Qëndrimet e politikanëve socialistë shqiptar ndaj Kosovës dhe ndaj pjesëve tjera të atdheut, jashtë kufijëve shqiptaro-shqiptar

21. 10. 2025

1. Enver Hoxha 1944-1985

Pas Luftës së dytë Botrore, Enver Hoxha nuk e mbështeti bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe pjesëve tjera nën pushtimin e fqinjëve tanë sllavo-grek, edhe pse kishte mundësi teorike në fillim dhe pas luftës, për shkak të aleancës së përkohshme që e kishte me Jugosllavinë e Titos dhe Rankoviçit. Me 1946, Shqipëria dhe Jugosllavia u ofruan shumë mes veti politikisht, me plane për bashkim ekonomik e madje edhe politik.

Si pjesë e kësaj strategjie, Kosova, Ilirida, Presheva, Plava e Gusia, Ulqini , Hot e Grudë dhe Malësia madhe, mbetën nën administrimin Jugosllav dhe nën administrimin grek, Janina e Çameria. Pas prishjes me Titon dhe Rankoviçin në vitin 1948, Enveri nuk ndërmori hapa konkret, edhe pse e kritikonte ashpër Jugosllavin, që nuk i dolën në fjalë vëllëzërit e tij partizan serbo-malazez, me Titon e Rankoviqin në ballë.

Për shqiptarët që jetonin në trojet e veta jashtë kufijëve shqiptaro-shqiptar, mosveprimi praktik i Enver Hoxhës konsideohet braktisje apo prerje në besë dhe një tradhti e madhe për ta.

2. Ramiz Alia 1985-1992

Në fund të viteve 80-ta dhe fillim të viteve 90-ta, kur shpërthyen protestat madhore e masive në Kosovë, edhe pse represioni serb u shtua edhe më shumë, Shqipëria e Ramiz Alisë dha mbështetje morale, por jo ndihmë konkrete për shqiptarët e Kosovës.

Gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë, Ramiz Alia kritikohej shumë nga studentet demonstrues kosovarë, që nuk ngritej më shumë zëri i shqiptarëve në arenën ndërkombtare.

3. Fatos Nano 1991- 1998, 2002- 2005

Në periudhën e tij të par si kryeministër, Shqipëria ishte në kolaps total, pas rrëzimit të Komunizmit dhe krizës së piramidave. Në vitin 1998, Nano dha dorheqje mes krizës politike dhe trazirave që lidhen me situatën në Kosovë dhe antentatin ndaj Azem Hajdarit.

Shqipëria gjatë kohës së tij nuk e ndihmoi ushtarakisht UÇK-n, por kishte një lloj tolerance ndaj veprimtarisë së saj në teritorin shqiptar, edhe pse kishte një qëndrim të ftohtë ndaj UÇK-s dhe një bashkpunim me perëndimin në dëm të interesave kombtare.

Dyshimi më i madhe ndaj tij lindi kur në Kretë u takua me Millosheviqin. Mbetë një sekret i madh se çfarë është biseduar aty, mes Millosheviçit e Fatos Nanos?!

4. Edi Rama 2013- sot

Kritikohet shumë shpesh nga kosovaret për sjelljet e tija antikombtare, besa edhe nga një pjesë e opzitës së Shqipërisë, për qëndrimet e tij shumë të buta ndaj Serbisë dhe për promovimin e “Ballkanit të Hapur”, një nismë e qoroditur që konsiderohej nga kosovarët, si një rrezik i madh për pavarësinë e Kosovës.

Ai shihet si shumë i afërt me Vuçiqin dhe si një pengesë e madhe për afirmimin e shtetësisë së Kosovës.

Rama sëbashku me Vuçiqin konsiderohet edhe si ideator për ndarjen e Kosovës, me përkrahjen e Baton Haxhiut dhe Thaçit. Poashtu konsiderohet si ideator edhe për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe për ekstra teritor për kishta ortodokse serbe, pushtuar dhunshëm prej shqiptarëve dhe kolonizuar ato me serbo-malazez, nga ana e shtetit serb.

I juaj,

Mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje