Parlamenti shqiptar i Edi Ramës, nuk pranon ta dënojë gjenocidin serb në Kosovë

18. 10. 2025

Skandaloze për Shqipërin! Ajo vendosi në Parlamentin shqiptar të mos e njoh gjenocidin e Serbisë që e kreu brutalishtë ndaj shqiptarëve të pafajshëm, pos që ishin shqiptar, ndaj fëmijëve, pos që ishin të shqiptarëve, ndaj pleqëve e plakave dhe të rinjëve, pos që ishin shqiptar e bij shqiptarëve.

Shqipëria, quditërishtë mohoi gjakun e fëmijëve, dëshmorëve, gjakun e më shumë se 15 mijë viktimave të pa fajshme shqiptare, gjakun e afër 2500 fëmij të vrar e të maskruar, 20 mij gra shqiptare të dhunuara, shtëpij tërsishtë e masivisht dhe barbarishtë të djegura e të shkatërruara dhe pasuri e plaqkitur tërsisht nëpër to. Kafshë të prera e të vrara nëpër fusham, nëpër ara e nëpër male e kodrina, në luftën e fundit fashizoide, pushtuse, gjakatare e gjenocidale të Serbisë fashiste!

Mohimi i gjenocidit në Kosovë nga Shqipëria është befasues për ne shqiptarët e Kosovës, sikur ne të mos ishim shqiptar, edhe pse jemi pjesë e pandashëm e trupit kombtar shqiptar. Mohimi i gjenocidit nuk është kurrfar neutraliteti, por është fyerje , urrejtje dhe përqmim ndaj viktimave, është dhembje për familjet dhe njollë për kombin.

Gabimet kurë nuk pranohen, rrezikohet të na përseriten prap ato edhe më të rrezikshme. Oj Nënë Shqipëri, deri në qiell po bërtas dhe dëgjo mirë se, pa drejtësi nuk ka paqë, as unitet, pa kujtesë nuk ka dinjitet as moral njerëzor e kombtar, pa dinjitet nuk ka komb shqiptar. A mund ti kesh këto virtyte të larta njerëzore e kombtare, me Edi Ramën në ballë, nëna jonë Shqipëri?! Unë dyshoj bindshëm, se nuk mundësh ti kesh!

E pyes vëllajn e Vuçiqit, Edvin Kristaq Ramën, si u ndjeve në ballë të demonstratave që i Organizoi një pjesë e UÇK, pa prezencën e Bacës Rifat Jashari, vëllajt të Komandantit të UÇK-s, Adem Jashari të cilët familjarishtë kanë dhënë kontribut më shumë seq kanë patur kapacitet. Pa prezencën e Haradinajve që nuk ndjehen të përfaqsuar me organizatoret e kësaj demonstrate?

Ndoshta për ta marr bajrakun pa meritë, as që të ka shkuar mendja, pos që u tregove një burrec që fute përqarje edhe më të madhe mes Kosovës e Shqipëris, duke u përpjekë tia lësh fajin Albin Kurtit, për të gjitha të kqijat që ia shkaktove Kosovës dhe Shqipërisë.Turpi të mbuloft ty, paraardhësit dhe pasardhësit tuaj!

Populli në Kosovë nuk e përtyp këtë qorbë bajate që është përpunuar nëpër kazanët tuaj socialistë dhe nëpër kazanët e vëllajt tënd Vuçiq , që synon ta kthej prap Kosovën nën sundimin e qizmës gjakatare e gjenocidale të ushtarakeve serbe.

Për ta kujtuar realitetin, se sa largë je ti, EDVIN AGA,po e citoj atë që e ka thënë, daja i Adem Jasharit, komandantit të UÇK-s GANI GECI, i cili thot:” Të dashur miqë sikur sot, në ballë të protestes në Tiranë, të printe RIFAT JASHARI, sigurisht që edhe unë do të isha aty, sepse do ta dija se protesta po bëhet për për ta mbrojtur UÇK-ën e Komandantit ADEM JASHARI”.

“Ju të nderuar qytetarë, që nuk po merrni pjesë në këtë protestë- mos u shqetësoni fare!

UÇK-ja nuk është as e Hashimës, as e Fatmir Shehollit, as e Edi Ramës, as e Baton Haxhiut dhe sejmenëve të tyre, të cilët kryet e kanë në Beograd…”.

I juaj,

Mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje