Mençuria është e trashëguar me lindjen apo edhe kjo përfitohet me përvojen sikur dituria
20. 06. 2025
Mençuria nuk është vetëm e trashëguar; ajo është kryesisht e fituar me përvojë si dituria, por mund të ketë një bazë të lindur. Disa njerëz lindin me prirje për reflektim të thellë, vetëkontroll emocional, sens të drejtësisë apo intuitë të fortë, të cilat janë themele të forta të mençurisë. Këto aftësi të saj lidhen me strukturën e trurit, si p.sh. aktiviteti në korteksin prefrontal dhe mund të kenë komponentë gjenetike.
Kryesisht mençuria kultivohet përmes jetës: Nga sfidat dhe vështirësitë, nga vendimet e vështira që kërkojnë balancim etik dhe emocional, nga vëzhgimi i vetes dhe nga vëzhgimi tjerëve, nga gabimet dhe reflektimi mbi to, e sidomos nga përulësia për të mësuar gjithmonë.
Ajo është si një farë që ndoshta lind me ne, por vetëm përvoja, reflektimi dhe vetëdijësimi ynë e bëjnë meçurinë të rritet si një pemë e fuqishme. Pra mençuria nuk është e lindur, por fitohet kryesisht me përvojën tone, siq fitohet dituria.
Duhet të kuptojmë, se njeriu mund të lindë me disa prirje të dobishme për mençuri, si: qetësi e natyrshme, vëmendje e lartë, ndjeshmëri emocionale dhe aftësi për të reflektuar. Por gjitha këto prirje të dobishme, janë vetëm predispozita për mençurinë, nuk janë mençuria vetë. Sepse mençuria ndërtohet përmes përjetimeve, sfidave e vështirësive dhe gabimeve e mësimeve gjatë përjetimit të tyre.
Pra, mençuria është një cilësi që mësohet, piqet dhe thellohet me kalimin e kohës, përmes përvojës dhe reflektimit të thellë personal mbi jetën, përmes zhvillimit të lartë të vetëdijës dhe ndjeshmërisë ndaj tjerëve.
Praktikisht, një fëmijë mund të jetë shumë i zgjuar që në lindje, por kjo nuk do të thotë që ai është i mençur. Mençuria vjen kur ai rritet, përjeton vështirësi, mëson të kuptojë jetën, dhe vepron me urtësi. Mençuria nuk është një dhuratë që e kemi në lindje, është një aftësi që fitohet, ndërtohet dhe piqet me përvojën dhe me jetën, sikur dituria.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!