Mos lejoni të dilni nga vetëvetja, por punoni sa më shum të jeni të tillë
27. 10. 2026
Ata që e lejojnë vullnetin, dëshirën, guximin e dashurinë e tyre të mbizotërohet nga tjerët, ata që heqin dorë nga preferencat, prirjet e synimet e veta dhe pranojnë të bëhen jehonë e dikujtë tjetër. A ta që jetojnë ashtu siq dëshirojnë tjerët, do të humbin gjithnjë e më shumë ekzistencën dhe fuqinë e vetëpohimit. Do të përthithin aq shumë nga mendja dhe mendimi i tjerëve rreth tyre, aq sa të bëhen pjesë e atyre mendjeve, mendimeve dhe veprimeve që imponohen nga ata, që të dalin nga vetëvetja e të njëjtësoheni me ta. Sa shumë njerzë të tillë posedon në mesin e vetë shoqërija jonë shqiptare dhe dita ditës po shumëhen njerzë të tillë që kanë dalë nga vetëvetja!
Ata që jetojnë siq dëshirojnë tjerët, do të fosilizohen dhe do të fundosën në një skllavëri pa shpresë, dalur krejtësishtë nga vetëvetja, duke humbur sistematikishtë e gjithnjë e më shumë fuqinë fizike, emocionale e mendore dhe intelektuale. Duke humbur vullnetin, dëshirën, guximin dhe dashurinë për të bërë diçka gjatë jetës e duke u bërë një barrë e rëndë për tjerët. Po ndodhën tek ne këto dukuri që i përmendëm më lartë, duhet ta kemi mëse të kjartë se kemi dalë tërsisht nga vetëvetja dhe jemi fosilizuar në grimca të imta , duke humbur gjithnjë e më shumë ekzistencën dhe fuqinë tonë, si qenje të arsyeshme sociale.
Ata që kanë lejuar të dalin nga vetëvetja, me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dije, kanë humbur pjesën më të pasur që e ka patur vetëvetje e tyre. Përbërësit e kësaj pasurie tek vetëvetja janë: mendja, mendimet, bindjet, besimet, pikëpamjet, emocionet, fantazia, imagjinata, vullneti, dëshira, guximi e dashuria për jetën dhe për vetëvetën. Kan lejuar tjetërsimin nga vetëvetja e karakterit, temperamentit dhe përsonalitetit të tyre. Të tjetërsohet kjo pasuri e madhe individuale, në jo vetëvetja, është një dëm shumë i madh i atyre që e kanë pranuar këtë falimimentin ekzistencial për një qenje njeëzore, pa të cilën, nuk do të jemi njerzë! I juaj, mësuesi Isë
Shiko më pak

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!