Përqarësit e shqiptarëve mbi baza politike, fetar e regjionale, po punojnë për favore të qarqeve të ndryshme antishqiptare

23.08. 2026

Disa prej shqiptarëve kanë marr yrysh kohëve të fundit ti përqajnë shqiptarët mbi baza politike, partiake, fetare e regjionale dhe të fusin urrejtje, hasmëri e vëllavrasje mes tyre. Këto përqarje të qarqeve të ndryshme antishqiptare që po bashkpunojnë me disa element destruktiv e shkurtpamës që gjenden mes kombit tonë, brenda e jashtë kufijëve shqiptaro-shqiptar janë një dukuri e mbrasht e cila mundë të sjellë rrëziqe të mëdha mes shqiptarëve, sipas synimeve të armiqëve tanë që kurr nuk na kanë dashtë të mirën.

Nëna e Jusuf Gërvallës, hero i kombit shqiptar i ka edukuar fëmijtë e vetë, duke ua bërë me dije se gjamitë, kishat dhe tyrbet e teqet janë shtëpi të Zotit, të cilat mundësojnë ti kryejmë lutjet tona ndaj tij.”Pasha nënën, cila të qëllon më afër prej tyre, qoft Kishë ajo gjamij, tyrbe apo teqe, hynë e lutu në te dhe drejtoju zotit me lutjet t’ua”.

Këtë mesazh parimos duhet t’ua japin fëmijëve të vetë të gjithë prindërit shqiptar, qofshin ata katolik, ortodoks apo islamik. I njëjti parim duhet të vlej edhe për priftërinjtë katolik, ortodoks dhe për hoxhallarët e shehlerët apo Prisit e dervishëve, që mos ti fryjnë zjarrit përqarës, por ti kryejn lutejet e tyre drejtuar Zotit, për shka janë edhe të thirrur përgjegjës, jo për përqaje të njerzëve mbi baza fetare.

Jo të fusin përçarje mes shqiptarëve sipas apetiteve të pushtuesëve tanë latino-romak, heleno-bizantin, otomano-turk e sllavo- greko-ortodoks. Këtë duhet t’a kenë të kjartë të gjithë ata që po përpiqen të fusin përqarje, urrejtje e vëllavrasje mes shqiptarëve mbi baza partiake, fetare e regjionale, se janë në shërbim të qarqeve të huaja anti shqiptare, qofshin ata klerik fetarë, intelektual e akademik, qofshin ata qytetarë të thjeshtë, mësues apo prindë. I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje