Para, gjatë dhe pas lufte pat vrasje tinzare dhe këto duar vrastare ende nuk u zbuluan kush ishin dhe pse vranë ata

24. 09. 2026

Këto vrasje ndodhen mes ushtrisë sonë çlirimtare dhe fatkeqësishtë  politikanët, prokurorët dhe organet përgjegjëse për këto qështje kriminale, që nga pas lufta e deri më ditët e sotit nuk u morën me zbardhjen e vrasjeve tinzare e kriminale që i kryen këto vrasje, edhe pse kjo përgjegjësi u ka takuar  dhe u  takon politikanëve, prokurorëve dhe organeve përgjegjëse të të dyja shteteve shqiptare, ti  zbulonin  e ti zbulojnë sa më parë kriminelët vrastar. Vrasjet kanë ndodhë në territorin e të dyja shteteve. Pse po heshtin e nuk po i zbulojnë këto vrasje, është një befasi e një dyshim i madhe ndaj  neglizhencës së politikanëve, prokurorëve dhe organeve përgjegjëse për këto qështje, se për favore të kujtë po i heshtin ngjarjet kriminale në dëm të familjarëve që kriminelët ua kanë vrarë më të dashurit e tyre.

Këto vrasje nuk ishin thjeshtë incidente të izoluara, por vrasje  me paramendim dhe të planifikuara me përpikmëri. Krime të tilla tmerruese, sëbashku me shumë krime tjera që po mbahen të fshehura për popullin shqiptar, duhet të hetohen dhe e vërteta duhet të bëhet sa më e kjartë publikisht, ndërsa vrasësit duhet të gjenden sa më parë dhe të vihen para drejtësisë si akterë të vrasjeve. Pa e vuar në dritë këtë krim të organizuar, Kosova dhe populli shqiptar e veçanërisht familjet e viktimave, nuk do të gjejnë paqe e rehatij kurr. Për këtë problem jo pak shqetësues duhet të mendojnë mirë politikanët tanë, prokurorët organet përgjegjëde shtetnore, shoqatat e dalura nga lufta dhe militantë të ndryshëm partiak, se po sillen drejtë apo jo me viktimat e luftës, të cilët janë vrarë nga duarë tinzare si kundërshtar politik. Është padrejtësi e madhe të bëhet një revoltë e tillë në demonstrata organizuar nga shoqatat e dalura të luftës dhe nga studentë të ndryshëm të manipuluar nga organizatorët e këtyre demonstratave, të bëhet një revoltë e tillë për themeluesit kryesor të UÇK-s.

Pse e thash këtë, sepse nuk është e njëjtë dhembja e të denuaraëve me dhembjen e vrasjeve të kundërshtarëve politik të cilët e tejkalojnë numrin e të denuarëve dhjeta herë në shkallën e parë të gjykatës speciale, me mundësi të ankimimit në gjykatën e apelit. Vërtetë është e turpshme të mos e ndjejmë edhe ne dhembjen e atyre që janë vrarë si kundërshtar politik dhe nuk janë të gjallë më në këtë jetë. Po ashtu është edhe më e turpshme të mos solidarizohemi me dhembjen e familjarëve të të vrarëve si kundërshtar politik. Kurë e them ketë më shkon mendja se çfarë të keqe i bënë Kosovës të vrarurit si kundërshtar politik:

  1. Kolonel Ahmet Krasniqi, ministër i mbrojtjes dhe figurë qendore e FARKUT,  i vrar në Tiranë, me 21 shtator 1998,
  2. Enver Maloku, i vrar me 11 ianar 1999 në Prishtinë, drejtues i qndrës për informim të Kosovës dhe figurë e afërt me Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova,
  3. Xhemajl Mustafa, këshilltar i afërt i presidentit Rugova, u vra në hyrjen të banesës së tij me 23 nëntor të vitit 2000,
  4. Bekim Kastrati dhe besim Dajaku u vranë me 19 tetor 2001. Bekim Kastrati ishte gazetar i Bota Sot. Dajaku raportohej si ish truproja e Rugovës, Gani Geci  i cili mbijetoi edhe pse mendohej se ai kishte qenë objektivi kryesor për vrasje,
  5. Smajl Hajdaraj, u vra me 17 Janar 2002 në pejë, ish komandant i UÇK-s në Rugovë dhe më pas deputet i LDK-s,
  6. Tahir Zemaj, Enes Zemaj dhe Hasan Zemaj, u vranë me 4 Janar 2003 në Pejë. Tahir Zemaj ishte komandant i FARKUT, antar i LDK-s dhe dëshmitar kyq në procesin gjyqësor të njohur si “Grupi i Dukagjinit”. Djali i tij Enesi dhe i afërmi i tij Hasani u vranë nga të shtënat prej auto mjeteve,
  7. Bardhyl Ajeti, i vrar me 3 qershor dhe vdiq me 28 qershor  2005, gazetar dhe kolumnist i Bota Sot dhe shum tjerë të vrar si komandant Drini  e të plagosu për të cilët nuk jan zbuluar rastet e atentateve dhe plagosjeve të shumta që u kanë shpëtuar atentateve. I juaj, mësuesi Isë
0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje