Ndjenjat drejtuar kah vetëvetja, mundësojnë ndryshime pozitive apo negative në përsonalitetin tonë
18. 08. 2025
Ndjenjat në fjalë janë të pandashme nga veprimet e nga sjelljet e secilit prej nesh. Këto ndjenja janë përjetime subjektive tonat, ndaj asaj që e njohim dhe ndaj veprimeve që i bëjm ndaj vetës dhe ndaj tjerëve. Duhet kuptuar sa më pare, se ato janë të përditshme në vlerësimin pozitiv apo negative të rezultateve, të veprimeve dhe sjelljeve tona gjatë jetës. Vlerësimi sa më i drejtë e sa më i sakt që u bëhet rezultateve të arritura, veprimeve dhe sjelljeve tona, mundëson tek ne ndryshim sistematik dhe ndryshim progresiv, duke u pais me sjellje, veprime e ndjenja pozitive.
Në mesin e këtyre ndjenjave dallohet ndjenja e sukseseit dhe ndjenja e mossuksesit, ndjenja e krenarisë dhe ndjenja e turpit, ndjenja e fajit dhe ndjenja e pendimit. Nëse nuk i analizojmë mirë rezultatet pozitive dhe ato negative, vështirë e kemi ta ndryshojmë nivelin tonë eduktiv dhe atë arsimor, duke u pajtuar me dije apo pa dije, me dashje apo pa dashje rreth gjendjes momentale të rezultateve të suksesshme apo të pasuksesshme.
Për ta përjetuar ndjenjen e krenarisë, janë të domosdoshme ndryshimet progressive dhe sistematike, që na mundësojnë arritjen e rezultateve të suksesshme, të larta dhe të rëndësishme. Kurë sukseset përsonale vlerësohen bindshëm dhe objektivisht nga vet përsoni dhe nga të tjerët, si suksese të mëdha e të rëndësishme, individi me të drejtë e përjeton ndjenjen e krenarisë.
Përjetimi i ndjenjës së turpit, arrihet atëher kur njeriu vepron kundër pikëpamjeve, parimeve dhe normave të përvetësuara në mesin e një shoqërie demokratike, duke i sjellë tjetrit përbuzje e nënqmim të punës dhe përsonalitetit moral të tij. Këto veprimi janë të patoleueshme dhe të turpshme për një shoqëri demokratike. Vese të tilla qoroditëse, e shkatrrojnë në temel një shoqëri me parime demokratike, shkatrrimin e vetë përsonin dhe qytetarët e asj shoqërie.
Ndjenja e fajit dhe e pendimit, shfaqet atëherë kurë njeriu është i vetëdijshëm, se me sjelljet dhe veprimet e veta, i ka shkelë parimet themelore dhe morale të një shoqërie demokratike. Ndërkaq ndjenja e pendimit, shfaqet atëherë kurë njeriu e vlerëson se sjelljet e tij u kanë sjellë dëme tjerëve ose tjerët i kanë sjellë atij përsonalisht dëme në uljen e prestigjit moral e shkencor, politik e fetar.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!