Mundet kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sepse mendon bindshëm e arsyshëm se mundet
18. 05. 2026
Ata që mendojnë se kanë kapacitet për ti bërë gjërat, ngjarjet dhe rrethanat të cilat i synojnë, mund ti bëjnë e ti realizojnë ato bindshëm. Njëri prej tyre është Albin Kurti, i cili ka bindje dhe besim në kapacitetin e vet intelektual, politik, moral e kombtar. Kjo bindje, ky besim e guxim dhe kjo vendosmëri e tij, dita ditës po dëshmojnë sukses të vërtetë e praktik, në shtrirjen e pushtetit cep më cep të Kosovës, të cilin sukses nuk e tregoi opozita e tanishme sa ishte në pushtet për dy dekada me radhë.
A ka dikush që mendon se bindja, besimi, guximi, vendosmëria dhe marrja e vendimeve të fuqishme të kryeministrit tonë Albin Kurti, nuk ia rriti pushtetin apo nuk i dha forcë dhe vendosmëri që ti realizonte vendimet e ndërmarra që i synonte dhe i dëshironte për forcimin e shtetit, zhvillimin e tij e demokratizimin, humanizimin, socializimin dhe kombtarizimin. As talljet kundër tij, as karikaturimi, as urrejtja, as frikësimi nga armiqtë, as braktisja e miqëve, nuk paten mundësi tia lëkundin besimin e paepur në aftësinë e tij për ta udhëhequr Shtetin dhe popullin e Kosovës dhe për ta mbrojtë ate vendoshmërisht cep më cep të Kosovës.
Kjo shkollë efektive e arritjeve të Kryeministrit tonë, po më gjasonë në arritjet e suksesshme politike të Linkolnit, Napoleonit, Bismarkut dhe politikanëve tjerë që janë treguar të suksesshëm në udhëheqjen e pakorruptuar politike të shteteve të tyre, të cilat njiheshin edhe si shtete supërfuqi të kohës. Pra ky vetbesim hyjnor që e demonstroi Kryeministri jonë Albin Kurti gjatë udhëheqjes së tij politike, e shumfishoi bindshëm në popull fuqinë udhëheqëse të tij.
Shkolla e arritjeve politike të opozitës sonë, mbahet mend për arritje të dështimeve të njëpasnjëshme, mbahet mend për korrupcionin cep me cep të Kosovës. Për nepotizmin, për organizimin e krimit ekonomik, shëndetësor juridik, për kapjen e gjykatave, kapjen e prokurorive, për kapjen e shtetit të Kosovës, për kapjen e administratës shtetnore, për nënshkrimin e marrveshjes me Serbinë rreth Asociacionit të komunave me shumicë sebe.
Për teritorin Ekstra të kishave serbe, të uzurpuara dhunshëm prej shqiptarëve, për humbjen e mbi 8200 hektarëve tokë me nënshkrimin e marrveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, për humbjen e mbi 4mij hektarëve me nënshkrimin e marrveshjes rreth demarkacionit me Maqedonin e Veriut. Qitjen në treg të pjesëve të atdheut, ndarjen e Kosovës, mes Serbisë dhe Shqipërisë e shumë e shumë marifetllyqe të poshtra në dëm të Kosovës dhe popullit tësaj.
I juaj,
Mësuesi Is
No comments yet
Be the first to comment.

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!