Mos e bëj atë që të poshtron e nënshtron për lëverditë tua përsonale!
18. 07. 2023 – Ky shkrim ka qenë aktual atëherë kurë është shkruar dhe njëjtë është aktual edhe sot me 18. 07. 2025
Ata që jemi sot, të mirë apo të kqij çofshim, është pasojë e marrjes së vëndimëve dje. Ato vendime që i marrim sotë, do të jemi pasoj e tyre nesër.
Ky parim vlenë njëjtë si për individin, si për familjen, si për institucionet e ndryshme ekonomike, shëndetësore, arsimore, juridike, kulturore, historike e shkencore. Si për institucionet private e shtetnore, si për shtetin dhe si për kombin në përgjithsi.
Në ato momente kur vendosim të marrim një vendim, fillon edhe formësimi i jetës sonë sipas përmbajtjes që e ka vendimarrja. Ato vendime që i marrim sot, atë përmbajtje të tyre e ka fati apo fatkeqësia jonë nesër. Farën që e mbjellim në kopshtin e jetës, frytet e sajë ia korrim me kohën. Nëse kujdesemi sotë se çfar fare po mbjellim, do t’i vjelim frytet e ëmbla e të shishme nesër dhe nuk do të korrim barishta helmuse e barishta me gjemba, nga pakujdesia jonë gjatë mbjelljes.
“Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte sot pa vizionin dhe kombënguljen e Presidentit Rugova. Ai ishte një njeri i madh dhe populli i Kosovës ishte me fat që e kishte atë si udheheqës”, Riçard Hollbruk, mik i shqiptarëve. ” E kam njohur Presidentin Rugova për shume vite. E kam takuar në ditë të vështira dhe në kohë më të mira. Kam patur shumë biseda të gjata me të dhe e kam patur mik”. Havier Solana.
Kurë të zezës i thojnë e bardhë, e të bardhës e zezë, nuk bëhet fjalë për të vërtetën e një realiteti, i cili ka ndodh e po ndodh mes shqiptarëve. E bardha dhe e zeza eshte pjesë, ku më shumë e ku më pak mes partive të ndryshme politike e gjetiu në Kosovë dhe në trojet shqiptare, si mes PDK-es, LDK-es, AAK-es, AKR-s, NISM-s, PSD-s, VV-es, etj dhe mes dy forcave të armatosura të Kosovës, si mes FARK-ut e UÇK-es dikurë dhe partive e përsonalitetëve partiake, kulturore, shkencore e fetare, që janë involvuar për ta vuar në dritë fatin e kombit shqiptar dhe për ta zgjidhur përfundimisht njëherë e mirë atë, që edhe sot e kësaj dite nuk është zgjidh!
Akterët që u përkasin këtyre asociacionëve partiake, kulturore, shkencore, fetare dhe ushtarake, të cilat i perkrahin apo i kundërshtojnë dhe bëjnë përpjekje ta nxjerrin me çdo kusht si të shejtë dhe pa t`meta e gabime atë asociacion të cilit edhe i takojnë, kanë gabuar e po gabojnë shumë rëndë, duk i sjellë dëme të pariparueshme qështjes tonë kombtare, qështjes se unitetit, duke e frenuar apsolutisht progresivitetin dhe zgjidhjen e duhur të qështjes sonë kombtare shqiptare, ende të pazgjidhur e shumë largë zgjidhjes.
Kur e them këtë mendim, kam bindjen time përsonale, se asnjëri subjekt i permendur më lartë nuk ishte e nuk është tërsisht i shejtë, as tërsisht i pavlerë, por tek secili prezentojnë vlerat dhe antivlerat, diku kuptohet më shumë e diku më pak.
Po t’ishin të shejtë akterët në fjalë, nuk do ta kishim këtë gjendje të mjerë mes shqiptarëve si komb, nuk do ta kishim në këtë nivel të palakmushëm ekonominë, shëndetësinë, arsimin, edukimin, drejtësinë, e fushat tjera me rëndësi jetike për kombin tonë.
Nuk do ta kishim këtë varfëri, këtë papunësi dhe nuk do të na ikte rinija nga atedheu, për ta gjetë kafshatën e bukës, tretur nëpër botë. Nuk do të ishim të ndarë e të përqarë mbi baza fetare, politike e regjionale dhe nuk do të kishim mbetë të coptuar në gjashtë pjesë. Katër pjesë ende të pushtuara nën qizmën e serbëve, malazëzëve, maqedonëve dhe grekëve.
Dy pjesë Kosovë e Shqipëri, nën diktatin e një elite të politikës sociopate shtetnore, qe e ka kap shtetin në të gjitha poret e tij, për dy dekada me radhë e sa vite, duke mos lejuar të marrin frymë lirshëm, duke përsonalizuar aparatin shtetnor, pronën e përbashkët dhe duke lejuar korrupcionin më të madh në trojet shqiptare, krahasuar me fqijët tanë për rreth, duke lejuar nepotizmin në punësim, i cili ka marr hov marrëzishte dhe duke lejuar krimin e organizuar politik, ekonomik, shendetësor, juridik e ku jo tjeter?!
Këtyre dukurive të shëmtuara, dikush po u thot janë dukuri të bardha e dikush po u thot dukuri të zeza. Ndërsa e vërteta e hidhur po përjetohet në lëkurën dhe mbi supet e popullit.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!