Nëse nuk i zgjojmë nga gjumi forcat tona të brendëshme, çka ndodh me përsonalitetin dhe karakterin tonë
17. 04. 2026
Nëse këto forca mbesin në gjumë, nuk ndodh “asgjë dramatike” menjëherë por dalngadalë, PËRSONALITETI ynë fillon të deformohet. Jo në kuptimin patologjik domosdoshmërisht, por në mënyrën e të funksionuarit. Organizimin e jetës e bëjm në AUTOPILOT, varur tërsishtë nga ndikimi rrethit, mes të cilit jetojmë. Nuk zgjedhim më reagimet tona por vetëm regojmë, sipas ndikimit të PEJSAZHIT tonë kulturor. Vendimet i marrim nga frika, shmangëja nga angazhimet na bëhet stil i jetesës, duke përseritur të njëjtit skenarë, ku PËRSONALITETI ynë bëhet reaktiv e jo aktiv.
ORGANIZIMI i jetës sonë varet nga rrethi, jo nga vetëvetja, kur mungon boshti i brendshëm orgnizativ, kemi nevojë për miratimin nga tjerët, e atyre veprimeve që i bëjmë gjatë jetës, ndikohemi lehtë nga tjerët dhe e humbim drejtimin sapo ndryshon ambienti, ku KARAKTERI ynë bëhet i paqëndrueshëm. Shmangen emocionet, bllokohet zhvillimi, ku pa guxim emocional, nuk mund të përballemi me ngjarje të ndryshme. DHEMBJA e papërpunuar nuk zhduket dhe ajo del në sipërfaqe si ankth, iritim dhe si lodhje mendore, nuk rritemi as nuk përparojmë dhe ngecim në të njëjtin nivel zhvillimor.
Mungesa e disiplinës së brendëshme, pasqyron dobësimin e VULLNETIT tonë, duke filluar punën me sasi të madhe dhe e përfundojm ate me sasi të vogël, ku MOTIVIMI bëhet kusht për veprim, jeta shkon sipas humorit, ndërsa KARAKTERI bëhet i lëkundshëm. Dobsimi i VULLNETIT është dobsim edhe i forcave tona të brendëshme, të cilat me vështirësi zgjohen nga gjumi apo nuk zgjohen fare gjatë gjithë jetës, duke vdekur pa e pare dritën e ZGJIMIT.
Kur nuk e dëgjojm INTUITËN, humbim kontaktin me veten, zgjedhim gjëra që s’janë për ne, ndjejmë boshllëk, edhe kurë “ gjërat duken mirë”, jetojmë jetën e tjerëve, jo jetën tonë. Kjo është ajo ndjesia “diçka nuk është në rregull me mua”. Pa KREATIVITET dhe REFLEKTIM, ngurtësohet PËRSONALITETI ynë, bëhemi rigid mbyllur ndaj ndryshimeve dhe mbrohemi me justifikime, KARAKTERI nuk zhvillohet më. Thjesht mbrohet si i tillë.
Kur VETVLERSIMI është i brishtë pa vetpranim, jemi shumë kritik ndaj vetës, luhatemi mes inferioritetit dhe mbrojtjes me ego dhe ndihemi lehtë të kërcënuar. Në thelb kurë FORCAT tona të brendëshme nuk aktivizohen duke i zgjuar nga gjumi, PËRSONALITETI ynë bëhet mbrojtës, jo zhvillues, KARAKTERI bëhet reaktiv, jo i qëndrushëm, JETA bëhet menagjim i frikës, jo ndërtim i vetës. Thjeshtë formuluar:”Njeriu nuk bëhet më i dobët, sepse nuk ka forcë. Bëhet i dobët sepse nuk e përdor atë force që ka brenda vetës”.
Juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!