Partitë tona politike po ia hedhin fajin njëra tjetrës për përqarjen e shqiptarëve mes veti
24. 07. 2026
Për përqarjet e kohës së sotme, po e fajsojnë partitë opozitare, partinë e cila është në pushtet në ballë me Albin Kurtin Kryeministër. Edhe pse këtë vesë të ligë e kemi patur, e kemi dhe po vazhdojmë ta kemi, fatkeqësishtë!
Unë po ua bëj me dije, partive opozitare dhe partisë në pushtet, sipas mendimit tim, se kemi qenë të përqarë mes veti, jemi dhe po vazhdojmë të jemi të përqarë ne shqiptarët, si para fillimit të luftës, kush pro sistemit titist e rankoviqian dhe kush kundra atij sistemi. Këtë nuk mund t’a mohoj askush, pos gazetarëve dhe analistëve tanë politik, të cilët janë shitë për pak pare të pista, që ua kanë dhënë pushtuesit e shqiptarëve sllavo-grek! Kemi qenë të përqarë mes veti edhe gjatë luftës, kush me FARKUN e kush me UÇK-n. Kjo përqarje i’a mori jetën Kolonel Ahmet Krasniqit, Miinistër i Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Këto forca çlirimtare u përqanë mes veti duke u përpjekë, se cilat forca duhet të udhëheqin me luftën dhe me fondin 3% të Kosovës e me fondin vendlindja thrret. Edhe këtë nuk mund t’a mohoj askush, pos gazetarëve e analistëve politik në fjalë, të cilëve u mungon etika e gazetarit!
Po ashtu ka patur përqarje se kush duhet të komandoi me këto forca çlirimtare. Ka patur përqarje edhe pas përfundimit të luftës, duke bërë luftë për pushtet, ku u instaluen edhe vrasjet mes kundërshtarëve politik dhe po vazhdon edhe sot kjo përqarje mes partive politike duke iu imponuar njëra tjetrës për t’ia rrëmbyer pushtetin, edhe për kundër votës së popullit, që ua ka treguar secilës parti ku e meritojnë vëndin të jenë. Edhe këto përqarje nuk mund t’i mohoi kush, pos akterët në fjalë! Populli thot:” askush nuk mund të të bëj keq më shumë se sa i bënë vetit”, “askush nuk mund t’a ulë vlerën e autoritetin, më shum se vetvetja” etj.
Po befasohem në Asllan Bajramin si gazetar e informator i luftës, pse i ka shkuar rrethë e rrotull përshkrimit të ngjarjeve para luftës, gjatë luftës e pas saj dhe nuk ka folë drejtë për drejtë për të vërtetën që ka ndodhë në ato kohra, para, gjat e pas luftës! Populli nuk e harron kurr se si ka shkuar puna në këto tri periudha që u përmendën më lartë! Edhe këtë nuk mund t’a mohoj askush, sepse faktet flasin vetë! E mohojnë këtë realitet që ka ndodhë gjatë këtyre tri periudhave, vetëm ata që i vretë e vërteta të dal në shesh, vetëm ata që u besojnë maskave dhe mekanizmave mbrojtës psikologjik të fshihen prapa tyre, dhe të tregohen para opinionit, se burra më të mirë sikur ata në Kosovën tonë Martire, nuk ka pasë e nuk ka me pas kurrë.
Por një gjë duhet ta dijnë të gjithë, sepse maskave dhe mekanizmave mbrojtës psikologjik, herët ose vonë koha ua zhvesh surratin dhe i pasqyron lakuriq secilin që është madhëruar përmes maskave në fjalë, duke e maskuar vetën dhe të vërtetën e tij se kush ishte e kush është tani në të vërtetë. I juaj, Mësuesi Isë
Shiko më pak

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!