Po e atakojnë në Parlament Kryeministrin e Kosovës, deputet e deputete të korruptuar

05. 04. 2026

Atakohet Kryeministri Kurti, më i pakorruptuari prej kryeministrave, presidentëve e politikanëve tjerë në Ballkan e më gjërë, prej atyre që janë dëshmuar me korrupcion për dy dekada me radhë, sa ishin në pushtet. Po atakohet politikani më i artikuluar në Kosovë, në Shqipëri e në Ballkan! Politikani që e ka filluar jetën e tij studententore burgjeve të ish serbo-jugosllavisë fashiste, duke kundërshtuar me tër qenjen e tij intelektuale, fizike e emocionale, sistemin politik fashist serbo-jugosllav.

Atakohet ai që i ka shkuar gati gjysma e jetës duke protestuar, duke u rrahur e torturuar mizorisht nga pushtetarët fashist serbo-jugosllav. Atakohet Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga deputet e deputete të korruptuar deri në fyt, të cilët i qitën në treg edhe pjesët e atdheut tonë. Të korruptuarit në fjalë nënshkruan marrveshje të dëmshme për Kosovën, si: Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nënshkruan marrveshjen për ekstra teitor rreth kishave serbe, edhe pse ato ishin kisha tona, derisa u pushtue Kosova nga Serbia dhe u kolonizuar ajo me kolon qetnik serb.

Atakohet Kryministri jonë nga gazetar e analist-banalit politik, të shituar për pak pare të pista që ua pagoi Serbia dhe qarqe të ndryshme antishqiptare, që synim e kishin dhe e kanë ti përqajnë mes veti shqiptarët. Atakohet ai që e shtriu pushtetin cep më cep të kosovës, që i luftoi bandat kriminale qetnike serbe në veri, që i zhduki komunat paralele serbe cep më cep të Kosovës.

Po e atakojnë kryeministrin e Kosovës që e ndaloi së funksionuari dinarin serb në Kosovë. Që i ndaloi së funksionuari postat dhe bankat serbe, që e zhbllokoi qarkullimin e lirshëm të qytetarëve shqiptar, në pjesën veriore të Kosovës, të cilën e synonin bandat qetnike serbe ta kolonizojnë atë pjesë me kolon serb kriminel të luftës, përgjakura duar me gjak shqiptari, të cilët u përpoqën ti pengojnë shqiptarët të kthehen në takat dhe në shtëpitë e veta dhe ta uzurpojnë liqenin e Ujmanit dhe Trepçen. E çka tjetër nuk u përpoqën qetnikët në fjalë?!

I juaj,

Mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje