Përgjigje në shkrimin e mësuesit të djalit tim, Ramadan Dibranit

12. 03. 2026

Ramadan Dibrani

3 mars 2026

Nëse Albin Kurti nuk e përpozon dr. Vjosa Osmanin qe të rizgjedhet përseri Presidente e Kosoves edhe këtë mandat, shumë do të gabon, edhe shumë ka me humbur besimin te elektorati i VV-jes në zgjedhjet e ardhëshme!

Në të kundërten do t’a harron 51% shin qe e merr ma!

Dr. Vjosa Osmani ka autoritet edhe bagazh të madh politik, ishte edhe është nji politikane shumë e shkathët, intelektuale me nji përvojë të madhe dhe të suksesshme politike e sidomos në arenën ndërkombëtare!

Sot për sot nuk kemi kandidat ma të mirë e ma të përshtatshëm për Presidente se sa Dr. Vjosa Osmani!

Respekt për Presidenten e Kosoves dr. Vjosa Osmanin!

P O i P Ë R GJ I GJ E M M Ë S U E S I T në F J A L Ë

Mësues Ramdan Dibrani, unë Kosovën e dua më shumë se Albinin dhe Vjosën. Politikanët shqiptar i dua, aq sa e dojnë ata Kosovën dhe i urrej e jam kundër tyre, për aq sa ata e urrejnë Kosovën dhe Shqipërinë dhe për aq sa i dëmtojnë e i shkatërrojnë ato dhe i qesin në treg pjesët e atdheut, për interesa të veta përosonale, familjare, karieriste, grupore e partiake, duke shkatrruar shtetin.

Në mesin e politikanëve shqiptar, ka prej tyre që e shkatërrojnë Kosovën e Shqipërinë, i shkatrrojnë shtetet e tyre dhe e varfërojnë popullatën për interesa të veta përsonale, me një egoizëm të pasocializuar, për favore të Serbisë dhe për favore të fqinjëve tanë pushtues.

Kasten e tillë të politikanëve nuk e don populli por i urrenë. Ata i donë ajo pjesë e popullit që kanë luftuar për interesa të veta përsonale e karieriste. Pjesa më e madhe që po dëshmohet me votën e vetë, është për Albin Kurtin. Kush është kundër votës së shumicës, është kundër Kosovës, popullatës shqiptare e kundër shtetit të saj, pro Serbisë për interesa përsonale.

Këta egoiste e marrin epitetin nga populli si tradhtar të popullit, të atdheut tonë dhe tradhtar të shtetit që është fituar me gjakun e dëshmorëve tanë të Lirisë.

I juaj,

Mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje