Mjer baba kë e paska lënë prapa!

28. 07. 2026

Djali i një mësuesi i çuajtur Shpend Gjocaj, pjestar i UÇK-s, përmes një video të tij përsonale iu ka drejtuar publikut me nofkën fyese, “ju zagar e zagarica”, mbi 50% të popullit që i’a kan dhënë votën kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurtit dhe subjektit politik të VV-s edhe pse ka pas fyerje e kërcnime tjera në atë video përsonale të tij që e ka bërë publeke, për mua ishte i mjaftushëm vetëm ky shembull i tij që e kam cituar. Elektorati i ka dhënë aq vota Albin Kurtit dhe subjektit të tij VV dhe më shumë, se sa ua ka dhënë subjekteve politike të PDK-s, LDK-s, AAK-s, AKR-s, PSD-s dhe serbska listës së bashku. Nuk besoi që prindi i Shpend Gjocajt , mësues i shkollës shqipe do t’a lejonte vetën t’a fyej popullin e vetë, mes të cilit është rritë dhe edukuar, me nofkën fyese” zagar e zagarica”, siq i ka fyer biri i tij, përmes një video publike, ku edhe unë e kam ndjerë vetën të fyer mes atij elektorati mbi 50 %, që ia kam dhënë votën time me plotë dëshirë, subjektit në fjalë!

Atëherë lindë pyetja për kë paska luftuar Shpend Gjocaj, për lirinë dhe për atdheun e popullit shqiptar, apo për lirinë e atdheun e zagarëve dhe zagaricave. Gjocës po i them, nuk është e qëlluar fare të shesish trimini mes shqiptarëve dhe ti fyesh ata me nofkën” zagar e zagarica”, deri sa t’a kem hasmin serbo-sllav-ortodoks dhe grekët ortodoks-krishten tek dera e shtëpisë! Është një turp i madh ti shesis trimëri vëllezërve shqiptar, derisa ti kemi fqinjët tanë pushtues greko-sllav që i kanë ndërtuar foletë e veta nëpër trojet tona dhe mbi 80% të trojeve shqiptare po i mbajnë nën qizmën e tyre pushtuese! Shpend Gjocaj me urrejtje e përqarje mes shqiptarëve e paraardhësve tanë arbëror dhe Iliro-pellazg, i kemi humb mbi 80% të trojeve tona e më shumë, e kami humb shtetin e Arbërit që është fituar me luftë në kohen e të madhit Gjergj Kastriotit Skenderbeu, ku pas vdekjes së tij prap filloi përqarja për pushtet e për leverdi dhe për karrikë e karierë përsonale, ku prap u pushtue Arbëria nga pushtuesit Otoman.

Kështu të përqar mes veti, edhe shtetin e Ilirisë nuk e formuan paraardhësit tanë ilir të përqarë në princër e Principata dhe i humbën edhe principatat Ilire duke vrapuar kush pas Bizantit ortodoks e kush pas Romës katolike. Iliria dhe Ilirët mbetën të pushtuar nën Bizantin e nën Romën edhe për 13 shekuj me radhë, duke e humbur luftën 300 vjeçare në mbrojtje të Ilirisë. Kështu ndodhi përqarje edhe kurë humbi Shqipëria ndaj pushtusit otoman afër 6 shekuj me radhë pushtim. Shpend Gjocaj të përqahemi është lehtë, edhe më lehtë është ti shesim trimni njëri tjetrit mes shqiptarëve, por vështirë është të bëhemi unik dhe ti mbrojmë tokat tana që na kanë mbetë nën hasmin dhe ti fitojmë prap ato që na kanë mbetë nën thundrën e serbëve, malazezëve, maqedonëve dhe nën thundrën e grekëve. Është marre dhe turp i Zotit ti shesim trimni njëri tjetrit, sepse nuk jemi të zotët t’a trembim macën prej përsheshit, kështu të përqar, po nuk na ndihmuan miqtë tanë ndërkombtar! I juaj, mësuesi Isë

Shiko më pak

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje