Përsa kohë mbajmë brenda vetës atmosferë dështimi dhe rrezatojmë dyshim e dekurajim, do jemi dështak mes tjerëve
10. 04. 2026
Të largohemi nga gjendja e dështakëve, duhet kthye fytyrën, trupin, mendimet, bindjet, besimet dhe pikëpamjet nga ana tjetër e gjendjes, që ti ndërpresim të gjitha rrjedhat e mendimeve, bindjeve, besimëve e pikëpamjeve dështuse dhe dekurajuse, për tu kthyer guximshëm, bindshëm e me zemër dhe me shpirt kah qëllimi ynë, me përpjekje të vendosura, për të zbuluar se gjërat ndryshojn në favorin tonë duke përfytyruar një botë të re, në të cilën do të jetojmë, do të përafrohemi me ate që e shohim, e ndjejmë dhe i besojmë asaj për të cilën përpiqemi ta bëjmë realitet të arritshëm.
Hulumtimet e Orison Swet Marden përmes intervistës ka intervistuar kandidat të ndryshëm me gjendje të ndrojtuar ndjenjash, përmes pyetjes:” përse i kanë lënë tu kalojnë shanset e mundësitë e ofruara për punësim, i cili ka marr përgjigje në rrëfimin si më poshtë: ” Nuk kam guxim”, ka thënë njëri; “Më mungon besimi në vetën”, tha tjetri; ” Unë tërhiqem nga frika se do ta bëj ndonjë gabim dhe e kam frikën e refuzimit”, tha një i tretë; ” Do të dukej aq e paturp për mua që ta kisha guximin të dal para tjerëve”, tha një i katërt; “Oh, nuk mendoj se do të ishte e drejtë ta kërkoj një vendë pune kaq të lartë mbi nivelin tim”, tha një tjetër;” Mendoj se duhet të pres derikurë të më kërkoj vëndi, ose të përgatitem më mirë”.
Sipas kësaj interviste, del në dukje mosbesimi tek vetja, tkurrja, ndruajtja, ose vetë-shuarja e të intervistuarëve, të cilat vetij dalin në jetë armiqë më të kqij të suksesit, se sa mund të dal si pengesë pa aftësia e vërtetë që e posedojnë njerëzit gjatë jetës. Nëse i heqim pengesat në fjalë, si frikën dhe ndrojtjen, i kemi heqë qafe pengesat e mëdha për arritjet tona të suksesshme. Po ta kishim një kuptim më të madh për mundësitë tona që i posedojmë përbrenda nesh, po ta kishim një besim më të madh në vetëvetën, po ta kishim një besim më të madh në vetën tonë, do të arrinim suksese shumë më të mëdha.
Duhet ta kuptojmë sa më parë, se ne jemi të gjymtuar nga idetë e mëparshme tradicionale që gjenden në pejsazhin tonë kulturor dhe po barten tek ne brez pas brezi, shumicës prej ideve të ndryshme, ka kohë që u ka skaduar afati i përdorimit.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!