Mënyra e qëndrimit të trupit dhe mënyra e të ecurit tonë, pasqyrojnë disa veti të temperamentit, karakterit dhe përsonalitetit

27. 06. 2025

Mënyra e mbajtjes së qëndrimit të trupit dhe mënyra e ecjes që e demonstrojmë gjatë jetës, është një pasqyrë mjaftë e mire e paraqitjes së disa vetive të ndryshme të temperamentit, karakterit dhe përsonalitetit që e posedojmë. Temperamenti dhe karakteri, kanë më shumë bazë trashëguese, se sa nga ndikimi i faktorëve familje, shkollë dhe nga ndikimi i rrethit shoqëror. Nërsa përsonalitetit ka më shumë bazë të përfituar nga ndikimi i faktorëve të ndryshëm.

Ja çfarë tregon mënyra e mbajtjes së qëndrimit të trupit:

– QËNDRIMI i trupit vertikalisht, pasqyron individin që është mbisundues i vetëvetës dhe i vendosur,

– QENDRIMI i trupit i krrusur, pasqyron individin pa energji të mjaftushëm, harrestar dhe individin që përkulet lehtë.

Kurë bëhet fjalë për mënyrën e të ecurit, potencohen këto mënyra, si psh:

– ECJA e çetë dhe e sigurtë, paraqet individin që ka vetëbesim në vetëvete, që ka vullnet të madh dhe që është i denjë për respekt,

– ECJA e zëshme dhe e zhurmshme, paraqet individin e fuqishëm, në të shumten i vrazhdë dhe i pafytyrë,

– ECJA e ngadalshme dhe e qetë, e paraqet individin që nuk ka besim në vetëvete, individin e mençur, shpesh edhe i pandershëm. Kujdesë nga ata që ecin ngadal!

– ECJA me të kërcyer, paraqet individin mendjelehtë dhe temperament, të hareshëm dhe në të shumten e rasteve i sipërfaqshëm,

– ECJA jo harmonike, paraqet individin mendjengatrruar në të shumtën e rasteve.

Vetitë e temperamentit, karakterit dhe përsonalitetit të individit, qofshin ato pozitive apo negative, nuk do të thot që ato nuk ndryshohen dhe nguk ngriten, nuk përsosen e nuk përparojnë, nëse vullneti, dëshira dhe dashuria jonë është e madhe dhe e qëndrueshme për ndryshim, zhvillim e përparim gjatë jetës. Kuptohet ato vetij që janë me bazë trashëguese, janë pak më të mundimshme për ndryshim, por ndryshojnë. Ndërsa ato veti të fituarat nga rrethi shoqëror ndryshojnë e përparojnë shumë më lehtë.

I juaj,

Mësuesi Isë

0 replies

Leave a Reply

Want to join the discussion?
Feel free to contribute!

Lini një Përgjigje