Politikanët tanë shumica prej tyre, të mos them të gjithë, janë zhvesh prej idealëve njerëzore
14. 06. 2026
Të jesh politikan i pa edukuar dhe i pa arsimuar, nuk ke kushte të njëjta, as të volitëshme, krahasuar me politikanët e arsimuar,të edukuar dhe të formuar, sado të kesh paradispozita natyrore në dipozicion brenda vetëvetës. Nëse i qëndron të vërtetës kjo që u tha më lartë, pason pyetja, a janë sa duhet të kujdesshëm politikanët tanë ta ushtrojnë mjaftushëm mendjen e tyre, për shërbime më të larta e më fisnike ndaj vetës e ndaj tjerëve gjatë organizimit të proceseve të ndryshme jetësore përsonale, familjare, shoqërore, politike, profesionale, intelektuale, kulturore e shkencore?
Përgjigjëja në të shumtën e rasteve është negative, sepse pejsazhi ynë kulturor është i mbushur përplot me gjepura të kohrave të ndryshme të së kaluarës, të cilat nuk i shërbejnë mjaftushëm kohës në të cilën jetojmë tani dhe nuk na ipet mundësi ti zhvillojmë mjaftushëm paradispozitat tona natyrore që i posedojmë përbrenda botës sonë përsonale, mes të cilave koten në gjum dhe presin me padurim ti zgjojmë sa më par nga gjumi talentet tona që ti përdorim gjatë jetës për realizimin e kërkesave dhe dëshirave të ndryshme që ia kemi vuar vetit qëllim gjatë jetës. ” Një talent i vetëm që njeriu mund ta përdor në mënyrë efektive, vlenë më shumë se 10 talente të burgosura nga padituria”, thot Marden
Nuk i duhen asnjë populli, asnjë vendi e asnjë shteti politikanët që nuk kanë ambicie të rritën, të zhvillohen, të formohen e të pasurohen me edukatë e dituri çdo dit. Ta zvoglojnë më shumë horizontin e paditurisë në politikë, në histori, në kulturë e në shkencë, të formohen e të transformohen dhe të bëhen më të pasur me dituri, të bëhen më të urtë e më të sjellshëm dhe të bëhen më të njerzishëm, më njerzë, me një fjalë. Kjo që u tha më lartë është një kërkesë ambicioze që ia vlenë shumë të bëhet realitet sa më parë, në mesin e kombit tonë shqiptar, e sidomos në mesin e politikanëve tanë.
Orison Swett Marden, në librin e tij, Mundet ai që Mendon se Mundet, thot:” Nëse e kalojmë jetën si përson kureshtar, duke mbajtur mendjen vigjilente e kërkuse përgjithçka, mundë të fitojmë pasuri të madhe mendore, urti që është përtej çdo pasurije materiale”
I juaj,
Mësuesi Isë
Shiko më pak

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!