Me stigmatizimin po abuzohet shumë nga akter të ndryshëm brenda e jashtë kufijëve shqiptaro-shqiptar, për me ardhë në pushtet
11. 11. 2025
Fjala stigmatizim vjen nga fjala greke stigma, që do të thotë “shenjë” ose “damkë”që ia vejmë dikujt me qëllime të caktuara jo dashamirëse. Në kuptimin psikologjik e shoqëror. Stigmatizimi nënkupton vendosjen e një “etikete” negative dikujt, me qëllim për tia ulë autoritetin e tij që e ka fituar në opinion. Me këtë instrument stigmatizues po manipulojnë dhe po abuzojn së tepërmi akterët të cilët e kan qëllim me ardhë në pushtet me çdo kusht. Raste të tilla stigmatizuese, kemi me bollak andej e këtej kufijëve nga opozitare e mazhoritar, duke iu drejtuar Presidencës, Qeverisë, Parlamentit, posaqërisht presidentëve Kryeministrave dhe Kryeparlamentarëve, me të drejtë e pa të drejtë, përmes shpifjeve e stigmave të shumta, për tua ul autoritetin para opinionit të tyre, edhe pse opinion i sheh me një sy ndryshe, krejtsisht me një sy real, për të mire ose për të keq.
Në thelb, stigmatizimi ndodh sepse njerëzit kanë nevojë psikologjike, emocionale, shpirtërore, e karieriste për tu ndarë në “ne” dhe në “ata” — një mekanizëm që i bën të ndihen më të sigurt në grupet e tyre që u përkasin, edhe pse mekanizma të tillë e dëmtojn shumë mirkuptimin, respektin dhe tolerancën mes tyre. Në atë shoqëri ku dëmtohet mirëkuptimi, tolerance, respekti, bashkpunimi dhe solidariteti, dëmtohet me të madhe edhe organizimi i proceseve të ndryshme shtetnore, politike, sociale, kulturore , humanitare, morale e shkencore, duke dominuar egoizmi personal, grupor e partiak mes mekanizmave organizativ të një shoqërie, e cila plasaritet dhe përqahet mes veti, me dashje apo pa dashje, me dije apo pa dijen e tyre. Pjellë e gjitha këtyre qrregullimeve mes një shoqërie, është stigma si armë, për tu duk vetë më i mire në dëm të tjetrit.
Në një komunikim më professional e më njerëzor mes një shoqërie demokratike, shmangia e stigmatizimit është thelbësore, sepse e mundëson dhe e frymëzon ndërtimin e marrëdhënieve të ndershme, respektuese dhe empatike, pa të cilat është e pamundëshme të ndërtohet një shoqëri e shëndetshme, pa plasaritje, pa egoizëm personal, grupor e partiak, mes mekanizmave organizativ të saj. Shoqëria jonë shqiptare e ka humb tërsisht busollën orientuse, e cila na orijenton drejtë një shoqërie dmokratike, progressive, sociale, humane, kombtare dhe njerëzore. Ky virus vdekjeprurës është përhap ka kohë në shoqërinë shqiptare dhe po përhapet ditaditës drejtë një theqafje, pa mundësi vetëpërmirësimi, vetëkorigjimi, vetzhvillimi dhe vetëpërsosje, sepse askush nuk mund të të ndryshoi ty, po nuk deshe të ndryshosh.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!