Pasojat e durimit dhe mosdurimit tek njerëzit
05. 08. 2025
Durimi dhe mos durimi ndryshojnë shumë nga përsoni në person, dikush është i prirur për mosdurim e dikush ka prirje për të duruar nëpër situate të ndryshme jetësore. Atyre që u paraprin durimi në situate të ndryshme gjatë jetës, janë njerëz të devotshëm. Ndërsa atyre që u paraprin mosdurimi, krakterizohen si njerëz më pak apo aspak të devotshëm. Kuptohet durueshmëria është mëse e nevojshme dhe e devotshme kurë përballemi me vështirësi që nuk mund ti ndryshojmë për momentin, por jo asnjëherë kurë bëhet fjalë për padrejtësitë, sepse padrejtësitë janë mjete që i përdorin njerëzit e padevotshëm.
Pasojat e durimit të tepruar mund të na sjellin në jetë stagnim, izolim dhe mosndryshim, ndërsa pasojat e mosdurimit mund të na sjellin veprime të nxitueshme të pa matura, jo produktive apo shkatërruese, edhe ato që i kemi arritë më parë.
Njerëzit e devotshëm e zhvillojnë sistematikisht durimin i cili përfshin praktikimin e vetëkontrollit, vendosjen e qëllimeve realiste dhe përqendrimin në përspektivën afatgjatë. Ata në secilën ditë praktikojnë durimin duke u përballur me sfida të vogla, duke u fokusuar në frymëmarrje dhe duke reflektuar më pare mbi përparimin personal e pastaj edhe kolektiv. Njerëzit e devotshëm e përdorin durimin në jetë për ti pëballuar vështirësitë, për të ndërtuar mardhënje të shëndetshme me tjerët dhe për ti arritë qëllimet afatgjata. Me veprime të devotshme, rrallë apo hiq merren njerëzit e padevotshëm.
Përfitimet e durimit janë të mëdha, tek ata që e praktikojnë dhe e ushtrojnë durimin, si uljen e stresit në jetën e përditshme stresuese, përmirësimin e mardhënjeve me tjerët dhe arritjen e sukseseve të shumta gjatë jetës. Të mësuarit e qëndrimit sa më i qetë në situata stresuse dhe rritjen e vetëdijës për gjendjen e emocioneve tona, mundëson bukur shumë vetëkontrollin dhe marrjen në duarë tona frejtë e jetës.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!