Nëse disa bëjnë gjëra të mrekullushme, pse nuk mundem edhe unë të bëj gjëra të tilla

29. 05. 2026

Disa bëjnë gjëra të mrekullueshme e disa bëjnë gjëra të shëmtuara, unë me vetëdije po përpiqem të mos i bëj kurr gjërat e shëmtuara. Nëse mjedisi ku unë jetoi, është një mjedis nxitës i ambicjeve të mia që e stimulojnë energjinë e fjetur timen, më ipet mundësia të bëjë gjëra të mrekullushme për veti, për familjen e për rrethin, ku jetoi besa edhe më gjërë. Fatkeqësisht rrethi ku unë jetoi, pak ose aspak ofron mundësi të bëj gjëra të mrekullushme e të dobishme për rrethin, për familjen dhe për vetën time përsonale edhe pse po përpiqëm të bëj diçka në këtë drejtim, por të kota janë përpjekjet e mia sepse pak ose aspak gjejnë përkrahje ato në rrethin ku jetoj.

Mjedisi ku une jetoi, pak ose aspak  përpiqet me i nxitë ambicjet e mia dhe të tjerëve për rreth, të cilat e stimulojnë  energjinë e fjetur brenda nesh, për ta zgjuar nga gjumi atë potencioal që ta sheh dritën e vet në organizimin e proceseve të ndrryshme jetësore, që mos të rëshqasim në terenin ku do të na fshijnë përpara energjitë negative, me potencialin tyre  për të bërë gjëra të shumta e të shëmtuara, me dashje e pa dashje, me dije e pa dijen tonë. Këtë mjedis kanë përgjegjësi morale, humane, sociale e kombtare, ta ndryshojnë për të mire politikanët, intelektualët  klerikët fetar, familja, shkolla dhe rrethi shoqëror në përgjithësi sëbashk edhe me individin.  

Gabojnë të gjithë ata që mendojnë se ambiciet e tyre janë cilësi të lindura, se nuk janë të ndjeshme ndaj përmirësimit, se janë potencial që kujdesen për vetën e tyre. Ambicjet duhet kuptuar si një pasion që i përgjigjen kultivimit,që kërkojnë kujdes të madh dhe edukim të vazhdushëm, njëjtë si të gjitha cilësitë tjera që i posedojmë përbrenda si forca të fjetura që mezi presin ti zgjojmë sa më parë nga gjumi, nëse nuk dëshirojmë të tretën pa e pare dritën e tyre të funksionimit gjatë jetës sonë. Kuptohet përpjekjet individuale, sado të fuqishme të jenë, mundësit ë e ndikimit janë shumë më tëvogla se sa përpjekjet e e politikanëve, intelektualëve, klerikëve fetar, familjes, shkollës dhe rrethit shoqëror së bashku.

Nëse nuk përpiqemi ti realizojmë ambicjet tona, ato me kohen nuk do të mbeten të mprehta, aktive dhe të përcaktuara si të tilla gjithmonë pran nesh. Nëse nuk i ushtrojmë e nuk i përfocojmë zotësitë e aftësitë përsonale që i posedojmë brenda nesh, ato zotësi, bëhen monotone dita ditës dhe e humbin fuqinë e potencialin e tyre natyrore. Nuk pritet as që duhet të presim që ambicjet tona të mbetën të freskëta, të natyrshme dhe të fuqishme gjatë viteve të pasivitetit, përtacisë dhe indifirencës sonë. Nëse i lejojmë mundësitë tona të kalojnë kohen pa bërë pëprpjekje, aftësitë e duhura përsonale dhe prirjet tona, do të bëhen të ngathta dhe gjithnjë e më të dopta.

I juaj,

Mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje