Ne shqiptarët më shum flasim sesa bëjmë, në vendë që të bëjmë më shum se sa të flasim
3. 11. 2020
Për këtë që u tha në titull, vlenë mendimi: ” Nga fjala e thënë dhe puna e bërë, në mes tyre ekziston një det i tërë”.Fjalët që i flasim nuk është mirë të mos i mbajm e të mos qëndrojmë prapa tyre, duke i lejuar ato që më shum të shndrrohen në genjeshtra e demagogji vetmashtrimi pa kurrfar vlere reale në praktikën jetësore. Ata që qendrojne prapa fjalëve që i thojnë dhe i bëjnë realitet ato gjatë jetës, e pasqyrojn vlerën e vetë njerëzore që e posedojnë.
Për qudi është bërë modë tek ne shqiptarët, të flasim shumë dhe të krekosemi e shum pak të bëjmë. Sa shum flasim për dëshmorët e kombit e sa pak vepra bëjmë si ata, dhe pak e mbrojmë idealin e tyre që e kishin për atdhe, të mos them aspak, edhe pse ua kemi borgj moral e kombetare, tua ruajm nderin e tyre permes angazhimit dhe punës sonë, dhe përmes respektit qe tua mbrojm me çdo mjet vlerat e tyre kombetare, për të cilat e derdhen gjakun dhe e dhuruan jetën.
Në vend që të ndodh kjo mrekulli ne shej mbrojtje e respekti ndaj dëshmorëve, po ndodh e kundërta dhe po shkatërrohen ato vlera përmes sjelljeve tona të pandersdhme e të pavlefshme dhe shumë injorante. Sa shum flasim për shtetin, për kombin, për shoqërin, për edukimin dhe arsimimin tonë kombtar dhe mbrojtjen e tyre, e sa pak apo aspak i mbrojmë dhe sa pak bëjmë praktikisht gjatë jetës!
Lehte eshte të flasim për zhvillimin ekonomik, politik, shendetësor, arsimor, edukativ, juridik e policor dhe ushtarak, por është shum keqë të mos u permbahemi fjaleve me të cilat zotohemi, në të kundërten i shkelim ato me dy kembët tona. Një dukuri e tillë dhe e shëmtuar, po ndodh praktikishtë në trojet shqiptare dhe tek popullata e këtyre trojeve.
Sa shumë po flitet për reformat në fushat qe u ceken me larte, e sa pak po behet, sepse shum pritohet, pak dihet edhe me pak po bëhet e po punohet dhe pergatitet profesionalisht mosa. Ata që emrohen nga qeveria për të bërë reforma e ndryshime, pak të mos them aspak kanë zotësi profesionale për qështje reformuse, pos zotësisë së militantit partiak. Aqe ndryshime ka ne keto reforma sa qe mund te thuhet se po behet vetem shperlarje parash e asgjë tjetër.
Sa më parë që e kuptojmë se ka kaluar koha të flasim shumë e pak të bëjmë, do të ndodh e kundërta, ate që e flasim e mbeshtesim me vepra, ate që nuk mundemi ta bëjmë, nuk kemi kushte dhe nuk jemi te pergatitur profesionalisht, nuk e flasim, nuk marrim përgjegjësi, sepse në vend që të rregullojmë diçka, e prishim me zi!
Ata që mbështetën vetëm në fjalë të medha e nuk e bëjnë punën, e gënjejnë vetën, e gënjejnë familjen, shoqërinë dhe kombin në pergjithesi me dokrrat e tyre të thata, edhe pse në shiqim të parë ka joshje e leverdi përsonale, por fundi perfundon si është më keq. I juaj mësuesi Isë
Shiko më pak

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!