Në vend të përgjigjës në komnetin e Ilaz Mustafës, bërë shkrimit tim të fundit në Fb, me 10.06. 2026

13. 06. 2026

Përgjigja ime e shkurtë në atë koment atë ditë, ishte kjo:” Une kam qenë ushtar i mirë i shkollës shqipe në ditët më të vështira të saj që i’a krijonte okupatori serb, i cili synonte t’a sllavizoi shkollën tonë shqipe në Kosovë, por nuk i’a doli dot”. Tani po e plotësoi përgjigjen edhe pak, hatri i ushtarit të ushtrisë çlirimtare Ilaz Mustafa, edhe pse nuk e kam njohtë më pare e nuk po e njoh edhe tani. Me keqardhje që nuk po e njoh! Iijaz Mustafa, ajo që më detyroi të të përgjigjem pakëz më gjatë, është mendimi i juaj në komentin që ia ke bërë shkrimit tim.

Ky është mendimi i juaj që më motivoi të të përgjigjem edhe pak më gjat sot:” Per luftetar nashta ke pritu me rrok armen kepas qef me abstenu n ket drejtim. N koh lufte kur kti veni i vinte era barot Shum prej nesh refuzuan armen e pranuan dorzimin Nuk ja ban as ni argat kti vatani Zghedhen dorzimin ikjen”. Me këtë mendim mu ke drejtuar mua përsonalisht, z. Mustafa.

Ushtar Iliaz Mustafa, po i përgjigjem shkurt, sa të jet e mundur nga ana ime, mendimit tuaj që e citova. Nëse ke qenë ushtar i aft, si në drejshkrim, vaj halli për profesionalizmin e një ushtari! Një mësues që ka bindjen e vetë përsonale se është një mësues e ushtar i mire i shkollës shqipe, nuk i bënë zemra punë tia kthej shpinën misionit të vet të shejtë që i shërben shkollës shqipe dhe gjeneratave nxënësish shqiptar që kishin dhe kanë nevoj të madhe për edukate e dituri që ua ofronte shkolla shqipe dhe mësuesi i saj shqiptar në ato kohë shumë të vështira për shkollën, për nxënësit dhe për mësuesit shqiptar, që mos të na krijoheshin gjenerata analfabetësh me mbylljen e shkollave shqipe, të cilin veprim e donte shumë okupatori jonë serbo-fashistë, që shqiptari të mbetet analfabet përgjithmonë. Kjo dëshirë e pushtusit, mbet e pa realizuar fatmirësisht!

Përqarja e ushtarakëve mes veti, në ushtar të FARKUT dhe në ushtar të UÇK-s mbi 50% të njerzëve e ka bërë që të shfaqet një dyshim i madh ndaj ushtarakëve tanë, se vërtetë e kanë patur qëllim apriori ta çlirojnë vëndin, e jo ta fitojnë bajraktarllakun, e jo të rrahin gjoks në raport me tjerët, për përfitime përsonale, edhe në kohë lufte dhe abuzimin me fondin 3% të popullit dhe me fondin Vendlindja thrret, e jo vëllavrasje mbi baza politike. Këtë qështje po dëshmon edhe ti, se e njeh më mire se sa une, Ilaz Mustafa.

Si mësues kam qenë idealist dhe ushtar i mirë i shkollës shqipe dhe nxënësve shqiptar në ditët më të vështira të saj dhe i kam takuar e i takoi gjithë popullit shqiptar brenda e jashtë kufijëve shqiptaro-shqipar dhe diasporës shqiptare. Si ushtarak e si politikan përqarës, nuk më ka bër punë zemra e shpirti, ti takoj popullit tim, që të përfundoi një palaqo i zhytur e i mbytur në korrupcion, në nepotizëm e krim të organizuar dhe në tregtar të pjesëve të atdheut. Një paloço i zhytur në premtime boshe e gënjeshtra duke zhgënjyr popullin tim të cilit i takoj, duke i zhgënjyer plagët e ushtarëve dhe varret e dëshmorëve të lirisë. Më mire të mbetëm një mësues e ushtar i mire i shkollës shqipe, se sa një deputet, minëstër, kryeministër e president, që për interesa të vet tregtojnë çdo gjë të atdheut tone!

I juaj,

Mësuesi Isë

1

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje