Mjerimi i ambasadorit shqiptar të paqës dhe Gjeneralit të ushtrisë shqiptare, Sylejman Abazi
26. 07. 2025
Ai, iu ka drejtuar shqiptarëve të Kosovës, ish DARDANIS, para se të pushtohej ILIRIA, me këto fjalë të pa matura mirë dhe të njëanshme për nga e vërteta, si:” Ju njerëzit e mirë në Dardani do t’a kujtoni gjatë përdhosjen e Flamurit Kombëtar nga gangsterët që s’kanë atdhe!! Mjerim!!”
Gjeneral dhe njëherit ambasador shqiptar i paqës, i nderuar Sylejman Abazi, Atdheu e Flamuri Kombtar nuk kanë qenë kurrë dhe nuk janë të tradhtarëve ndaj atdheut, ndaj Flamurit tonë kombtar kuq e zih, me shqipen dykrenare në mes dhe tradhtarëve të kombit shqiptar. Nëse i qëndron të vërtetës kjo që e thash, akuza e juaj vërtetë është e njëanshme, e padrejtë, e pandershme dhe përqarëse mes kombit shqiptar!
Prisit e shtetit shqiptar, i nderuar gjeneral dhe ambasador shqiptar i paqes, e kanë dëshmuar shpesh herë këtë tradhti ndaj Flamurit dhe Atdheut të shqiptarëve dhe ndaj shqiptarëve të Çamërisë nën Greqinë, shqiptarëve të Iliridës nën Maqedonin e Veriut, shqiptarëve të Sangjakut të Nishit dhe Luginës së Preshevës nën Serbin dhe shqiptarëve të Plavës e Gusisë, Malsisë së madhe, Hot e Grudë dhe shqiptarëve të Ulqinit nën Malin e Zi, duke u nisë prej Ahmet Zogutë, Enver Hogjës, Fatos Nanos, Fatos Klosit dhe Gazi Dedës e etj, të cilët i favorizonin qarqet antishqiptare duke bashkëpunuar me ta kundër interesave kombtare të shqiptarëve dhe në dëm të territorit të tyre në përgjithësi.
Gjeneral dhe ambasador paqe, e paske harruar me qëllim apo pa te, sjelljen e narkomanit Edvin Kristaq Rama, vëllai i ngusht i Vuçiqit, se sa brutalishtë e tradhtishtë është sjellë me Kosovën, shtetin, flamurin e popullin e saj, përmes “Open Ballkanit serbo-rus”, për t’i krijuar favore Serbisë e Rusisë në dëm të Kosovës dhe në dëm të Shqipërisë. Po ashtu u soll brutalisht edhe me Minishengenin jugosllav, po ashtu u sjoll brutalisht me inisiativën për ta ndarë në mes Kosovën, me vëllajn e tij e kriminelin gjakpirës ndaj shqiptarëve të Kosovës, Vuçiq, duke injoruar Shtetin, Flamurin dhe Kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti, për hatër të Serbisë e Rusis fashiste, gjenocidale ndaj shqiptarëve.
Unë mendoi përsonalisht Gjeneral dhe ambasador shqiptar i paqes, djemtë dhe vashat e Kosovës kanë dhënë jetë për flamurin tonë kombtar, kanë derdhur gjak në mbrojtje të tij, kanë kaluar nëpër burgjet serbojugosllave me vite të tëra e nëpër periudha të ndryshme historike për flamur. Flamuri kombtar, më shumë është injoruar nga Shqipëria socialiste, se sa nga shqiptarët që kanë mbetë padrejtësishtë jashtë kufijëve të saj. Mos i harroni dëmet që ua sollën kosovarëve në masakren e Tivarit, partizanët shqiptar të vëllazëruar me partizanët çetnik serbo-malazez, pushtues të shqiptarëve.
Mos hrroni Gjeneral dhe ambasador shqiptar i paqes, se ia keni shtruar sofrën e mikëpritjes shqiptare, gjakatarit serb Vuçiq, klysh kriminel, gjakatar e gjenocidal i kriminelit Mullosheviq që e ka gjakosur Kosovën anë e mbanë dhe popullatën e saj shqiptare. Socialistët e Shqipërisë, gjeneral dhe ambasador shqiptar i paqes kanë qenë fatkeqësia e shqiptarëve dhe atdheut të tyre, për t’i treguar Stalinit Rus, se Shqipëria është më staliniste se Stalini. Turpi i mbuloftë të gjithë ata që pordhosin gjakun e shqiptarëve të Kosovës, që kanë luftuar me flamur kombtar ballë për ballë me hasmin serbosllav!
Po befasohem shumë nga gjenerali shqiptar i ushtrisë dhe ambasadori i paqes, që ka ra në atë nivel të deformimit të realitetit. Unë mendoj, më shumë është treguar Shqipëria injorante ndaj shqiptarëve dhe tokave të tyre dhe ndaj Flamurit kombtar, se ca shpiun kosovar të paguar nga qarqet e ndryshme antishqiptare sllavo-greke, siq po paguhen edhe shpiunët shqiptar jo më pak se sa shpiunët e kosovar, që na e paskan pordhos flamurin në fjalë. Mjafton tua hudhish një sy edhe mjeteve të informacionit në Shqipëri se çfarë pordhosje po i bëjnë flamurit kombtar , shtetit të shqiptarëve , shtetit të Kosovës, flamurit të saj për pak pare të pista që ua ka paguar Serbia fashiste , gazetarëve të Kosovës e të Shqipëërisë, për të kuptuar pordhosjen e tyre kundër vetëvetës e pro Serbisë.
Më parë duhet pastruar secili shtëpinë e vetë nga plehrat, pastaj të flas për pastrimin e plehrave të fqinjit, që dhunshëm është ndar nga trungu i vet.
Gjeneral Sulejman Abazi, këtë goditje e ke bërë shumë njëanshëm e aspak reale. Nëse familja juaj ka derdh gjak për Kosovën, nuk ke aspak të drejtë t’a përsonalizossh atë gjak për t’u treguar i njëanshëm ndaj gjakut të bijëve e bijave më të shtrenjtë të Kosovës, ish Dardanisë që luftuan për lirinë e saj me flamur kombtar nëpër beteja të luftës për Liri. Flamuri kombtar është i kombit shqiptar, jo vetëm i shqiptarëve të Shqipërisë që i’a copëtuan tokat e saj, sikur të ishte një e vej pa burrë.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!