Po ua bëj me dije edhe njëherë kundërshtarëve politik të kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, që na paska shumë “faje”…

27. 08. 2026

Militantët politik, partiak me kryetarët e tyre në ballë të PDK-s, LDKs, AAK-s, AKR_s, PSD-s dhe SERPska Listës, qëllimishtë e pa të drejtë po i hudhin akuza nga më të ndryshmet kryeministrit tonë Albin Kurtit, i cili i ka fituar votat e popullit, tri herë më shumë si subjekt politik në aleancë me listën guxo, krahasuar me subjektet politike PDK, LDK, AAK, AKR, PSD, dhe listën serpska së bashku. Këtyre militantëve “dashamirë” të atdheut e popullit që i takojnë, po ua bëj me dije se nuk është e ndershme, as humane e as njerzore, tia hudhin fajet e veta Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, të cilit populli ia ka besuar që sa e sa herë udhëheqjen, përmes votës së vet demokratike!

Po sa erdhë në pushtet Albin Kurti dhe subjekti i tij politik VV e lista guxo. Ia filluan dalngadal ta shtrijnë pushtetin në pjesën veriore të Kosovës, i cili kishte munguar për dy dekada me radhë sa ishte opozita në pushtet, duke i eliminuar komunat paralele serbe që ishin përhap në gjithë teritorin e Kosovës, duke i eliminuar Bankat parale serbe, duke eliminuar funksionimin e dinarit serb në shtetin e Kosovës. I përzuni nga veriu i Kosovës bandat teroriste qetnike serbe, që e synonin ripushtimin e veriut të Kosovës dhe kolonizimin e saj me bandit serb, të trimnuar nga veprimet e opozitarëve tanë. E eliminoi regjistrimin e automjeteve serbe sipas direktivave të Beogradit, dhe i nështroi ata ti regjistrojnë automjetet e tyre sipas rregullave të ligjit të Kosovës.

I Qarmatosi banditët serb në veriun e Kosovës dhe disa prej tyre edhe i burgosi. Këtë veprim nuk e ka bërë opozita për dy dekada me radhë, pos që e ka trash kumarinë me bandat terroriste vrastare duke bashkpunuar me ta në dëm të shtetit të Kosovës e në dëm të pollit të saj. E sekuestroj një numër të madh të armëve të kalibrtit të ndyrshëm luftarak, me vlerë prej 500 miljon dollarëve, dhe po sekuestron sitematikisht armatimin e tyre të fshehur nëpër kisha, nëpër ara e male, për ta përmbysur pushtetin qendror të Prishtinës por dështoi marrëzishtë kjo bandë qetnikësh dhe ikën me bishtë nër shalë të turpëruar e të friksuar.

U sekuestrue villa miljanëshe e Radojqiqit i cili iku edhe ai me bishtë nër shal malëve që ta shpëtoi shpirtin, duke harruar villen e tij të cilën e sekuestroi shteti i Kosovës dhe e bëri pronë shtetnor në funksinnim për policinë e shtetit tonë. U pastruan sera të ndyrshme të mbjellura me kanabis, u mbyllën shumë laborator me bitkonjë që montoheshin në rrymë të Kosovës të cilën nuk e paguenin bandat serbe, por i paguente bugjeti i Kosovës në dëm të gjepit të qytetarëve shqiptar. Filluan të ndërtohen shtëpit e shqiptarëve në veriun e Kosovës dhe filluan të kthehen shqqiptarët e përzën me dhunë nga shtëpitë e veta 27 vite pas luftës. Opozita bënte gjumë sepse kullotëte së bashku me bondat e veriut duke abuzuar me pasuritë e Kosovës.

Albin Kurti Kryministër i Kosovës, nuk është fajtor për nënshkrimin e marrveshjes mes demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi, ku Kosova i humbi mbi 8200 hektarë tokë. Kryeminisri nuk është fajtor i nënshkrimit të marrveshjes së kufinit me Maqedonin e veriut, ku i humbi Kosova mbi 4000 hektar tokë. Nuk është fajtor për nënshkrimin e marrveshjes për asociacionin e komunave me shumicë serbe në vitin 2013 dhe 215, kur Albin Kurti ishte shumë largë pushtetit. Nuk është fajtor për nëshkrimin e marrveshjes për ekstra teritor të kishave serbe, nuk është fajtor për pagimin e rrymës rreth 20 vite serbëve qetnik të veriut të Kosovës, të cilët nuk e pranonin dhe bënin organizime nga më të ndryshmet kundër shtetit të Kosovës, me synimin që ta bllokojnë funksionimin e tij derisa të dështoi tërsisht ai, në bashkpunim me opozitarët tanë.

Nuk është fajtor për lejimin e ndërtimit të shtëpive në kodren e diellit të Mitrovicës e në Zveqan, pa lejen e pushtetit qendror të Prishtinës për ta kolonizuar atë pjesë me kolon serb, nuk është fajtor për lejimin e bondave serbe ti përzën mbi 12 mij qytetar shqiptar nga shtëpitë e veta dhe ti vrasin 11 qytetar nëpër ato rrëmuja që i krijuan qetnikët duke i përzën me dhunë nga shtëpitë e veta qytetarët në fjalë dhe nuk i lejuan të kthehen 20 vite pas luftës nëpër shtëpitë e tyre, derisa erdhë në pushtet Albin Kurti dhe sa e sa marrveshje tjera budallica që janë bërë në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë. Albin Kurti nuk është fajtor i vrasjeve të më shumë se 100 intelektualëve të LDK-s,pas çlirimit të vëndit, për ti eliminuar si kundërshtarë politik.

Kam frikë se do të më bombardoi e do të ma kallë flakë shkrimin tim përmes fakteve dhe argumenteve, luftetari i dyshimtë sipas mej Adem Shabani, duke i devalvuar faktet dhe argumentet e mia që i kam përjetuar në lëkurën time përsonale së bashku me poopullin tim bir i të cilit jam.

Lexusi im i dashur, lexoje me vëmendje shkrimin tim, kush ishte fajtor e kush i ka sjellë dëm Kosovës, shtetit dhe popullatës së saj e kush i ka sjellë dobij më shumë: Pozita në ballë me Albin Kurtin apo opozita sa ishte në pushtet dhe tani sa është në opozitë, në ballë me shumë lider të tyre? I juaj mësuesi Isë

Shiko më pak

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje