Ndërlikimi i fjalëve në komunikim, pasqyron pakjartësin e ndijimeve, përceptimeve dhe mendimeve tona
19. 08. 2025
Sa më të ndërlikuara fjalët, po aq, mos edhe më shumë janë të pakjarta mendimet. Fjalët janë produkt i mendimeve. Mendimet janë produkt i përceptimeve, përceptimet janë tërsi e ndijimeve që pasqyrojnë cilësësin dhe sasin e asaj që pëprceptohet. Nuk duhet harruar se përceptimet shpeshherë janë subjektive e më rrallë apo hiq janë objektive.
Përshkrimi i të vërtetës varet nga përceptimet objektive, jo nga ato subjektive. Subjektiviteti në të përceptuar është shumë largë përshkrimit të së vërtetës. Nëse përceptimi si një përshkrim i tër i të vërtetës i lenë nën hije cilësitë e saj, e vërteta, më shumë është përshkrim iluzor se sa përshkrim real i asaj për të cilën flitet.
Ndijimet dhe përceptimet e mbarsura me iluzione janë shumë largë të vërtetës, spse iluzionet e përmbysin tërsisht at me kokë të poshtë. Imagjinata, fantazia, përfytyrimi dhe kujtesa e ngjarjeve, objekteve, njerzëve dhe proceseve të ndryshme organizative jetësore, më shumë janë përshkrime subjektive se sa objektive rreth të vërtetës së një ngjarje, një objekti, një njeriut apo grup sosh dhe përshkrimit të vërtetës së proceseve organizative të jetës.
Edhe ketë duhet ta kemi para sysh kurë flasim për të vërtetën, sepse e vërteta varet nga secili indivit që e përcepton një ngjarje, një dukuri, një proces organizativ, sepse thellësitë e njohurive, përvoja dhe potenciali intelektual e trashëgimor nuk ështët i njëjtë as i barabartë me tjerët. Paradispozitat e aftësiv dallojnë tek secili.
Ky dallim imponon mënyrën e ndijimeve dhe përceptimeve, imponon nivelin e të menduarit dhe oratorinë e të folurit, imponon edhe mënyrën e sjelljeve dhe veprimeve, imponon imagjinatën, fantazinë përfytyrimet dhe kujtesën. Përfundim, mendimi filozofik i Heraklitit, se çdo gjë është në levizje, është mës i qëlluar dhe po i qëndron kohës dhe të vërtetës, edhe pas shumë viteve që është thënë mendimi në fjalë.
Pra çdo gjë, dukuri, ngjarje dhe vetë njeriu, bota e jashtme natyrore, shoqërore, bimore, ujore dhe bota e brendëshme sëbashku me trupin e njeriut është në lëvizje.
I juaj,
Mësuesi Isë!

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!