duhet bërë në çdo rast dhe në çdo rrethanë, edhe përkundër sfidave të ndryshme që mund të na ndodhin. Po se bëmë ketë, do nap resin prapa shpine mos sukseset dhe dështimet tona.
Nëse shpirtërisht nuk e ndjeni vetën në qejf, thot Oskar Shelbah, duhet t’i kushtoni kujdes të dyfisht shëndetit tuaj, sepse të shprehurit e tërsishëm të fuqisë shpirtërore, varet nga trupi tërsisht i shëndosh. Sapo ta kuptojmë tërsisht qëllimin dhe udhën që shpie te ai qëllim, duhet të përpiqemi të krijojmë bazat e suksesit tonë, të cilat nuk janë të pakta. Por e para në radhë është shëndeti, i cili e përbën themelin e përsonalitetit tone harmonik dhe autoritativ. Njeriu i shëndetshëm, sipas Shelbahut, jo vetëm që arrinë suksese të mëdha, por edhe do tu gëzohet sukseseve të veta që i ka arritë gjatë jetës.
Brenga jonë duhet të jetë e koncentruar jo vetëm të jemi shëndosh e mirë, por të jemi të koncentruar edhe rreth betejës për të arritur sa më shumë suksese, pa e dëmtuar shëndetin tonë, si kuror e arritjeve të sukseseve në jetë. Nuk kemi kurrfar dobie as kënaqësi në jetë, nëse na mungon shëndeti, sepse pa shëndet nuk kanë kuptim as vlerë sukseset tona që i arrijmë. “Shëndeti është pasuria më e madhe”, ka thënë Emërson. Por Shumë i vogël është numri i atyre që e dine këtë gjë, derisa të smuhen. Ka raste të shumta në jetë nga ata që kanë deklaruar, se:” me qejf do ta jipnin pjesën më të madhe të pasurisë së vetë, po të kishte mundësi që tu kthehej shëndeti “.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!