Polemikë me ish shokun tim të Gjimnazit, Ibrahin Miran Kelmendi, rreth pyetjes së tij që ia ka parashtruar publikut
02. 10. 2025
Pyetja është kjo: “Si realizohet e drejta e 10 deputetëve serbë për të pas nënkryetar Kuvendi, nëse 100 deputetë shqiptarë janë shovinistë antiserbë”?
Tash po e kuptoi pse nuk ka mujt të bëhet shtet Iliria e Arbëria dhe pse u coptue dhe u bë copë e grimë Shqipëria! Princit e principatave të Ilirisë dhe Arbërisë dhe politikanët në ballë të Shqipërisë e Kosovës, punonin për qarqet e ndryshme antishqiptare dhe për interesa të veta përsonale, familjare, regjionale, politike e fetare. Të gjitha këto kategori tradhtish, i vraft gjaku i dëshmorëve që ranë heroikisht në mbrojtje të lirisë dhe tokave të atdheut shqiptar, nëpër dekada e shekuj!
Ibrahim-Miran Kelmendi
“Isa Thaçi, më duket, ti e dinë a kishte atdhe shqiptar para vitit 1913, meqë nuk ka ekzistuar ndonjë shtet apo mbretëri me emërtim Shqiptari as popull me emrin shqiptar. As Gjergj Kastrioti nuk e ka quajt veten shqiptar e Atdheun Shqipëri, sepse nuk njiheshin si emra. E dyta, gjithandej, edhe te popujt tjerë, formësimet e shteteve kombëtare është e vonë, e ka zanafillën vetëm në shekullin 19. E treta, duhet me i pas parasysh kapacitetet që kemi dhe jo të simulojmë sikur kemi kapacitete të mëdha e nuk po duam. Ta zëmë, vetëm furnizimin me rrymë elektrike, me çmim të përballueshëm, nuk po kemi kapacitet me e rregullua…”
Isa Thaçi
Ibrahim-Miran Kelmendi, me këtë koment po tregon se nuk e njeh të kaluarën tonë të përvuajtshme dy tre mijë vjeçare. Ky far Ballkani perëndimor i shqiptarëve dhe i ardhacakëve sllavo-grek, dikur quhej Gadishulli Ilirik i populluar dhe i udhëhequr nga Ilirët, paraardhës të shqiptarëve. Nga njëri det e në tjetrin ishin zot të ktij Gadishulli Ilirët. Atëherë në këtë Gadishull nuk kishte ardhacak sllavo-grek, kishte vetëm Ilir. Pushtimet latino-romake, heleno-bizantine, sllavo-ortodokse, turko-aziatike, e pushtuan këtë Gadishull. E copëtuan si është më zi dhe i mundësuan sllavo-grekëve ti ndërtojnë foletë e veta në trojet shqiptare, duke ua marr dhunshëm trojet, përmes pushtimit, nënshtrimit, poshtërimit, asimilimit, gjenocidit e çka jo tjetër për të keq?!
Kjo trashje kokash e princave arbëroe e ilir dhe politikanëve shqiptar në ball të Shqipëris e në ball të Kosovës, si koka e juaj, shoku im Ibrahim, i ka kushtuar shtrejtë paraardhësve tanë arbroro-ilirë. Ky çmim u kushtoi shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre me humbje teritorësh mbi 80% apo mbi 140 mij km katror të tyre, ku shqiptar zive u kanë mbetë më pak se 40 mij km katror teritor. Për këtë arsye thash në komentin tim më parë, shoku im Miran Kelmendi:” tash po e kuptoi pse nuk u bë shtet Iliria, Arbëria dhe pse u bë copë e grimë Shqipëria”?! Daullja bie shoku im, për ata që kanë vesh me dëgjuar, sy me pa e kokë me kuptuar. Për ata që nuk kanë vesh, sy e kokë, Zoti i madh ua bëftë qarën, sipas filit e mitilit që e posedojnë!
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!