Paradigmat subjektive dhe objektive të deputetëve në Parlamentin e Kosovës dhe Shqipërisë
17. 09 2025
Pardigmat janë si hartat orientuse në komunikacionin rrugor, hekurudhor, ujor, ajror dhe si harta orientuse në mënyrën e organizimit të proceseve të ndryshme jetësore. Saktësia e hartave orientuse në fjalë, varet nga saktësia e mendimeve bindjeve, besimeve, pikëpamjeve dhe veprimeve të njerëzve që janë të, shenuara në to, si pika orientimi.
Saktësia e paradigmave dëshmohet, se sa afër përshkrimit të vërtetës janë. Pasaktësia e tyre dëshmohet se sa largë të vërtetës qëndron përshkrimi për kë bëhet fjalë. Paradigmat subjektive dhe objektive, janë dy mënyra të ndryshme të të kuptuarit të një realiteti për të cilin bëhet fjalë.
DEPUTET E PARLAMENTEVE TON, që dominohen nga paradigmat subjektive, lidhen dhe orintohen kryesisht tek përspektiva përsonale, pa e vrarë kokën e as ndërgjegjën për përspektivën kolektive e kombtare, duke e vuar në ballë të interesit egizmin përsonal, në dëm të altruizmit kolektiv e kombtar. Kjo qasje është e papranushme apsolutisht.
Dukuria e paradigmave subjektive është ka përhapet si virus infektues, në paralamentet tona, në partitë politike, në mjetet e informacionit, në analistët politik e më gjër, në gjykata e prokurori të Kosovës, në Shqipëris dhe në trojet shqiptare përgjithësisht.
Pra hartat orientuse të këtyre akterëve subjektiv në fjalë, e drejtojnë veprimtarin e tyre drejtë Begoradit, Moskës, Athinës, Shkupit e Potgoricës dhe punojnë për favore të tyre, në dëm të Kosovës, Shqipërisë, shteteve dhe popullatës së tyre, për një post në pushtet dhe për interesa të ngushta përsonale e partiake, aspak njerëzore e aspak kombtare.
DEPUTETET E PARLAMENTEVE TONa, që dominohen nga paradigmat objektive, lidhen me fakte të matshme, të verifikueshme dhe të pavarurura nga interesat përsonale. Këto paradigma u ndihmojnë atyre të kuptojnë, si mendojnë dhe ndjejnë njerëzit e pavarur nga ta dhe kuptojnë si funksionon bota reale objektive, në mënyrë të pavarur nga tjerët dhe nga ne.
Hartat oientuse të akterëve me paradigma objektive, e drejtojnë veprimtarin e tyre drejtë Prishtinës, Tiranës, dhe drejtë trojeve shqiptare andej e këtej kufijëve dhe punojnë për favore të dyja shteteve shqiptare dhe për favore të popullatës së tyre dhe popullatës që jetojnë në trojet e veta shqiptare, nën qizmën e fqinjëve tanë pushtues sllavo-grek. Deputetet me paradigma objektive, nuk ndikohen nga përkatësia partiake, bindjet ideologjike dhe nga intereset e zonës që e përfaqësojn ata.
Pra deputetet me paradigma objektive kanë qasje racionale, të cilët veprojnë mbi bazën e të dhënave, fakteve, argumenteve, analizave dhe mbi bazën e interesit të matshëm kolektiv, publik e kombtar. Ligjet i analizojnë dhe i miratojnë duke u bazuar në kritere profesionale. Realiteti politik nga ta shihet si i njëjtë për të gjithë, dhe vendimarrja bëhet neutrale dhe racionale, duke ndjekë logjikën dhe të dhënat, jo kurrsesi bindjet përsonale.
I lus deputetët e Parlamentit të Kosovës dhe Shqipërisë, militantët politik, akterët e mjetëve të informacionit, analistët politik dhe menagjerët e partive politike, prisit e gjykatave, prokurorive, të dominohen me paradigma objektive që e qojnë ujtë në favore të Kosovës, Shqipërisë dhe në favore të popullatës shqiptare që jetojnë në trojet e veta, jashtë kufijëve shqiptaro-shqiptar të sunduar nga qizma e fqinjëve tanë pushtues sllavo-grekë!
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!