Më shumë e më mire i njohim si funksionojnë pjesët e ndryshme të makinës, kompjuterit, e celularit, se sa pjesët e trurit tonë
18. 11. 2025
Zakonisht njerëzit i njohin shumë më mire si funksionojnë pjesët e nryshme të makinave, kompjuterëve dhe pjesët e telefonave cellular, sesa pjesët e ndryshme të trurit tonë. Arsyeja nuk është mungesa e inteligjencës, por mënyra si e organizojmë dhe e jetojmë jetën. Ne i prekim pjesët e makinave, i përdorim për veprim ato, pjesët e telefonave e kompjuterëv çdo ditë për të vepruar me to, për nevojat tona përsonale. Ato prishen dhe na detyrojnë të mësojmë diçka prej tyre. Truri, edhe kur ka “defekte”, nuk bie në tokë, nuk nxjerr tym, as nuk jep alarm. Ai reagon me emocione, me sjellje, me ndryshime të humorit, me lodhje, ankth, fobio e stress, për të na lajmruar neve se diçka nuk po shkon si duhet. Shumica prej nesh i interpretojmë këto paralajmrime si dobësi personale, e jo si mekanizma biologjikë, fiziologjik, psikik e emocional të trurit tone që na paralajmron.
Njeriu i zakonshëm di t’i dallojë problemet e ndryshme të pjesëve të motorit, por nuk di të dallojë te vetja, nëse është duke reaguar amigdala apo është lodhur korteksi frontal i trurit. Njeriu i zakonshëm din t’i kuptojë qarkoret e telefonit, por nuk e di çfarë ndodh në sinapsat e trurit të vet. Kjo bën që problemet emocionale të njeriut të keqkuptohen, stigmatizohen ose të trajtohen me vetëkritikë të forte, gjë që është gabim i madh për shkak të mungesës së njohurive për të kuptuar se si funksionon truri ynë në situata të ndryshme. Sa më shumë e kuptojmë funksionimin e pjesëve të trurit tonë, aq më e lehtë bëhet ta kuptomë vetën, të tjerët dhe dukuritë e ndryshme në natyr, në shoqëri e në botën tone të brendëshme emocionale, intelektuale, morale e kombtare. Prandaj njohja e trurit, kanë ardhë në përfundim shumë shkenctarë të fushave të ndryshme pedagogjike, psikologjike, psikiatrike e neuropsikiatrike, se është shumë më e vlefshme, sesa shumë pajisje që i dijmë përmendësh funksionimin e pjesëve të tyre.
Funksionimin e pjesëve të trurit me funksionimin e pjesëve të makinës, celularit apo kompjuterit, mund ta krahasojmë në mënyrë metaforike, që të përdoret si ilustrim professional, psh. Funksionimi i trurit është i ngjajshëm me funksionimin e makinës, motori është trungu i trurit. Ai mban ndezur funksionet bazë. Nëse motori ka një problem, makina nuk ecën. Njësoj trungu si pjesë e trurit, ruan frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe ekuilibrin, nëse funksionon natyrshëm. Sensoret e makinës janë talamusi. Ai i merr sinjalet dhe i dërgon te kompjuteri qendror. Komandat e shoferit janë korteksi frontal I trurit. Vendimet, frenimi i impulsit, drejtimi dhe planifikimi ndodhin aty.
Personi që nuk e ka idenë si funksionon motori, ia jep makinën sërvisit. Por kur “motori emocional” i trupit ka shqetësime, njerëzit e fajësojnë veten që nuk i njohin më shumë se si funksionojnë pjesët e ndryshme të trurit. Si kompjuteri edhe truri, procesori është korteksi cerebral. Ai përpunon informacionin, merr vendime dhe kontrollon komandat e ndërlikuara. Memoria e kompjuterit është hippocampusi i trurit. Aty regjistrohen informacionet e reja dhe ruhen në kujtesë. Programet që hapen vetë, pa pyetur, janë si amigdala që aktivizohet më shpejt sesa mendimi i arsyeshëm, sidomos te frika dhe rreziku. Dallimi i madh është se kompjuteri ka manual. Truri nuk vjen me manual.
Si telefoni i mençur, aplikacionet janë zonat e korteksit. Në varësi të “aplikacionit” teknik, ka aplikacione për gjuhën, për shikimin, për dëgjimin, për lëvizjen. Sistemi i njoftimeve është si sistemi limbik. Ai të sinjalizon emocionet, rrezikun, reagimet afektive. Bateria është hipotalamusi. Ai rregullon energjinë, ritmet ditore, temperaturën dhe balancën hormonale. Kur telefoni ngadalësohet, e dimë se duhet ta fikim, ta pastrojmë ose ta karikojmë. Por kur trupi lodhet e na bie energjia, njerëzit shpesh mendojnë gabimisht se “duhet me shty me zor”.
Ne mund ta dijmë si funksionojn pjesët e makinës, kompjuterit apo telefonit sepse i kemi përpara, i prekim dhe manipulojmë me to, besa edhe i dëmtojmë fizikisht ato. Me trurin nuk ndodh kështu. Ai komunikon me neve përmes emocioneve, lodhjes, shpërqendrimit, ankthit, irritimit, mungesës së motivit e tj. Por njerëzit gabimisht nuk i interpretojnë ato si sinjale teknike të trurit, por si mangësi personale. Prandaj, njohja e trurit nuk është luks akademik, por është manuali i brendshëm që na mëson si funksionojmë, e si duhet të funksionojmë gjatë jetës.
I juaj,
Mësuesi Isë

Leave a Reply
Want to join the discussion?Feel free to contribute!