Në trojet shqiptare, më shumë merren me politikë injorantët e saj se sa profesionalistët
20. 08. 2026
Është problem anakronik mes kombit shqiptar, se injorantët merren më shumë se ata që janë kompetentë profesionalishtë për një problem apo për një rrymë politike, fetare, kulturore e shkencore, duke kalëruar mbi to me copëza mendimesh, bindjesh, besimesh e pikëpamjesh përsonale, të pa argumentuara për kulturën, traditën, fetë, për shkencën,politikën, patriotizmin, për komunizmin, socializmin, internacionalizmin, fashizmin, nazizmin e demokracinë, mbështetur në metodën e introspekcionit, edhe pse pak apo aspak nuk e kuptojnë thelbin përmbajtësor të asnjërës prej këtyre rrymave që kanë depërtuar nëpër mese të ndryshme të shoqërisë shqiptare.
Kjo dukuri e ky guxim i këtyre të gjithdijshmëve, është një fatkeqësi e madhe mes një populli që dominojnë këta individ apo grupe sosh të cilët rrahin gjoks dhe e ngrisin kokën përpjetë, si të gjithdijshmit e kombit, të cilit i takojnë. Ne shqiptarëve si komb, kjo dukuri e mbrapsht aspak frytdhënëse na ka përcjellë që 20 e më shumë shekuj me radhë, prej pushtimit të Ilirisë e deri në ditët e sotit, duke na qëndruar mbi kokë me lloj lloj copzash mendimesh, bindjesh, besimesh, pikëpamjesh e veprimesh rrethë një sfondi shumë të gjërë që e karakterizon përbërjen e pejsazhit tonë kulturor multidimensional, duke u nisur prej feve, kulturës, politikës, e rrymimeve tjera ideologjike dhe shkencës në përgjithësi.
Kjo ngritje kokash mes shqiptarve nga ana e injorantëve, pasqyron vuajtjet,torturat, burgosjet, vrasjet, dhunimet, poshtrimet, nënshrimet, mashtrimet e gënjeshtrat që ua kanë imponuar shqiptarëve nëpër dekada e shekuj, pushtusit tanë të vjetër e të rij. Mjetët e këtyre imponimeve ndaj shqiptarëve e paraardhësve tanë iliro-ellazgë e arbëror dhe neve pasardhësve të tyre shqiptar, kanë qenë përqarjet përmes imponimeve fetare e politike, rrahjeve, burgosjeve, vrasjeve, dhunimeve dhe gjenocidit e propagandës që i kanë përdor pushtusit tanë latino-romak, heleno-bizatin, turko-aziatik dhe ata sllavo-grek, ku si pasoj e tyre e pranuam dhunshëm katolicizmin krishten, ortodiksiszmin krishten dhe islamizmin musliman, duke kaluar dhunshëm nga Paganizmi në fetë përkatëse që i posedojmë si komb tani. Pra një komb shqiptar me shumë besime fetare!
Zoti e bëft Hajr! Na duhet punë e madhe ti shlyjmë gjurmtë që janë mbjellë e përforcuar në kokat tona nga pushtusit tanë të vjetër e të rij, të cilët përmes përqarjeve politike e fetare, na kanë mbajtë të pushtuar, të nënshtruar e të poshtruar që 20 shekuj e më shumë!
I juaj, mësuesi Isë
Shiko më pak

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!