Mënyra e shikimit, e shprehjes së fytyrës dhe të qeshurat tona, pasqyrojnë kush jemi ne e kush janë tjerët
05. 07. 2025
Edhe këtë gjuhë është me rëndësi të madhe ta njohim, që të kuptojmë sa më mirë, kush jemi ne dhe kush janë tjerët. Pa e përvetësuar mirë e pa e kuptur drejtë gjuhën e shikimeve, shprehjeve të fytyrës dhe gjuhën e të qeshurave, nuk e njohim mirë e drejtë vetëvetën e nuk i njohim edhe të tjerët.
Mënyrat e shikimit pasqyrojn tek ne friksim, mungesë vetëbesimi, shpesh edhe pandershmëri, pasqyron vetëbesim dhe sinqeritet, si psh:
– SHIKIMI i rrëzuar gjatë të folurit me tjerët tregon frikësim, mungesë të vetëbesimit, shpesh edhe pandershmëri të individit,
– SHIKIMI i i lirë dhe i hapur, pasqyron vetëbesim dhe sinqeritet të individit.
Mënyrat e shprehjes së fytyrës tek individët gjatë të folurit me tjerët pasqyrojnë mbisundim të emocioneve, munges vetëzotrimi, paqëndrueshmëri, mbizotrim të vetëvetës, vullnetmadh dhe të palëkundur, si psh:
– Ndërrim i vazhdushëm i SHPREHJES së FYTYRËS, paraqet individin me mbisundim të emocioneve, me mungesë të vetëzotrimit dhe me paqëndrueshmëri,
– SHPREHJA e NJËLLOJTË FYTYRËS, paraqet individin që e mbizotron vetëvetën, individin me vullnet të madh dhe individin e palëkundur,
– ÇIPET e LËSHUARA të GOJËS, paraqet individin me drejtim të gabuar të mendimeve,
Mënyrat e të qeshurit në raport me tjerët tek individi, paraqet sinqeritet dhe respekt, paraqet dyftyrësi e dinakëri, nënqmim shpesh edhe cinizëm, si psh:
– QESHJA e përzemërt dhe e qartë, paraqet sinqeritetin dhe respektin e individit në komunikim me tjerët,
– QESHJA me muskujt e poshtëm të fytyrës pa pjesëmarrjen e syve, paraqet dyftyrësi dhe dinakëri në komunikim me tjerët,
– QESHJA me njërin çip të gojës, përkatësisht me gjysmën e fytyrës, paraqet individin nënqmues shpesh edhe cinik në komunikim me tjerët.
Sa më pak ta njohim vetëvetën aq më pak i njohim edhe tjerët. Kërkesat e kohës janë ta njohim sa më shumë vetëvetë dhe sa më shumë edhe tjerët, për t’ia hapur rrugën sukseseve tona gjatë jetës.
I juaj,
Mësuesi Isë
Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!